Home | Opinion | Personazhi i çuditshem hollandez (II - III)

Personazhi i çuditshem hollandez (II - III)

image
-Do kapim nje autostrade tjeter qe eshte pa pagese, aty eshte me 90 km per ore.
 E dija qe autostradat e drejta e te gjera ne France, ishin me pagese, ndersa rruget nacionale dhe disa copeza autostradash ishin pa pagese. 

 

 

 

Pjerin Thomai

 

 

 

 

Zilja me ra fiks ne 5 e 30, u çova si ushtari i kohes se socializmit, jo si i kohes se pordhes se kapitalizmit, apo me sakte, i kohes se Sali Protopapes. Per 1 minut isha i veshur e i lare. Piva pak kafen me qumesht, uiskin e morra me vehte rruges ne gote plastike. Autobuzat fillonin ne 6, me kembe drejt stacionit te tramvajit, per te shkuar ne qender. Per 10 minuta isha nen toke si urithi. Ora shenonte 6 pa çerek. Tramvajet po ashtu, si dit djele qe ishte, fillonin vone, ne 6. Ne 6 e 5 u duk nje tram, dhe per 5 minuta isha ne qender. Ishte akoma erresire, po ne qender kish plot njerez, si duket ata qe nuk flinin gjume apo qe dilnin nga lokalet apo diskot. Autobuzi qe me çonte mua afer autostrades nisej me 7 pa çerek. Nxitova te shkoj afer stacionit te trenit, per nje tram qe kalonte aty dhe me çonte afer autostrades, por asnje shenje. Policia kish ndaluar nja dy afrikan dhe po i kontrrollonte çantat e tyre. U ktheva perseri tek stacioni i autobuzave, por xhan-xhin, vetem njerezit e nates. Nga nje lokal aty afer u ndigjua nje piskame gruaje afrikane;
-Oooo, gif mej moni, gif mij moni, aaaa, - po terhiqte ajo nje djal te ri maroken, dhe s'po e leshonte. Si duket ai i kish vjedhur leket ne lokal, dhe po ikte, por ajo nuk e leshonte. Nja ca afrikan te tjere ishin afruar dhe po e shikonin skenen nga 3-4 metra larg. I ter sheshi i autobuzave Rozeveltplats siç quhej, ushetinte nga zeri i afrikanes;
-Me jep paret e mija, me jep paret e mija.
Pashe qe afrikanet, ca djem te rinj u afruan, si duket ndjenja e solidaritetit ndaj nje njeriut te ngjyres se tyre, seç biseduan, e veç kur u larguan. Si duket marokeni i kish bindur qe s'kish asnje lek te sajat. Te dy si nje trup, filluan te largoheshin, apo me sakte marokeni ikte dhe afrikania nuk e leshonte duke bertitur;
-Gif mej moni, gif mej moni.
  U nisa me kembe drejt pikes ku e kishim lene. Per treçerek ore a 50 minuta, duke hecur shpejt, arrita aty. Williami sapo kish arritur. U futem ne autostrade e drejt Brukselit, si fillim. Per çudi autostrada ishte plot, por pas ca km sikur kish me pak makina. Pas Brukselit, morrem autostraden drejt Mons/Bergen dhe diç para kufirit Williami doli nga autostrada dhe mori nje rruge fshati.
-Do kapim nje autostrade tjeter qe eshte pa pagese, aty eshte me 90 km per ore.
 E dija qe autostradat e drejta e te gjera ne France, ishin me pagese, ndersa rruget nacionale dhe disa copeza autostradash ishin pa pagese. Gjith rruges shihnim edhe per ndonje pike karburanti mos ishte hapur. Kishte edhe pika karburanti pa shites, ku ti mund te merrje karburant me karten e bankes, mirpo Williami s'kish karte banke. Shyqyr gjetem nje pike te hapur, ku mezi u morr vesh me shitesin. Fusha te paane shtriheshin gjate rruges. I tregova Williamit per ndodhine qe pashe ne mengjez.
- Antwerpeni eshte pisllik, e di une, aty çdo nate vriten njerez, nuk ka nate po su vra nje. He shyqyr qe po iki nga ai qytet i piset, nga ata maskarenj.
