Home | Opinion | Drejt një bote të imunizuar

Drejt një bote të imunizuar

image
Qëllimet e mijëvjeçarit për zhvillim dhe dekada e vaksinës dëshmojnë objektivat e përqendruara të zhvillimit global mund të bëjnë një ndryshim të madh. Ato tregojnë fuqinë e partneritetit që i bashkon Kombet e Bashkuara, qeveritë, agjencitë e zhvillimit, shoqërinë civile, fondacionet dhe sektorin privat. 

 

 

 

Ban Ki-Moon dhe Bill Gates 

 

 

 

 

 

 

Gjatë 1.000 ditëve të ardhshme dhe tutje, progresi ynë do të matet me atë që kemi bërë për të përmirësuar jetët e anëtarëve më të varfër dhe më të prekshëm të familjeve. Le të fillojmë me përkushtimin e sërishëm për ndarjen e vizionit të një bote, në të cilën të gjithë fëmijët e fillojnë me të drejtë jetën me mbrojtje të vaksinave. Kjo gjeneratë do të na falënderojë – e po kështu edhe shumë gjenerata të tjera që do të vijnë...

 

 

 

Abu Dhabi, New York – Për një fëmijë vaksinimi është një punë vetëm njëminutëshe (dhe mbase edhe disa pikash lot). Mirëpo momente të tilla janë esenciale për t’iu dhënë fëmijëve një fillim të shëndetshëm për jetën dhe për avancimin e progresit në shëndetin global dhe qëllimet e zhvillimit. Bashkë me Mohamed bin Zayed bin Sultan Al Nahran, princi i Abu Dhabit, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe samitit të parë global në botë, i cili do të mbahet këtë javë në Abu Dhabit, me qëllim të sigurimit që të gjithë fëmijët të kenë qasje në përfitimet e plota nga vaksinat. 

 

Vaksinat i mbrojnë njerëzit gjatë gjithë jetës. Ato janë një prej investimeve më të vlefshme që mund të bëjmë për përmirësimin e botës tonë. Vaksinat kanë zhdukur linë, e kanë çuar polion drejt zhdukjes dhe kanë shpëtuar me miliona fëmijë nga fruthi, difteria, tetanusi dhe sëmundjet e tjera vdekjeprurëse dhe paaftësuese. Falë fuqisë së vaksinave, numri i vdekjes së fëmijëve para moshës pesëvjeçare ka rënë nga 20 milionë sa ishte në vitin 1960 në 6.9 milionë më 2011, përkundër rritjes së madhe të numrit të popullatës në botë. 

 

Sëmundja shter pasurinë më të madhe që çdo shtet e ka: energjinë dhe talentin e popullit. Është kjo një humbje veçanërisht e rëndë për shtetet e varfra që synojnë të lëshojnë rrënjë në ekonominë globale. Mirëpo kur fëmijët janë të shëndoshë, familjet janë të çliruara nga barra e përkujdesjes së kushtueshme mjekësore, duke u lejuar atyre që të shpenzojnë më shumë për ushqim dhe arsimim. 

 

Fëmijët e shëndoshë i vijojnë mësimet në mënyrë më të rregullt, janë më të aftë të mësojnë dhe bëhen të rritur, më produktivë. Një hulumtim i ri tregon se vaksinat përmirësojnë zhvillimin e fëmijëve, rrisin produktivitetin në punë dhe i kontribuojnë rritjet ekonomike të shtetit. 

 

Për më tepër, më shumë se 22 milionë fëmijëve u mungon qasja në vaksinat themelore, të cilat njerëzit nëpër shtetet me të ardhura më të mëdha i posedojnë rehatshëm. Këta fëmijë jetojnë në komunitetet më të varfra dhe më të largëta, ku rreziku nga sëmundjet është më i lartë. Një fëmijë i lindur në një shtet me të ardhura më të vogla është 18 herë më i rrezikuar nga vdekja para moshës pesëvjeçare sesa një fëmijë në shtetet me të ardhura më të larta. 

 

Përfundimi i kësaj pabarazie është në epiqendër të shtytjes më të madhe dhe më të suksesshme antivarfëri në histori – qëllimet e mijëvjeçarit për zhvillim. 

 

Tetë qëllimet e mijëvjeçarit për zhvillim janë adoptuar në vitin 2000, kur liderët që u mblodhën në Kombet e Bashkuara u pajtuan që ta shkurtojnë varfërinë e skajshme dhe urinë përgjysmë, të luftojnë sëmundjet, të përmirësojnë sigurinë e ujit dhe higjienës publike, të zgjerojnë arsimimin dhe të forcojnë vajzat dhe gratë. Janë shënuar të arritura të jashtëzakonshme, por ka ende edhe shumë për të bërë – ndërsa kanë mbetur më pak se 1.000 ditë veprim deri në arritjen e afatit përfundimtar më 2015. 

 

Zgjerimi i imunizimit global do të përshpejtojë progresin drejt qëllimeve të mijëvjeçarit për zhvillim dhe do të gjenerojë vrull drejt agjendës së suksesshme të zhvillimit pas vitit 2015. Asambleja Botërore e Shëndetësisë, e cila përfaqëson 194 shtetet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka mbështetur një vizion – të njohur si Dekada e Vaksinës – për një botë pa sëmundje që mund të parandalohen me vaksina, me përfitimet e plota nga imunizimi të gjithë njerëzve, pa marrë parasysh kush janë dhe ku jetojnë. 

 

Zhdukja e polios do të jetë një moment historik në shtegun tonë drejt përmbushjes së këtij vizioni. Me një plan të ri, gjithëpërfshirës që do të prezantohet gjatë samitit, bota do ta ketë një hartë të qartë për krijimin e një bote pa polio deri më 2018. Plani përputhet në mënyrë të plotë me përpjekjet tona gjithëpërfshirëse për të shtuar shtrirjen e imunizimit kundër sëmundjeve si fruthi, pneumonia dhe virusit të diarresë. Në të vërtetë, jemi në kërkim të asaj se sa fuqishëm sistemet e imunizimit i mbrojnë arritjet tona kundër polios dhe ofrojnë një platformë për të arritur deri te nënat dhe fëmijët më të prekur me vaksina të reja dhe përkujdesjen themelore shëndetësore. 

 

Nëse jemi të suksesshëm, deri në fund të dekadës do të shpëtojmë më shumë se 20 milionë jetë, do të parandalojmë gati një milion raste të sëmundjes dhe do të kursejmë pothuajse 12 miliardë dollarë në trajtimin vetëm të kostove. Dhe, në procesin e çlirimit të njerëzve nga barra e sëmundjes, do të zhbllokojmë potencialin e pamatshëm njerëzor. 

 

Qëllimet e mijëvjeçarit për zhvillim dhe dekada e vaksinës dëshmojnë objektivat e përqendruara të zhvillimit global mund të bëjnë një ndryshim të madh. Ato tregojnë fuqinë e partneritetit që i bashkon Kombet e Bashkuara, qeveritë, agjencitë e zhvillimit, shoqërinë civile, fondacionet dhe sektorin privat. 

 

Gjatë 1.000 ditëve të ardhshme dhe tutje, progresi ynë do të matet me atë që kemi bërë për të përmirësuar jetët e anëtarëve më të varfër dhe më të prekshëm të familjeve. 

 

Le të fillojmë me përkushtimin e sërishëm për ndarjen e vizionit të një bote, në të cilën të gjithë fëmijët e fillojnë me të drejtë jetën me mbrojtje të vaksinave. Kjo gjeneratë do të na falënderojë – e po kështu edhe shumë gjenerata të tjera që do të vijnë. 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0