Home | Opinion | Parapërgatitje për misionin e ardhshëm

Parapërgatitje për misionin e ardhshëm

image
 Sapo u hap sporteli, plaka filloi ti fliste nje nenpunese te re. I tha numrin e dosjes dhe emrin. Ajo shenoi ne nje flete numrin dhe u fut brenda. Pas pak doli nje çun i ri qe kish ne dore dosjen e Robertit, vellait. I tha plakes se mungonin te dhenat per Robertin. 

 

 

 

 

Nga Pjerin Thomai

 

 

 

 

 

 

Kisha prere bileten per 22 mars e 5 prill kthimin, 2 jave aq sa mbiore kisha. Drejt e ne Zaventem, aeroporti i Brukselit. Nga meraku i rruges, se mos ndodh ndonje e papritur, isha nisur heret, dhe kisha mbritur po heret, 3 ore para se te nisej avioni. Si gjithmon, çekingu i Jetairfly-s per Tiranen, ishte tek terminali nr; 12. 

 

 I pari aty se bashku me gruan, e cila u ankua per kete ardhje kaq heret.  Shqiptaret, filluan te vinin nje nga nje. Dy ore perpara apo 1 ore e 45 minuta per te qene me te sakte, u hapen 3 çekinge. U afruam tek çekingu yne, ai i mesit. Punonjesja pa dy kartat e identitetit, nxorri biletat, pa peshen e bagazhit, 42 kile per dy veta, dhe u be gati tu ngjiste ato letrat me kodet perkatese bagazhit, por per çudi letrat nuk dilnin nga makineria. Jep e merr, por me kot. Ajo morri ne telefon dike. Rradha ne dy çekinget e tjere, hecte per mrekulli. 

 

-Mos ka nevoje per nafte, - u perpoqa te hiqja sikletin e punonjeses, e cila filloi te qeshte, pas 5 minuta sforcim me maqinerine perpara. 

 

 Me ne fund, pas 8-9-10 minutash, maqinerise iu mbush mendja dhe e leshoi letren e gjate, te cilen punonjesja ia lidhte bagazheve. U çliruam te gjithe, dukej si nje fitore, mbi maqinerite kryeneçe. Mbrapa kishim nje çift pleqesh, te cilet duhej ti ndihmonim ti çonim deri tek vendi i nisjes. Shyqyr, tek pjesa e kontrrollit te doganes, kish jo shum njerez, dhe kaluam shpejt. Pushimet e shkollave fillonin javen tjeter. 

 

Stuardeskat vidh ngushta na pershendetnin, dhe ne vazhdonim te gjenim vendet tona. Vendi jon kishte rene ne mes te avionit thuajse, aty ku ishin dyert rezerve, ato te emergjences. U gezuam se kishim, nje bagazh dore shum te fryre, dhe vendi aty ishte me i gjere. Ne krahun tjeter, te deres tjeter, ishin ulur nje çift pleqesh, qe si duket kishin mbaruar viziten tek femija i tyre. Stuardeska na tha se ate bagazhin e dores nuk duhej ta mbanim tek kembet, se aty ishte kalimi i emergjences ne rast rreziku. I shpjegova se ne rast rreziku, ne dalim te paret me gjith kete bagazh dhe kalimi eshte i lire per te gjithe. Por jo, nuk behej sipas saj. Perpjekja per ta vene siper deshtoi, ishte shum e gjere. U gjet nje zgjidhje, gruaja te ulej para me gjith kete çanten e gjere, ndersa njeri nga ata para te ulej tek mua, dhe vertet keshtu beme, tek mua erdhi burri i asaj para, nje çift mosha jone, pak me te vjeter. 

 

Tani ngeli problemi i çiftit pleq, krah meje. Stuardeska fliste por ata ngrinin supet. E vetmja gjuh qe ata kuptonin ishte shqipja. Athere nderhyra une si perkthyes, duke iu thene se ajo donte tu gjente nje vend tjeter, dhe ketu te sillte dy te tjere qe kuptonin gjuhe te huaj ne rast emergjence. 