-Po ti s'rri ne qytet, ti rri ne fshat, ne Berendrekt, apo me sakte rrije, se tani po iken, aty eshte qetesi.
-Aty ku po shkoj eshte akoma me qetesi, ja do ta shohesh vete, qetesi absolute, njerez te qete, jo si keta belgjit, njerez me nerva, te shkalluarit, te çmendurit, - kish marre zjarr e s'pushonte pa u zbrazur mire kundra Belgjikes dhe belgjeve, emigranteve klandestine, - shih rruget e Frances sa te bukura jane, shih tabelat, jo si ne Belgjike, ibret gjithandej, kaka gjithandej, s'ka tabela, s'di njeriu ku te shkoje se mungojne tabelat.
- Ketu mendoj se e ke gabim se sa per rruge e tabela, edhe Belgjika ka plot, por ndoshta nuk i ke vene re ti.
-ç'tabela, tabela te kohes se luftes, tabela me me, me shkronja te vogla, hy djallet, maskarenjte, ai vend mut do behet, ja ketu do jemi, prit se sa ka filluar.
Rruga ku po udhetonim, kish shum rotonde, dhe ish e çuditeshme se kur Williami afrohej, jo vetem qe nuk e hiqte kemben nga gazi, por i jepte me shum gaz, dhe nganjehere futej me shpejtesi ne rotonde, kur s'kish makina, aq me shpejtesi sa detyrohej te frenonte ca me mes te rotondes, per te marre kthesen mire. Makina ikte sikur do fluturonte ne kanal. Nganjehere, kur kish makina brenda rotondes, frenonte mu afer rotondes, sa rimorkio godiste makinen, bam.
-ç'eshte kjo - pyeste me koken si gjel Williami duke pare tabelat.
-Kjo eshte ngaqe ti frenon si hajvan, sa here te kam thene qe 100 metra a 50 metra te pakten para rotondes, hiqe kemben nga gazi, se makina e ngadalson vete shpejtesine.
-He-he, kur qenke kaq profesionist, kot qe s'ke nisur nje kurs per shofera, te mesoje njerzit, he-he.
- Une jam me i ri se ty, dhe nuk heci kurre kaq shpejt si ty, ti hecen sikur je 20 vjeç, sikur e ke marre tani makinen.
-He he, ti je ti e une jam une, sa here do ta them.
-Kujdes se ia fute kesaj makines tjeter, shih je dy metra afer.
-Pusho te thashe, te shoh tabelen se po ngatarrohemi.
-Morpo freno te thashe, se je 1 meter larg, ja fute, oo ho- dhe dora automatikisht me shkonte tek kroskoti per te mbajtur trupin.
-Si s'pushon nje here, sa here te kam thene mos me terhiq vemendjen, derr-derr me keq se belgjit.
-Ta kisha ditur se hecen kaq keq, nuk do vija, ç'eshte kjo pune keshtu.
-Ohoo, shofer i mbaruar ti, shofer me tre vjet eksperienc, he-he, une kam me shum se 60 vjet shofer ejj, he-he.
-Une vertet kam 3-4 vjet makine ne Belgjike, por heci shume me me kujdes se ty.
-Oho, kot qe s'ke hapur ndonje autoshkolle ti.
  Kishim pershkuar disa qytete, Maubeuge-Laon-Paris-Orleans-Vierzon-Chateauroux-Limoges, e kishin filluar kodrat, shenje kjo se po i afroheshim jugut te Frances. Brive, ishte qyteti i fundit, nga ku dolem nga autostrada pa pagese, e morem rrugen drejt Beynat. Rruges hengra buken qe e kisha bere vete, boterham alla albanez, fetat e bukes i kisha lyer me salca te ndryshme, nga majonez tartar e deri tek disa salca pikante, ku i kisha vene 1 shtres sallam e 1 dhjadh e 1 sallam e 1 dhjath e se fundi 1 sallam, kuptohet sallamra te ndryshme, pra 5 shtresa per nje dyshe. Me kish dale nje boterham si nje superhamburger amerikan. Hengra 2 dyshe e tre i lashe per ne darke. Ndersa Williami kish blere nje qese me buke si panine te vogla te rrumbullakta, nga ato qe kushtojne 0,79-0,89 cent, 1 qese me 10 copa, te cilat i hante duke udhetuar. S'donte te bente pushim. ndihej si nje djale i ri.
