Jeta kundrejt përfitimeve
Fatmirësisht, çka i motivon shumicën e arritjeve të rëndësishme në njohuri nuk është profiti, por ndjekja e vet diturisë. Kjo ka qenë e vërtetë për të gjitha zbulimet dhe inovacionet transformuese – ADN, transistorët, laserët, internetin, e të tjera.
Joseph Stiglitz
Të drejtat e pronës intelektuale janë rregulla që i krijojmë ne - dhe që supozohet se do të përmirësojnë mirëqenien sociale. Por regjimet e pabaraspeshuara të pronës intelektuale rezultojnë me mosefikasitet - përfshirë përfitime monopoli dhe një dështim të maksimalizimit të përdorimit të dijes - që ngadalëson shpejtësinë e inovacionit. Dhe, sikur e tregon rasti i “Myriadit”, mund të rezultojnë edhe me humbje të panevojshme të jetës së njerëzve.
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara së fundi ka nisur shqyrtimin e një rasti që vë në pah një çështje jashtëzakonisht problematike në lidhje me të drejtat e pronës intelektuale. Gjykata duhet t’i përgjigjet kësaj pyetjeje: A mund të patentohen gjenet humane - gjenet tuaja? Ta marrim pak më ndryshe, a duhet dikush të lejohet të ketë të drejtën, po le të themi, të testojë nëse ju keni një garniturë gjenesh që implikojnë një mundësi më të lartë se pesëdhjetë për qind të zhvillimit të kancerit të gjirit?Për ata që janë jashtë harkut të botës së të drejtave të pronës intelektuale, përgjigjja duket se është e qartë: Jo. Ju jeni pronarë i gjeneve tuaja. Një kompani mund të kërkojë të drejtën e vet të pronës intelektuale, duke vënë theksin në testin e vet gjenetik; dhe pasi që duheshin kërkime dhe zhvillime për të zhvilluar testin ka mundur të kushtojë me një shumë të konsiderueshme, prandaj kompania mund të kërkojë me të drejtë administrimin e pronës intelektuale.
Por një kompani me seli në Utah, “Myriad Genetics”, kërkon më shumë se kaq. Ajo kërkon të gëzojë të drejtën për çdo lloj testi për praninë e dy gjeneve kritike të lidhura me kancerin e gjirit, dhe pamëshirshëm ka vënë në jetë këtë të drejtë, megjithëse testi i kësaj firme është inferior krahasuar me një që ishte në gjendje të kryente me një çmim më të ulët Universiteti i Yale. Pasojat kanë qenë tragjike: megjithëse testi jo fort i kushtueshëm identifikonte pacientë me rrezik të lartë, shpëton shumë jetë. Bllokimi i testeve të tilla do të kushtojë me jetë njerëzish. “Myriadi” është një shembull i njëmendtë i një korporate amerikane për të cilën fitimi është mbi të gjitha, përfshirë edhe vlerën e vet jetës njerëzore.
Ky është një rast jashtëzakonisht prekës. Normalisht, ekonomistët flasin për përfitimet: ata thonë se të drejtat më të pakta intelektuale, argumentojnë ata, do të nënvlerësonin nismat për inovacion. Ironia këtu është se zbulimi i “Myriadit” do të mundësonte mbarë botën se mund të mësohet gjithçka për gjenomin që ishte arritje e vetme e shkencës moderne. Përfitimet sociale prej zbulimit të hershëm të “Myriadit” janë mënjanuar për shkak të kostove që kërkon testi prej të cilit shumëkush do të përfitonte.
