Home | Opinion | Pse nuk jep dorëheqjen Nexhmije Hoxha?

Pse nuk jep dorëheqjen Nexhmije Hoxha?

image
Po mendoja se kush e ka fajin? Po sikur të jepte dorëheqjen Nexhmije Hoxha? Ajo ka me qindra pallate, me dhjetëra fabrika dhe me mijëra hektarë tokë në bregdet. Ajo jeton në bllokun e ri. Ajo emëron kryetarët e partive. Madje, ka lidhje edhe me familjen e Fazlliçit.

 

 

 

Nga Robert Papa

 

 

 

 

 

Ju kërkoj ndjesë që ju shqetësoj duke shkruar për probleme “të huaja” sepse ne që e kemi lënë Shqipërinë nuk duhet “të japim shumë mend” për ç’ka ngjet aty, por ja që një pjesë të zemrës e kemi ende aty dhe nuk shkëputemi dot, ndaj mos na e vini re, por dëgjoni diçka që vjen ftohtë dhe pa interes me llumin aty. Na paskan hequr një KQZ-ist, e na paska dhënë dorëheqjen një KQZ-ist. Jam munduar të pyesë miq e fqinj këtu në Nju Jork, a njeh dikush ndonjë KQZ-ist amerikan apo të Nju Jorkut? Qeshin. Se zgjedhjet këtu administrohen nga pensionistë, studentë dhe vullnetarë. Por ne s’kemi asgjë të përbashkët me këtë demokraci. E po unë në Moskë apo Bjellorusi s’kam ndër mend të shkoj.

 

Po mendoja se kush e ka fajin? Po sikur të jepte dorëheqjen Nexhmije Hoxha? Ajo ka me qindra pallate, me dhjetëra fabrika dhe me mijëra hektarë tokë në bregdet. Ajo jeton në bllokun e ri. Ajo emëron kryetarët e partive. Madje, ka lidhje edhe me familjen e Fazlliçit.

 

Pse tallesh, mund të thoni ju, ajo jeton në Laprakë te Pularia! Jo, jo, ajo duhet të japë dorëheqjen! Ajo po tallet me liderin tonë. Nuk e mbani mend se tha që Saliu nuk e lau dorën një muaj kur ia dha dorën Enveri? Po kur na tha se “nuk e kemi marrë Saliun si shërbyes, sepse ishte me dosje UDB vjehrra dhe vjehrri i tij”?

 

Po, a nuk e kishte biografinë sterr Enveri? A nuk u dënua me pushkatim kunati i tij Bahri Omari? Daja i Enverit, Skënder Çuçi, ishte armik dhe refugjat politik në SHBA. A e dinte Nexhmija se po martohej me një me biografi të keqe? A i ka treguar partisë se ku e ka njohur Enverin? A u njohën te shtëpia e Qazim Mulletit? Kush ishte spiuni, Enveri apo Nexhmija? Enveri nuk paguante qera se Bahri Omari rrinte falas te shtëpia e Qazimit. Po Nexhmija, si e kishte fituar “aksesin”?

 

Cila duhet të japë dorëheqje më parë, Nexhi apo Vito Kondi? A janë zënë më prej flokësh Nexhi dhe Vito, si atëherë kur Vito kapi Nexhin te çadra e komandantit në Kongresin e Rinisë?!

 

Po urdhërin për të vrarë Ramize Gjebrenë, e harroi Nexhi? Pas zënies prej flokësh Nexhi-Vito, pse u nxeh Alqi Kondi? Kush i tregoi Enverit se Alqi tha: “Do e vras këtë birbo po u tall me motrën time, se i ka premtuar se do fejohen”! A ishte Nexhi, ajo që spiunoi dhe më pas erdhi “aksidenti” i Alqit?!

Po helmimi i Fiqeret Shehut në burg? A ishte Nexhi që i çonte fruta në qeli, deri sa siguroi kodin e llogarive bankare të Mehmetit jashtë? Cila ishte gruaja që hyri në një qeli me Fiqeretin dhe a ishte futur nga Nexhi dhe Ramiz Alia?! 

 

Cili kontrollon llogaritë e Enverit në Dubai? Pse e ka frikë elita e sotme Nexhmijen?! Po dhuratat e Enverit, ku shkuan? Pse nuk flet Nexhi ku janë monedhat me flori me vlera deri në 150 milionë dollarë? Pse nuk flet Nexhmija se ku e çoi thesarin Halit Bajrami dhe me cilët politikanë të sotëm ka pasur lidhje Halit Bajrami?! 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00