-A haa, arritem edhe pak kilometra, shih Franca, ka lezet, as polic nuk sheh, as kamera, secili ne hesap te vet, jo si ne Belgjik ku fusin hunden tek puna e tjetrit, aaa Franca ka lezet, shih çfar gjelberimi a ha he he.
-Qe ka gjelberim po e shoh dhe vete, por sa per kamera, ka se i pashe une, ti si duket nuk i ve re.
  Kaluam Beynatin, dhe makina me rimorkio ishte futur ne nje rruge fshati, sa per dy makina, nje vajtje e nje ardhje. E duke u afruar afer fshatit te tij , rruga ngushtohej dhe ishte sa per 1 makine e gjysem. Po te vinte nje makine perballe, ti duhej te ndaloje te rrije sa me ne ansore, ose ai te rrinte ne ansore dhe ti te kaloje. Me ne fund u duk fshati i tij a lagjia e tij Serilhac , nje faqe kodre me ca shtepi. Shyqyr qe s'kish rene erresira e plote. Hapem porten, e makina u ngjit siper tek shtepia, nja 50 metra me larg. Ishte nje shtepi e thjeshte dy kateshe, por e vjeter, si vete Franca.
Sa u bera gati te çliroja litaret, Williami me tha se neser eshte me mire dhe se duhej te pregatitnim ca gjera para se te binte nata, se s'kish elektricitet dhe uje. Me kish thene qysh ne Berendrecht per kete gje dhe i kisha marre dhe une ca masa, kisha marre dy llamba te vogla me bateri (te dores se dyte) qe benin drite sa 10 llamba me bateri qe Williami kish blere ne dyqan. Me tha ti nxirrja nga makina shishet me limonate qe kish marre dhe nje karton ku kish çokomelkun e tij dhe qirinjte e vegjel. çanten time e vura mbi nje divan dy vendsh. Ne shtepi ishte pak me erret se jashte, e fillova te sistemoj qirinjt mbi nje komo me pasqyre. I ndeza qirinjte nderkoh qe Williami ndezi zoben, nje sobe ne forme oxhaku. Ne fillim dhoma, salloni me sakte, u mbush me tym, gje qe beri qe disa grenxa, 3-4 here me te medhaja se ato te zakonshmet, te mbyshnin dyshemene. Hecnin si te trullosura nga tymi.
-Kane patur folene ketu tek oxhaku, por do largohen, ja shifi, me jep pak çokomelk.
 I dhodha ne nje gote plastike qumshtin me kakao dhe ia dhashe. Me tha se mund te pija dhe une. Mbusha goten time dhe i thashe se a donte konjak, por s'donte. Mbusha goten time dhe fillova te pij çokomelk, duke e shoqeruar me konjak. Ndihesha i lodhur, po ashtu dhe Williami. Flaka po i zinte vendin tymit. Ai ulur ne kolltuk prane sobes, ndersa une 3 metra me tutje, perball tij thuajse, ulur tek kolltuku dy vendesh. Shihnim njeri-tjetrin si triumfatore dhe çoku shkembenim muhabet, po ato muhabete qe ai i kish bere gjithmone, per belgjit, per te rinjte e shthurur, per rruget, krizen, vendet, shtepiat, Albanien, plazhin, etj.
-Kur te vendosesh ketu, pas nja 2 javesh, e mira eshte qe direkt te shkosh tek ujsjellsi dhe elektriku, tubat, kabllot qenkan te gjitha ne rregull.
-Natyrisht, por une i bej punet sipas etapave, kemi tani nje pune ne dore, s'mund te shperqendrohem te nje pune tjeter, siç thua ti. Pas ca ditesh do vij prap ketu, te sjell dhe ca gjera te tjera.
-Po ketu, nuk ka dyqane te dores se dyte si ne Antwerpen, ti blesh ketu sendet.