 

-Po pse ç'a mendohet te bej vaki- pyeti plaku naivisht. 

 

- Asgje, por ne rast te nje ulje te sforcuar apo ndonje te papriture, ketu duhen njerez qe kuptojne gjuhen e ketyre. 

 

Plaku me plaken u çuan dhe ne vend te tyre, stuardeska solli dy hollandez, nje i dobet qe u ul pran dritares dhe nje i beshem qe u ul ne krahun e korridorit, pran meje, gje qe me dha mundesine te beja muhabet. Ata ishin misionar fetare te fese protestante, dhe kishin ndertuar qendrat e tyre fetare ne Korçe, Erseke, ne jug-lindje te Shqiperise. 

 

- Andej jane njerez te urte, te shtruar, - iu thashe, megjithse s'kisha qene ndonjehere andej, veç ç'i kisha pare kendej. 

 

Ishin te kenaqur me njerzit, dhe shpresonin te benin sa me shum ithtare te fese protestante. Keta me pelqenin, se me dukeshin si me oponente te katoliçizmit e me te kohes se sa katoliket, te cilet njiheshin si konservatore. Para ca viteve, kisha njohur nje predikant kryesor te protestanizmit, Vili, i cili shperndante çdo jave ushqime per te varferit. Ai me thosh se nuk kish njohur shqiptar kaq te sakte e korrekt se mua, ne ter Belgjiken. 

 

- Si ju duket gastronomia jone, - vazhdonte biseda jone, nderkoh qe fluturonim. 

 

- Ohoo, e shkelqyer. 

 

- Po pijet, si ju duken. 

 

- Rakia, ah, ajo eshte e forte, - qeshi ai, - por ne preferojme veren . 

 

- Konjaku jon, si duket . 

 

- Konjaku, jo keq, mir, mir. 

 

- Ferneti, si ju duket. 

 

- Nuk e njoh, ç'eshte kjo, pije e forte, ç'shije ka.  

 

- Ferneti eshte pije nga bime medicinale, por tani fabrikat e bejne me esencra, por eshte pije e shkelqyer, me shije pak te athet, pije per burra, perdoret edhe si aperitiv. 

 

- Ma shkruaj pak, si ta kerkoj,- me zgjati nje cop leter ai ku i shkruajta; FERNET . 

 

 Ne krahun tim, nje burre rreth te 55 , nje emigrant i vjeter ne Belgjike, ne zonen flamange, kish dale ne invalidet, dhe po shkonte per 1 muaj ne jug te Shqiperise, se bashku me gruan. Fluturimi, ishte drejtpersedrejti me Tiranen, pavarsisht se kur i kishim blere biletat nga interneti, shkruante se do ndalonim ne Prishtine, mirpo ngaqe kish kerkesa te shumta, per Prishtine, ishte vendosur nje avion tjeter i Jetairfly-s, firme qe e kish marre me frike ne fillim dhe tani po nxirrte fitime te majme nga transporti i emigranteve shqiptare te Shqiperise dhe Kosoves, fitime qe mund te rriteshin ne maksimum sikur fluturimet ti kishte te shtunen dhe te djelen. Ne ora 5 mbasdite arritem ne Rinas. Koha sapo ishte hapur. Rrezet e diellit po ngrohnin shqiptaret, te cilet kishin marre plevit ne koke dhe bythe, nga dimri i gjate dhe politika shqiptare. 

