Home | Opinion | “Vesh-shkulurit” e PS, gjejnë derman tek Nano e Berisha

“Vesh-shkulurit” e PS, gjejnë derman tek Nano e Berisha

image
Tragji-komedia e politikës së majtë (e cila tashmë ka përfshirë dhe të djathtën), vazhdon të zhvillohet e plotë si në sekuencat e dikurshme filmike të filmit Skënderbeu. Historia 500 vjeçare po rikthehet në formën e saj moderne në politikën shqiptare dhe duket se ngjan si dy pika uji me politikën dhe historinë e të kaluarës shqiptare (përjashto vrasjet). Ju kujtohet kur Hamza Kastrioti, Moisi Golemi dhe disa të tjerë...

 

 

Nga Pirro Prifti

 

 

 

 

 

 

 

Tragji-komedia e politikës së majtë (e cila tashmë ka përfshirë dhe të djathtën), vazhdon të zhvillohet e plotë si në sekuencat e dikurshme filmike të filmit Skënderbeu. Historia 500 vjeçare po rikthehet në formën e saj moderne në politikën shqiptare dhe duket se ngjan si dy pika uji me politikën dhe historinë e të kaluarës shqiptare (përjashto vrasjet). Ju kujtohet kur Hamza Kastrioti, Moisi Golemi dhe disa të tjerë, të pakënaqur nga Kryetrimi, që shkojnë në prehrin e turkut osmanlli, i cili i ridërgon ata të luftojnë kundër vetë njerëzve të tyre. Rezultati? Sigurisht, Skënderbeu i kapi rob dhe ata i kërkuan falje.

 

Megjithatë, përfundimi i njerëzve të tillë dihet: Moisi Golemi me 4 luftëtarë të tjerë përsëri u zunë rob nga osmanllinjtë dhe u rropën të gjallë dhe sipas historisë, vetëm Hamza Kastrioti, nipi i Skënderbeut nuk pësoi gjë, por u largua nga skena e ngjarjeve për në Itali (ku dhe u ri-konvertua).Sot, kjo histori tragjike është kthyer sot pas 500 vitesh me heronj të tjerë, me interesa të tjera dhe politika të ngjashme, që sot shkaktojnë tashmë jo më tragjedi por tragji-komedi, sidoqoftë një gjë nuk ka ndryshuar: karakteri i drejtuesve shqiptarë që bëjnë politikën dhe shkruajnë historinë: qofshin ata luftëtarë me shpatë, apo pehlivanë me kollare: Karakteri i lëkundur dhe aspak dinjitoz i tyre që shitet e blihet për 500 aspra.

 

Dihet se drejtuesit shqiptarë të cilët kanë përfaqësuar dhe përfaqësojnë edhe sot Shqipërinë dhe shqiptarët nëpërmjet klientelizmit të tyre të paparë, që nëpërmjet pragmatizmit politik bajat dhe aspak serioz të tyre, nëpërmjet luftës së pandershme për pushtet, i kanë shkaktuar popullit të tyre dhe politikës shqiptare dëme për ne, të pariparueshme por duhet ndihma e BE dhe SHBA të na vendosë në shinat e duhura përsëri e përsëri gjatë këtyre viteve. Komedia e kësaj historie me deputetë të majtë qëndron në faktin se këta “vesh-shkulur” janë inatosur aq shumë me kryetarin e tyre sa `shkojnë më gjithë qejf të flejnë me mullixhiun`. Nga këta deputetë nuk shihet dhe nuk paskan vlera as parimet, as qëndrimi për një kohë të gjatë në parti, as serioziteti i kauzës, as rotacioni politik, madje as edhe integrimi i vendit. Për këta njerëz ka vlera vetëm pushteti në çdo anë qoftë, për këta njerëz ka vlera vetëm pasuria nga çdo anë qoftë burimi i tyre, nuk ka vlera besnikëria (nuk e kam fjalën tek servilizmi) por intriga, dhe nuk ka aspak vlera për këta njerëz kauza dhe programet përkatës për të cilat kanë hyrë për të zbatuar, por qënia në vend të parë dhe VIP-ërimi i tyre në çdo moment të mundshëm- a ka mundësi deri në përjetësi?