-Nuk kam pare akoma, por nuk e besoj, kam pare ca reklama, por ishin shum te shtrenjta, te dores se pare, por po thuajse i kam sjell shumicen, e ca jane, ahh, me sill pak kartonin.
  I hodha perseri qumeshtin me kakao, dhe e vura perseri ne tavoline. Ora kalonte duke pire e muhabet. Me tregonte perseri se si kish qene i rrepte me femijet, dhe kurr nuk i llastonte, siç i llastojne sot.
-Duan kepuce te shtrenjta, ti blejne vete, te punojne- dhe me tregonte se si u vinte kufizime ne çmimin e mallit qe ata donin.
- Ee kur i ke te vegjel po dhe s'bezojne, me perpara edhe une u bleja tek pakistanezi, me 5 euro, me 10 euro, por tani eshte e veshtire, i duan nga markat.
-Joo, -gati sa s'uleriste Williami- edhe ata te mijte kerkonin nga markat e njohura, jo, do vishnin ate qe une u bleja, nuk e donin, su bleja gje, ja keshtu.
Ra muhabeti i gruas qe kerkonte. Me tha se mund ta gjente edhe ketu ne France. Me perpara i kisha thene se mund ta gjente ne Shqiperi, biles veren qe sapo kaloi, do vinte edhe per kete problem.
-Ti e dogje kot bileten, per mend e kokes.
-Po si mund te vija, une te thashe qe me 18 gusht do me vinte goca nga Gjermania me femijet dhe burrin te me ndihmonte per plaçkat.
-Po ç'a te bene ata, ti vete me the qe, me shume me prishen pune se me ndihmuan.
-Ehh ç'a ti bej une atyre idioteve, me hodhen poshte gjithato gjera me vlere, nuk i kontrrolloja dot, ishin 4 vete.
 " Te ti kishin hedhur te gjitha, se ti je idiot, jo ata", mendova, duke pire konjak. Mu kujtua nje dite kur pastroja dritaret e tija ne Berendrecht, para ca vitesh, gjeta nje bilete urbani te futur ne kanatat e saj. E pata thirur Williamin dhe e pyeta se ç'ishte kjo bilete, dhe se mos i duhej. E pa i habitur bileten, dhe tha se nuk perdorte bilete se udhetonte gjithmon me makine. Athere duhet te jete e ish gruas suaj, i kisha thene, po pse e kish lene keshtu, as meshehur e as e dukshme. Kish vrare mendjen si i trullosur, dhe thosh se nuk e kuptonte. Kur mbarova pune i thashe se e kisha gjetur se, pse ajo e kish lene ashtu bileten aty. Si, pse, ish habitur ai athere. Me kete veprim, ajo ka dashe te te thote ty, se te kam dhjere ne parate e tua. Si si, kish shqyer syte Williami. E kish kerkuar rusen perseri athere, dhe ishin bashkuar perseri me vone, por kur i vajta me vone, ajo perseri i kish ikur. Femrat duan vetem para, para, na u eshte bere syri vakerr, me kish thene, naa do u jap, nocin, nocin do u jap, te punojne siç kam punuar une, nuk ka qyl.
-Kushedi, vitin tjeter vij ne Albanie, mase gjej ndonje grua. Kjo shtepi, siç e thua dhe ti, e do nje dore gruaje.
-Po se mos e ben si me ate rusen qe te la, se je ca dorshternguar ti, se femra do sajdis pak, tani ke leke besoj, pensionin harxhoje te gjithe, po a e ke rregulluar qe te te kaloi ketu ne ndonje banke ketu ne France. Si do t'ia besh ose vjen aty nje here ne tre muaj dhe e terheq.
- E kam rregulluar ate pune, pensioni shkon tek goca ime ne Gjermani, nepermjet DeutcheBank dhe kur te shkoj une atje, 1 here ne kaq kohe, marr nje 10 mij euroshe...
-10 mij jane shume s'duhet ta rrezikosh veten keshtu, por thuaj nje 5 mijshe, te dalin ato - dhe mu kujtua se kur i kisha thene se ne Shqiperi mund te harxhonte per nje muaj 300 euro ushqim, neper çdo restorant, me ish pergjigjur se; si ka mundesi kaq shtrenjte kur ne Belgjike nuk harxhonte me shume se 100-150 euro ushqim ne muaj. Ne supermarket dhe dyqan po, i isha pergjigjur, edhe ne Shqiperi nuk shkon me shume se 100-150 euro, po ti s'ke pse ha boterham gjith diten, i kisha thene.