 

 Me makinen e baxhanakut, drejt e tek studioja ne plazh, ne Durres. Filluam te rregullojme plaçkat, bagazhin, dhe po prisnim te vinte ujti. Por ujti nuk erdhi as ne darke e as ne mengjez. Para se te flija, laga nje peshqir me pak uje qe kishim marre nga komshiu dhe si ushtaret fillova te fshij ter trupin, nga koka tek kembet. I thashe Qemalit dhe Asllanit (personazhit te njohur tashme nga greva e urise te ish te perndjekurve), komshinj qe ishin edhe si kujdestaret e ujtit, dhe me thane se kishin paguar per pompen e pallatit, ate kryesoren dhe pompen e shkalles. Pallati kish 4 hyrje dhe 5 pompa, nje kryesore dhe secila shkalle te veten. Kisha paguar vjet, por duhej te paguaja dhe sivjet 15 mij leke te vjetra = 10-11 euro. Thyeva eurot, dhe sapo i dhashe Qemalit leket per pompen me erdhi ujti. Mu kujtua shprehja e vjeter se, paraja e hedh ujtin perpjet. Megjithate, seç kish anomali dhe mangesi me ujtin ne plazh. 

 

Te henen e kisha lene me plaken te takoheshim tek ministria e Drejtesise per tu interesuar per çeshtjen e vellait, qe kish qene dy here i arrestuar per tentative arratisje dhe kish bere dy here hetuesi e 2 here shtruar me vendim gjyqi ne Elbasan. Ajo kish vite qe mirrej me kete pune, dhe e zvarrisnin per dokumenta qe ajo ua kish çuar por qe kishin humbur. Biles, ne 1991-92 kur ish te perndjekurit kishin filluar te interesoheshin per dokumentat e tyre, emri i vellait ishte i pari ne liste ne ter Shqiperine, kjo ndoshta edhe nga aktiviteti i tij i njohur si disident. Ishte grupi A1, dhe pas tij vinte emri i Hysen Shoshorit ( Cenit ), Grigor Zaharise ( Ligorit ) etj. Me kalimin e viteve, plaka kish vene re se emri i tij zhvendosej me poshte, dhe gjersa ishte zhdukur fare. Te kerkoje tani, ne arshiven e shtetit shqiptar apo ne arshiven e ministrise se Brendeshme, per emrin dhe denimin e vellait, ishte nje emer i panjohur. Karagjozlliqet e shtetit shqiptar, nuk kishin te mbaruar. 

 

 Sapo u hap sporteli, plaka filloi ti fliste nje nenpunese te re. I tha numrin e dosjes dhe emrin. Ajo shenoi ne nje flete numrin dhe u fut brenda. Pas pak doli nje çun i ri qe kish ne dore dosjen e Robertit, vellait. I tha plakes se mungonin te dhenat per Robertin. 

 

- Si ka mundesi, une i kam sjell te gjitha ketu- iu pergjegj ajo. 

 

- Nene po ku jane, - foli ai. 

 

- Ate duhet ta gjeni juve, apo kur nuk ju japim leke neve, na percillni keshtu. 

 

- Po ç'a lekesh moj nene, une te them dokumentat, ti me thua leket. 

 

- Ata sekseret tuaj qe vijne verdalle ketu, ata. 

 

- Ouu paske muhabet ti, une them te mungojne te dhenat per Robertin. 

 

- Zoteri, kjo plaka - u afrova une, - po te thote qe i ka sjell dokumentat, te gjitha çfar i keni kerkuar. 

 

- Po ku jane, se une shoh mangesi. 

 

- I kam sjell i kam sjell, po i kane nderhyre sekseret tuaj- u nxeh plaka. 

 

- Pastaj dokumentacionin per ter ish te denuarit, i ka shteti shqiptar ne menyre shum te rregullt - nderhyra une - ju mund ti gjeni fare kollaj si pjese e administrates shqiptare. 

 

- Ju kush jeni zoteri, - u afrua nje nenpunes tjeter. 

 

- Nuk ka rendesi kush jam une, por une po shoh qe kete plaken po e sorrollatni me vite, se dokumentacioni eshte i sakte , se ky shtet i ka ruajtur mire dokumentacionin per ish te denuarit. 

 

 Ata u zune ngushte dhe po vrisnin mendjen se kush ishte ky person qe po mbronte plaken. Iu duka, ndoshta si gazetar, apo ndonje nenpunes i shtetit shqiptar. 