 

Praktikisht largimi nga PS i tre deputetëve të përfolur edhe më parë me në krye disfatistin Islami dhe përfshirja e tyre në listat e PD, tregon qartë atë që po përpiqesha të shpjegoja më lart, dhe nëse dy deputetët e rinj të PS që u larguan tregojnë jo vlerat e vërteta (ndoshta nga mos eksperienca dhe nga konfuzioni politik i tyre), për Islamin nuk mund të thuhen fjalë të mira, sepse është një nga personat më prototipë snobë që ka mbijetuar që nga Partia e Punës, dhe po tregon në një farë mënyre edhe realitetin e asaj kohe se si këta Profesorë Doktorë mbijetonin duke shtypur me këmbë konkurrentët e tyre dhe duke i degdisur nëpër rrethe të largëta në humbëtirën e asaj kohe. Ky mentalitet snobizmi dhe arrogance i disa profesorëve të asaj kohe me prototipin e sotëm Kastriot islami, që është transplantuar për fat të keq edhe në institucionet e sotme demokratike, sidomos ato politike, po dëmton rëndë dhe për më keq, njerëzit dhe elektoratet e të gjithë spektrit politik shqiptar, të cilët vazhdojnë të vuajnë dy sindromat enveriane të së kaluarës:

- Sindromin e Luftës së klasave (janë armiq ata që nuk janë me mua).

- Sindromin e pasjes përreth njerëz snobë dhe servilë (kurse të aftit, i largojnë nga vetja).

 Deputetët e tjerë “vesh-shkulur” janë mërzitur shumë nga mos kandidimi dhe janë gati të bëjnë çdo gjë kundër Edi Ramës, duke dëmtuar potencialisht rëndë edhe PS. Më e bukura është sepse këta ish-deputetë të larguar nga Kryetari, qoftë me të drejtë qoftë pa të drejtë e kanë justifikimin në majë të gjuhës; largohemi nga PS sepse nuk duam Edi Ramën: pra, “për inat të sime vjehrre do të fle me mullixhinë”. Po përse, kështu bëhet lufta politike brenda partisë si jashtë saj? Duke shitur çdo gjë për interesa klienteliste?

 

Edhe sikur Kryetari i Partisë të ketë faj, lufta bëhet brenda partisë, por jo duke shkuar tek kundërshtarët politikë me të cilët nuk i lidh asgjë përveç përfitimit thjesht të ngushtë personal.

 Pa i ngrënë hakun Kryetarit neodiktator të PS, i cili pavarësisht dëshirës për të vendosur njerëz të rinj të pa-implikuar në aferat e kaluara e të tashmë politike, dëshirës tjetër po aq të madhe të largimit të individëve që kanë qenë deputetë për një kohë shumë të gjatë largimit, -po shmang gjithashtu personat pro-Nano, që e kanë kundërshtuar si A. Malaj, Isaraj, etj. Mesa duket, vendosja në listat e kandidatëve për deputetë në PS sipas Kryetarit neodiktator Rama është bërë sipas përzgjedhjes pasanik-kandidat, jo pasanik- jo kandidat, me ndonjë përjashtim të rrallë si Braçe luftaraku. E keqja e deputetëve “vesh-shkulur” e të shmangur tashmë me hir apo me pahir nga lista e shumëkërkuar, është se ata po e reklamojnë këtë `hata` që u ka ndodhur sikur PS do të humbë për shkak të mos-zgjedhjes së tyre. Harruan këta njerëz, se ishin ata që humbën edhe në 2009, edhe në 2005. Atëhere? Sado që nuk kam ndonjë simpati të veçantë për Ramën, mendoj: Përse të mos e drejtojë ai Shqipërinë nëse fiton votat e duhura, qoftë dhe me njerëz të tjerë? Përse mullixhiu Nano të pengojë një fitore, vetëm se ai dhe shokët e tij nuk janë në listat e zgjedhjeve për kandidat për deputet? Punë e madhe, mjaft hëngrën këta njerëz që nga 1991 e këtej, le të vendosen njerëz të rinj jo vetëm tek PS por edhe tek PD. Rëndësi ka që të integrohemi sa më parë në BE, duke ruajtur miqësinë e fortë me SHBA. Të gjitha të tjerat rregullohen me kalimin e kohës, dhe me largimin e këtyre mentaliteteve komunisto-osmane të bajraktarizmit dhe të qelepirllëkut.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0