- Ndonjehere mund te vije dhe goca ketu me femijet dhe te mi sjelli.
- Me nje fjale pensionin ta administron goca tani, se mos te ndodhi si me nje komshiun tone belg, qe goca ia morri pensionin babait dalngadale, e futi dhe ne psiqiatri sa per ta deklaruar si te papergjegjeshem, ia mori makinen dhe tani i jep nje cope buke sa te mos ngordhi, veçse ai e kish pensionin dy here sa ty, 2 mij e ca euro ne muaj.
- Joo, nuk e kam ate merak, nuk besoj se do ndodhi, pastaj une kam para rezerve menjan ne Zvicer, i kam marre masat.
-Ne Zvicer - ishte hera e pare qe po e ndigjoja per para ne Zvicer. Kisha ndigjuar per varferine qe ankohej gjithmone, per pensionin e vogel, per vjedhjen qe shteti belg e administrata belge i bente, por kjo me ra si bombe, dhe e pyeta;
- Ke shitur ndonje anije keshtu, - buzeqesha, - ndonje anije klandestine- megjithse ai kish qene thjesht kapiten i pare i nje anije, por jo pronari i saj.
-Ato apartamentet qe shita athere, - vertet me kish thene dikur se kish shitur nja 20 apartamente, dhe me ato leke kish blere vilen ne Belgjike dhe te ashtuquajturen vilen ne France, ku ne po bizedonim nen driten e qirinjve, gje qe atij po i dukej nje ambjent fantastik, ndersa mua si nje ambjent horror.
Koha e gjumit po vinte, urinuam jashte, dhe shkuam ne dhomat e gjumit. Ai ne dhomen ngjitur me sallonin me qirinj, ndersa une siper tek nje dhome me dy krevarte. Mora llamben time e u ngjita lart. Pashe nga dritarja, erresire e plote, s'dukej as edhe nje drite. Dukeshe sikur ishe ne nje planet pa njerez. Largova badanijet, nja 20 copa, lashe vetem dy copa dhe u shtriva mbi krevartin pa çarçaf e mbulesa. Shyqyr qe ishin keto batanijet qe ai i gjente ne rruge. Gjumi mezi me zuri, jo vetem nga ndryshimi i krevartit por edhe nga frika e insekteve.
                                                                                              Pjesa 3 
Ne 7 na doli gjumi, wc natyra ishte nje zgjidhje e mire per mua, por jo per Williamin, i cili shkoj ne nje dhome tjeter anes shtepise, duke ngjitur ca shkalle. Per shkak te gjurit qe i dhimte, e kish te veshtire ngjitjen neper shkalle. Aty i çova nje kove me uje, te cilen e mbusha ne nje legen te madh qe mblidhte ujrat e shiut nepermjet tubit. Ai filloi te mirrej me sistemimin e çelsave te shtepise, ndersa une me zbrasjen e rimorkios dhe te makines. Ca rreze dielli, na ndihmuan te shihnim me mire ne ate shtepi te vjeter, te cilen Williami kish mbushur me ter rangullinat e Belgjikes. S'kish lene edhe derrasa pa marre, qe nje zot e dinte se pse i kish marre. Dysheqet i vura tek dhoma siper, perballe asaj qe flija, aty ishin dhe ca dysheqe sfyngjeri te tjera, te cilat i kish sjellur me perpara. U bene rreth 20-25 dysheqe.I fola per disa gjera koti qe kish marre, por s'pranonte kritike shoqerore, i dukej se kish vepruar me mend dhe se çdo gje do ti hynte ne pune.
Te fundit qe shkarkova, ishin ato qe ne fillim kisha ngarkuar ne Berendrecht, 32 kartona me libra. I kisha thene qysh atje se mund ti seleksiononte, te mirrte ato me interesantet, por jo i donte te gjitha.
-Te gjitha keto, shumicen thuaj, i kam lexuar minimumi 2 dy here, ato me interesantet 3-4 here.