 

- S'te lene sekseret jo, te rrjepin te gjalle, - vazhdonte e indinjuar plaka ime. 

 

- Zonje te lutem mos flisni keshtu , zoteri ne nuk mund te japim te drejten e lekeve kur ka mangesi ne dokumentacion. 

 

- Po si ka mundesi qe Roberti i ka marre ca letra me vlere ne vitet 90-te ca, letra qe u perqendruan tek Anglo-Adriatiku dhe tani ndodhen tek Raifsen bank, pra dokumentacioni ka qene i rregullt athere, ndersa tani ka mangesi, mos ka ndonje difekt ketu tek juve, - drejtova gishtin nga dera e tyre une.  

 

- Ketu ne nuk kemi interes te krijojme pakenaqesira tek njerzit, ne marrim dokumentet qe na sjellin, i shqyrtojme dhe ia perciellim....  

 

- Po emri i Robertit ka dale me kohe ne gazete, - nderhyri plaka. 

 

- Mos ka ndonje pisllik tek institucioni tjeter, atje tek rruga e Elbasanit, tek Leka Hajdari, - po shihja nenpunesin e ministrise se Drejtesise, qe nga fytyra me dukej serioz. 

 

- Nuk eshte mire te flisni keshtu, zoteri. 

 

- Po athere ç'emer ti veme kesaj, se kjo i ka sjelle te gjitha ç'i kane kerkuar ketu. 

 

 Si perfundim, pas nje debati e lame qe plaka te sillte te tera dokumentat qe kishte per ti pare seç mungonte e ç'ishte ne dosje. Nenpunesi aty, qe mu duk si shefi i tyre, me dha emrin dhe me tha qe mund ta therisja ne çdo moment. Rruges i thashe plakes qe te mos nxehej me nenpunesit se eshte me keq dhe te perciellin, aq me teper kur e humb toruan. Ajo vazhdonte ne te sajen se ata keshtu te percjellin kur nuk ju jep gje. Vajtem dhe tek arshiva e ministrise se Brendeshme, poshte trenit, nga ana e brendeshme e Unazes, nje pallat i degraduar, dukej si ato zonat e errta te Brazaviles, ku hajdutet ndajne paret, dhe aty nje punonjes qe fliste nga brenda ca hekurave, na tha se duhej te benim kerkese ne rruge postare, se na dilte me mire. 

 

Rruges, gjenim ndonje qebaptore dhe uleshim ku merrnim qofte dhe nga 1 birre plaka e dy une. E shihja se ter stresi i largohej nga kenaqesia e qofteve dhe birres. Kish nje jete te tere qe hante ne shtepi, dhe per ta mesuar pakez, i thoja te paguante, pagese e cila shkonte 300 leke = 2euro e 15 cent, te ciles asaj i dukej shume. Nga nje ane me vinte pak zor qe ndonse kisha leke boll, ia leja asaj te paguante, por me vinte dhe mire se me dukej sikur e çliroja nga nje siklet i kote qe kish per akumulimin e lekut.  

 

- He, ke marre pensionin e nje viti, harxho pak, se po nuk harxhove nuk fiton. 

 

- E e, po me duhen per bileta mua, vajtje-ardhje, ilaçe, pse t'ju bie juve ne qafe. 

 

 Ate mbasdite, u ula dhe shqyrtova ter dokumentat qe plaka ime i kish ruajtur. I ndava, i seleksionova, dhe nja ca i fotokopjova qe ajo ti kishte per çdo rast. Ajo qe me habiti ishte se kish dokumente te arrestit, te hetuesise, te spitalit, nje pjese origjinale dhe nje pjese fotokopje. 

 

 Te nesermen ne mengjez, perseri tek ministria e Drejtesise, aty ku njerzit dorzonin dokumentet. Kerkova personin e djeshem, qe ish edhe si shefi i tyre. Ai doli, dhe thiri edhe dy punonjesit e vet, qe te shihnin me kujdes dokumentet dhe çeshtjen e plakes. Me ne fund, dokumenti qe ata kerkonin, u gjet, ishte nje fotokopje e vertetimit te spitalit leshuar nga arshiva dhe drejtoria e atij spitali. 