-Po kur i ke lexuar 2 here, te merrje te pakten ato qe ke lexuar 1 here apo ato me interesantet, ose blen libra qe nuk i ke lexuar.
-Ku merr vesh ti nga librat.
-Jo une s'marr vesh nga librat, veç kam bere nje liber, ti ala s'ke bere nje tregim, hajvan.
Per 2-3 ore mbarova pune me makinen dhe rimorkion dhe thira Williamin te me jepte punen tjeter te radhes.
- Te hapesh rrugen per tek kjo shkyr/depo -me tregoi nje shtepi tjeter te rrenuar as 10 metra larg- se aty mendoj te parkoj makinen, dhe na duhet te hapim deren se ka lavatriçe, sobe, frigorifere te vjeter, ti marrim qe ti shes ne Belgjike.
- Aty tek depua e shtepise - ne fakt ai i kish kthyer ne depo 2-3 dhoma, me rrangullinat e tija- pashe gershere te medhaja, por me duhet kose per te prere ato ferrat.
- Nuk e di, shih kontrrollo mire, me duket see ee, nuk kam jo, e kam lene ne Berendrecht, shih per bel se ka .
- Po e di, do shoh se ke mund te perdor me mire, megjithse keto ferrat duan kos te gjate.
- E mire shih e bej vete, e rendesishme eshte te hapet rruga, te nxjerrim ato per ti shitur, po iki une te blej ndonje gje.
-Degjo, bli uje, se ujti im po me mbaron, me gaz. Ah, prit, seç ndigjova ca zhurma tek kjo shtepia ketu poshte, zera njerzish, kjo do te thote se s'je vetem, ke te pakten komshinj.
-Ee hee, paskan ardhur, jane ata qe kujdesen per ate shtepi, kjo eshte shtepia qe dua te blej, qe te thashe dje.
- Eee, ajo qe kushton 77 mij apo ajo qe kushton 72 mij euro.
- Jane te dyja aty, por kane nje padron, por kam ndigjuar se edhe ai qe kujdeset do ti bleje.
-Po le ti bleje, ti mjaft e ke kete, gjith kjo bahçe, 1 a 2 dynym.
-Mos gerthit, ule zerin, Ai s'duhet ta kuptoj se edhe une interesohem per ate shtepi, se pastaj rritet çmimi artificialisht, kupton, ajo shtepi eshte me e mire se kjo...
- E shoh nga jashte keshtu, e mire e rregullt duket.
- Shshsh, ule zerin, ç'e ke kete ze si hajvan
- Po ata s'kuptojne hollandisht, le te ndigjojne, ku e din ata se per çfar flasim ne, ate shtepi e ke pare nga brenda.
-Pakez, keshtu si per vizite, dhe vura re qe banjon e kishin poshte, jo si kjo shtepia qe kam -drejtoi gishtin ai nga dhoma me rrangullina ku ekzistonte nje wc - ku me duhet qe çdo dite te ngjis shkallet, atje s'ka shkalle, direkt nga salloni e ne banjo, kupton.
- Aa haa, po mire blej njeren, pse te dyja.
- Nuk merrke vesh nga bisnesi, qenke kungull fare, keshtu tek e tek shkojne shtrenjt, afro ee 77 plus 72 eee ....
- 150 euro afro.
- Po tamam, ndersa une dua t'ia marr me poshte ....
- 140 mij euro
- Po dhe mundesisht edhe me poshte, se koh krize eshte, njerzit kane nevoje per para. Tani une po iki tek makelari qe ta bizedoj, se me intereson kjo shtepi ketu afer, e si thua ka lezet, kete e leshoj me qira pastaj.
-Ti e di, parate e tua jane, mos harro ujtin te blesh, me gaz.
- S'mesove qe s'mesove nje here ne jete, sa here te kam thene, se, kur nisesh per nje pune mbaro ate pune, mos u nis per dy, se nuk ben asnje. Me vone do ikim bashke ne dyqan, eshte nje ketu afer, dyqan fshati, Kujdes aty nese gjen copa hekuri te vjeter mblidhi dhe çoi tek rimorkjo- dhe nisi makinen, ndersa une fillova me pastrimin e kopshtit xhungel.