 

- Ja moj nene, kjo kerkohet, po ku e ke origjinalin. 

 

- Origjinalin duhet t'jua kem dhene juve, para disa vitesh. 

 

- Eh po sa veta jane nderruar ketu nene, degjo tani, do shkoni ose ne Elbasan ose tek kjo noterja qe e ka vulosur, se duhet dokument origjinal jo fotokopje, dhe silleni sa me shpejt. 

 

 Dolem, perseri tek qoftet me birra. Plaka paguante. Hidherimin e pageses e kompesonte gezimi se punet po viheshin ne vije dhe se birin e vet po qeraste. Mbasdite nisesha per ne Durres. 

 

Te nesermen, qysh ne mengjez, i hypa autobuzit te Elbasanit, qe kalonte tek plazhi e drejt e ne Elbasan. Thuajse çdo mengjez pija nje gote qumesht me kafe ne shtepi dhe nga nje gote fernet qe e hidhja ne nje gote plastike ku e pija rruges. Sapo mbrrita ne Elbasan, kerkova nje wc per urinen dhe me treguan nje ne qender, po nuk mund te hyje dot brenda ngaqe ishte bllokuar nga shirat. Nxitova per tek autobuzi i spitalit, dhe per 5 minuta shyqyr u duk ai. I thashe shoferit te me zbriste tek spitali. Dikur ne kohen e socializmit, e kisha bere gjithmon ne kembe rrugen per tek spitali, kur i çoja ushqime vllait, dhe asnjehere ne kembe. Mu kujtua kur vellai ish arrestuar per tentative arratisje nga deti, plaku kish nxituar te takonte nje mikun e tij qe kish punuar ne ministrine e Brendeshme, Petrit çakerrin, mase e ndihmonte. Dikur ne kohen e ushtrise, ne vitet 50, plaku kish qene shofer i tij, dhe e kishin ruajtur miqesine. Por ai ndodhej ne veshtersi per vete, ishte koha kur Mehmet Shehu kish kthyer jete dhe Kadri Azbiu ishte piketuar per ne jeten tjeter.  Nga pamundesia per ta ndihmuar, si Petrit çakerri ashtu dhe plaku, kishin qare te dy. 

 

Ne spital, u drejtova direkt tek arshiva. Trokita dhe shtyva pak deren gjysem te hapur. Dy zonja bluz-bardha, njera topolake dhe tjetra gjatoshe, perqendruan shikimin mbi mua. Iu drejtova topolakes, ngaqe keto me terhiqnin me shume. 

 

- Me falni, desha t'ju pyesja, se vellai ka qene ketu ne kohen e socializmit, dhe plaka po bo ato dokumentat e vllait, mirpo i kan qit probleme te ministria, - dhe nxorra fotokopjen e leshuar nga ky spital, mbi shtrimin dhe daljen e vellait, - se ky dokumenti osht fotokopje, mirpo plaka ju ka dhon atyre origjinalin, dhe ata e kan humbur, s'mirret vesh kjo pun, plaka thot qe dun lek ata te ministrise, mirpo ç'taksirat ka vllai qe ka qen dy her ktu, dhe po e zvarrisin plaken me muj. 

 

Topolakja morri dokumentin e pa, seç i tha shoqes se vet, dhe me tha se kjo pune kerkon nja gjysem ore, sa te kerkojshin ne arshive, neper skeda, sa te vinte drejtori te vuloste, nderkoh qe une duhej te bejsha pagesen 150 leke tek banka per vertetimin. 

 

- Shko prit nje mandat, tek arka e spitalit, - me orientoi ajo per tek nje zyre tjeter. 

 

Morra mandatin, dola tek nje dyqan aty afer, bleva ca kanoçe per to, dhe dola prap. Si fillim mora nje tav dheu aty afer spitalit, tek nje restorant qe kisha urinuar para se te shkoja tek spitali. Pronari e kish vene ne zjarr, i lajmeruar nga une para se te futesha tek spitali. Tava e dheut, 200 leke = 1,4 euro, as 1 euro e gjysem. Tek banka, e çuditeshme, perveç nje roje me uniforme jashte, ndodhej dhe nje roje civil brenda, i cili me tha se çanten e shpines duhej ta lija aty tek dera. Aty mbarova pune shpejt, brenda 10 minutash, koh rekord per Shqiperine. Me mandat-pagesen ne dore, drejt e tek spitali. Rruges pashe nje makine qe furnizonte lokalet me pije. Iu afrova dhe e pyeta shoferin per fernet. 

 

- Nuk kam per momentin, por kam ne magazine, nese m'pret ketu per 10 minuta, te shkoj e ta sjell meiher. 

 

- E mir, se dhe une kam pune per 10-15 minuta ne spital aty, dhe kthehem per çerek ore ketu. 

 

- S'ka problem, vij une deri aty, e te pres aty, - beri me koke nga spitali ai qe nuk ish me larg se 500-600 metra.  

 

- Jo jo, me mire nje çik me poshte se spitali,- dhe u ndame, ai drejt pikes se tij dhe une drejt spitalit. 

 

Dorzova mandat-pagesen apo taks-sherbimin qe spitali te bente, dhe morra vertetimin se kur vellai kish hyre e dale nga spitali, me vulen zyrtare te dretorise. Kur po dilja vura re, disa punonjes dhe te semure qe po shkarkonin nje fugon me mish dhe sallamra te ndryshme. Si duket u kish ardhur furnizimi. Nje i semure, nga deshira per te mbajtur sa me shume, fort serioz ne misionin e tij te ngarkeses, u rrezua i shkreti para kembeve te mij dhe ter paketat me salçiçe te plastifikuara, u shperndane sa andej-kendej. Nje infermier dhe nje i semure tjeter, nxituan ta ndihmojne. Ika me nje keqardhje qe nuk po i ndihmoja dot se po nxitoja, por edhe me nje gezim qe ne kete spital, kish nje permisim ne furnizimin e te semurve. 

 

Shoferi i pijeve, u duk pas pak. Mora fernet dhe konjak. Nxorra tufen e lekeve dhe pagova, rreth 3000 lek = 21 euro, 6 litra. 

 

- Tani do t'qeras une, me i got raki, - foli shoferi, nje burre rreth te 60-tave, me fytyre dhe trup te vrare. 

 

- Jo s'ka problem, po nese e ke rrugen per tek tregu, ku nisen autobuzat, mire. 

 

- Jo jo, do t'qeras me i got raki te bome vet, - dhe u nisem. Arkat dhe shishet me pije, lekundeshin dhe dukeshin sikur do rrezoheshin nga rruga e keqe ter gropa. Se nga u fut n'mes ca pallateve dhe kur ndaloi ne m'mes dy pallateve. Kemennguli te me qeraste vetem me nje gote raki. 

 

- Leje çanten aty, nuk luan njeri ketu, - me siguroi ai. Kisha hallin jo te pijeve, por te fletores time ku ishin tezat per Shqiperine. Ajo qe per nje shqiptar nuk kish vlere, per mua kish vlere miliarda. 

 

Ai trokiti ne nje si dyqan, nga ku doli nje grua qe sapo ish zgjuar nga gjumi. Me çelsa ne dore, ajo hapi dyqanin ngjitur me te. Ishte nje si tip klubi, klub lagjeje. U ula ne ate menyre qe te shihja edhe makinen, ku kisha lene çanten. Shoferi u çua, seç mori brenda banakut, gje qe me la te kuptoj se ishte si i shtepise me kete klub. Ajo solli dy gota raki. Pas pak ai thirri dhe klubisten. Ajo erdhi e ul aty me nje gote raki. Nje grua rreth moshes time, por si e vrare pakez. Duke bere muhabet me shoferin, ai seç me bente ca shenja per klubisten. Ne fillim kujtova se mos kish qejf vete, por jo ai po thosh se kjo ishte gati per ty. 