Hengra 3 dyshet boterham te miat, piva nje kanoçe birre, nga 2 qe Williami kishte marre, dhe fillova luften me ferrat dhe pastrimin e territorit. Veç kur pas nja 3-4 oresh u duk Williami. Ishte i gezuar qe kish lene takim me makelarin ne ora 6, ti shihte mire dy shtepiat. E pyeta per karburantin, a e kish mbushur makinen me nafte se neser do niseshim heret, sipas tij. Por jo, mendja i punonte tek blerja e dy shtepive fshati, te ketij fshati ku banoret po largoheshin. Me vone vajtem tek dyqani i fshatit, nje dyqan qe ngjante me ato te kohes se socializmit ne fshat, raftet mbushur me 1 produkt. 1 raft ishte me letra wc, 1 me letra guzhine, 1 me ca konserva, 1 me ca ujra, i gjithe dyqani, sa nje dhome, kishte rreth 10-15 produkte. morrem 4 shishe 1 litershe me uje me gaz, te cilat kushtuan 1,60 cent per shishe, te gjitha 6,40 euro, nderkoh qe nje shishe ne supermarket kushton 0,20-0,30 cent. "He se keshtu i do mushka drute" , mu kujtua nje shprehje e urte shqiptare, nderkoh qe Williami paguante sikur po i shkulnin ndonje cope mishi. "Vajte qe vajte ne qytet, pse nuk u fute ne ndonje supermarket, hajvan", mendova.
Ne ora 6, ai u nis te shikonte shtepite dhe veç kur u kthye pas nja 1 ore thuajse. Nata po i zinte vendin dites. Lava duart, ndezem qirinjte, dhe u ulem, ai afer zjarrit, megjithse nuk ishte ftohte, e une ne divanin perballe.
- He he, eee, sa ore punove sot Thomas, fillove ne 9 e deri ne 7 ee.
- Po - rrudha buzet une.
-Ja sa ti shkruaj, i thone eee ee ....
- 10 ore - "Sa do m'paguaje ky hajvan keshtu" mendova , - shtepia si tu duk, a e pe mire.
- Ohh shkelqyer, do ti blej, megjithse kembengulen per çmimin qe kishin, nuk donin ta ulnin, por une do ua marr kalane nga brenda, do bisedoj vete me pronarin, do i nxjerr nga loja keta makelaret , nuk me pelqyen keta...
- Pse, sa ishin keshtu.
- 2, çun e goce, ajo goca ishte pak me e mire, ndersa ai çuni me tha te firmosja nje leter, qe vertetonte se ata te dy gjoja me lejuan qe te shihja shtepine, po e ha une ate koker ulliri, naa, nuk firmosa, pse te firmosja.
- Po mos ka qene ndonje nga ato rregullat e tyre, qe ata vertetojne para drejtorise se tyre, se kane patur kaq e aq kerkesa, shenojne datat dhe oren dhe te interesuarit, ndoshta ndonje pune rutine e tyre, megjithate mir ke bere qe nuk e ke firmosur, persa kohe qe ti nuk e di dhe aq mire frengjishten.
- Joo, kujtonte ai se do me hidhte mua, dhe kujt mua he, he-he.
- Mos u nxito, merr nje person te besuar kur te blesh shtepite, merr gocen a ndonje noter belg.
-Jo nuk ka nevoje, do flas me pronarin e shtepise direkt, nuk mirrem une me palaçot.
Filluam te hanim buke. I dhashe nga buka ime, qesja tjeter, buk me domate, kastraveca, djath. Ishte merzitur nga buket e veta panine, te cilat i kishin ngelur dhe tre copa.
-Aa ka lezet ee, ajri i paster, qetesi, shih sa mire, ja bisedojme, ky eshte momenti me i bukur, ee, nuk te duket dhe ty Tomas keshtu.
-Natyrisht William, por sot vura re keto shtepi ketu, kjo e jotja dhe ato te dyja qe do te blesh, jane pak si larg fshatit, ja psh, u semure, kush do te te vij ketu, do doktori afro mbi gjysem ore te vije nga qyteti apo ambulanca. Je komplet vetem.