 

- Esht e mir dreqi, eshte e mire, - po zgerdhihej ai me te, dhe kthente koken nga mua duke me shkelur syrin dhe bere me koke qe mund te çohesha me te. 

 

Klubistja, u çua seç vajti pas banakut, dhe erdhi prape. Shoferi ma beri me shenje dhe foli si neper dhembe se mund ta .... Vura re se ajo s'kish vidhe femrore, ishte pak a shume si derrase. Do ishte nje rast i mire per mua, si njeri qe kisha nje jete te tere vetem me fasule, te provoja nje gjelle tjeter, thjesht edhe per te ditur ndryshimin fizik te vagines, nga nje femer tek nje femer. Por çe do, e para nuk kish vithe dhe e dyta nuk para me pelqente, qe ne nje akt sublim fiziollogjik, te futej ne mes leku. Mu kujtua kur i kisha thene me shaka shefit, se ne ndermarjen tone duhet te nxjerrim nje rregull te ri per femrat; Te mos lejojme qe femra byth-derrase te punojne tek ne, duhet te pranojme vetem byth-derre. 

 

- Do e pijm dhe nga nje, - me shkeputi nga fantazia shoferi, - se qenka e mire si kjo. 

 

- Jo jo mbaroje goten, se e mbarova une, aq e kam une 1 gote. 

 

- ç'a s'te pelqeu rakia. 

 

- Jo jo, rakia qe e mire, duket e bome vet, por s'kam kohe, me duhet te nisem se kam shum pune. 

 

- Lene se s'do shoku, - foli pak si e merzitur ajo. Sikur ta dija qe do merzitej, e kisha eksperience nga jeta me femrat, isha treguar gjithmon budalla me to, dhe nuk ishte çudi qe ndonje me kishte "mallkuar", gjersa ne jete kisha shanc derri. 

 

Ai insistoi per te qendruar dhe pak, por une u çova. Rruges ai insistoi te me çonte tek fugonat, por une i kerkova prere te me linte afer autobuzave, dhe ashtu u be. 

 

 Te nesermen, u takuam me plaken tek ministria e Drejtesise, tek sporteli i pritjes se popullit. Shefi dhe nenpunset e tjere, tre veta nga ata, u moren me ne. Ishin me miqesore. 

 

- Ja, ky dokumenti duhet, - thirri njeri nga ata kur pa dokumentin e spitalit. 

 

Plakes i kisha thene te sillte ca stilolapsa per dhurate, te cilet nenpunesit u gezuan kur filluan te mirrnin. "Merrni, merrni, se po erdhen ata te tjeret,...." , u thosh plaka ime, me ate naivitetin e shqiptarit qe i ndan njerzit ne dy kampe, Ne dhe Ata. Mezi po e mbaja te qeshuren. Prandaj dhe me pelqente Shqiperia, se njerzit mjafton ti njihje pakez, mjafton ti qerasje (jo me kuptim interesi) apo tu dhuroje diçka, dhe beheshe byth e brek me ta. Me vone u lashe si donacion nja 100 stilolapsa. 

 

- Kam frike se Robertit, do ti dali pak, se ka pas ca si shume letra me vlere, - shprehnin keqardhjen nenpunesit aty, duke me lene te kuptoj se i kishin ne kompjuter te tera te dhenat e ish te perndjekurve. 

 

Po mua aq me bente, a do mirrte shum apo pak vellai, rendesi kish qe plaka nuk do lodhej me, dhe se me ne fund kisha gjetur gjuhen e perbashket me ca nenpunes te ministrise se Drejtesise, pa qeni qepen te hante. Ehh, sikur ta kisha gjetur gjuhen e perbashket edhe me qeverine shqiptare apo nenpunesit e tjere te ministrive te tjera. 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0