-Pse do jem vetem, ja qendra e fshatit ishte as 10 minuta me makine, pastaj kete shtepi them ta leshoj me qira, e vete do jetoj tek shtepia tjeter, ketu poshte.
- Po kaq i sigurte je se do te vijne njerez ketu, ketu eshte si vend i futur.
- Oh ka sa te duash, pensionista qe duan qetesi, dhe o ka qetesi ketu o s'ka ne asnje vend tjeter.
- Qe ka qetesi e shoh dhe une, se te bertasesh ketu, vetem keto faqet e kodrave do te ndigjojne. Ketu ka nje te mire qe e vura re une, qe tempratura eshte me e larte se ne Belgjike, te pakten 5 grade me larte...
-Ja, vuala ...
- Por ajri mu duk pak i lagesht, nuk e di pooo keto shkurret, bimesia ketu, jane te gjitha te lagura.
- Ohh po eshte vesa, mjergulla, edhe pak shi qe ra sot, e vure re.
- Ra vertet, por mu duk sikur ketu tek keto kodra a faqe mali, ç'a dreqin eshte kjo ketu, se s'mirret vesh a eshte mal a koder....
- Eshte koder por kodra te medhaja.
- Pikerisht ketu me dukej sikur formohej shiu, sikur krijohej ketu, kaq lageshtire ka.
- Eh po eshte fillim tetori, muaj shirash, nuk ishe ketu ti ne gusht, aaa çfar kenaqesie. Ngrohte, qetesi absolute, aroma aa.
- Une per vete do zgjidhja nje shtepi ne plazh, e di qe ka njerez shum do thuash ti, por vetem per dy muaj, korrik-gusht, pastaj muajt e tjere jane te qete, ka lezet.
- Thua keshtu se nuk ke arritur akoma moshen time, je i ri akoma, kur te vish ne moshen e pensionit, athere do mendosh ndryshe, keshtu si mua.
- Fshatin e pelqej dhe une, por jo kaq thelle, kemi edhe ne keshtu ne Shqiperi, identik si keto kodra, si keto shtepi, biles me lire se ketu.
Muhabeti po shkonte nje here i qete e nje here si me nerva. Isha mesuar me natyren e tij, aty nxehej e aty ulej. Ish gjith shpresa se do ti rregullonte te gjitha punet dhe se do ti vinin per vizite femijet dhe niprit me mbesat, bazohej tek kurioziteti qe do ti shtynte ata. Per vajzen ne Gjermani e dinte i sigurte, se ajo i kish qene nje here me femijet ketu. Ne fakt ajo ishte e vetmja qe e shihte 1 here ne vit, dhe kohet e fundit e kish shtuar viziten, thjesht per ta ndihmuar, e ndoshta edhe per ti marre trashegimine. E kisha pyetur Williamin se si i rregullonte per te fjetur ne Berendrecht, kur ai kishte vetem tre krevarte ne shtepi, 1 dopio ku flinte vete, dhe dy ne nje dhome plot rangullina, valixhe te vjetra qe i rrinin siper e poshte krevarteve. Me ish pergjigjur se ata nuk i flinin ne shtepi kur i vinin. Po ku, e kisha pyetur une. S'eshte puna ime se ku flejne ata s'eshte problemi im eshte problemi i tyre, me kish shokuar me pergjigjen e tij.
- Thuaj qe je i forte, se shoket e tu kane vdekur tani, mire qe ke energji akoma, si duket kjo puna andej-kendej, me makine, me shit-blerjet, levizjet, kjo te ka mbajtur gjalle, - buzeqesha une.
- Oho, shume shoke e moshatare, tani jane nen dhe, dhe ndonje qe jeton akoma ka shkuar atje tek azili i pleqve, ja keshtu, - filloi te levizte duart ai sikur i dridheshin, -nje tufe me ngordhalaqe atje, imbicilet, idjotet, rrijne atje , ja keshtu, imbicilet, ne vend qe te levizin, rrijne ne rollstol, hajvanet, - oshetiu fjala e tij, sa tundi drejtpeshimin e flakeve te qirinjve.
Gjumi me zuri me shpejt se nata e pare. Jashte, erresira te vriste syte.
                                                                            

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0