Shikuar prej një prizmi më të gjerë, ka një pranim në rritje se sistemi i pacientëve, si është aktualisht i dizajnuar, jo vetëm që ngarkon me kosto sociale, por edhe dështon të maksimalizojë inovacionin - sikur e demonstrojnë pacientët e gjeneve të “Myriadit”. Mbi të gjitha, “Myriad” nuk shpikte teknologji të përdorur për të analizuar gjenet. Nëse nuk do të patentoheshin këto teknologji, “Myriadi” nuk do të mund t’i bënte shpikjet e veta. Dhe kontrolli i saj i sertë i përdorimit të pacientëve të vet ka shtruar rrugën për zhvillimin e testeve të tjera dhe më të sakta për praninë e gjenit. Qëllimi është i thjeshtë: I gjithë studimi është bazuar në kërkim primar. Një sistem i dizajnuar mjerueshëm - sikur ky që e kemi tani - lejon studim pasues.
Kjo është arsyeja pse ne nuk i lejojmë pacientët t’i dinë hollësisht të dhënat. Dhe kjo është arsyeja pse studimi tregon se patentomi i gjeneve aktualisht redukton prodhimin e rezultateve të reja shkencore për gjenet; të dhënat më të rëndësishme në prodhimin e të dhënave të reja shkencore është apriori njohuri, sipas së cilës pacientëve u lejohet qasja.
Fatmirësisht, çka i motivon shumicën e arritjeve të rëndësishme në njohuri nuk është profiti, por ndjekja e vet diturisë. Kjo ka qenë e vërtetë për të gjitha zbulimet dhe inovacionet transformuese – ADN, transistorët, laserët, internetin, e të tjera.
Një rast i ndarë legal amerikan ka nënvizuar një prej rreziqeve kryesore të monopolit të fuqishëm të prirë prej dhënies së patentës. Me çmimin shumë më të lartë në qasje sesa në prodhim do të ketë përfitime të majme prej përpjekjes për t’i bindur farmacitë, spitalet dhe mjekët të ndërrojnë ilaçet.
Prokurori amerikan për distriktin jugor të New Yorkut së fundi ka akuzuar gjigantin farmaceutik zviceran, “Novartis”, se e ka bërë pikërisht këtë gjë duke ndarë përfitime të veçanta për mjekët - një veprim që nuk do të duhej të bëhej pasi para tre vjetësh ishte vendosur në një rast të ngjashëm. Në të vërtetë, “Public Citizen”, një grup civil amerikan për mbrojtje të qytetarëve, ka kalkuluar se vetëm në SHBA industria farmaceutike ka paguar miliarda dollarë amerikanë si rezultat i gjykimeve gjyqësore dhe marrëveshjeve financiare ndërmjet prodhuesve farmaceutikë dhe qeverive lokale dhe federale.
Dëshpërueshëm, SHBA-ja dhe vendet e tjera të zhvilluara kanë kërkuar më shumë regjime të së drejtës së pronës intelektuale në mbarë botën. Këto regjime do t’ua kufizonin vendeve të varfra qasjen në diturinë që u duhet për zhvillimin e tyre - dhe do të ndalonte ilaçet gjenetike të shpëtimit të jetës së qindra miliona njerëzve, të cilët nuk mund të blejnë ilaçet e kompanive që kanë monopolin.
Kjo çështje po vihet në krye të agjendës së negociatave të Organizatës Botërore të Tregtisë. Marrëveshja e së drejtës së pronës intelektuale, e quajtur TRIPS, ka parashikuar shtyrjen e “fleksibiliteteve” në së paku 48 shtetet më së paku të zhvilluara, ku mesatarja e të ardhura për kokë banori në vit është më e ulët se tetëqind dollarë. Marrëveshja origjinale duket se është shumë e qartë: OBT-ja do t’i shtyjë këto “fleksibilitete” varësisht prej shteteve më së paku të zhvilluara. Meqë këto vende nuk kanë bërë kërkesa për zgjatje të fuqisë së këtyre “fleksibiliteteve”, SHBA-ja dhe Evropa duket se hezitojnë t’i zbatojnë.
Të drejtat e pronës intelektuale janë rregulla që i krijojmë ne - dhe që supozohet se do të përmirësojnë mirëqenien sociale. Por regjimet e pabaraspeshuara të pronës intelektuale rezultojnë në mosefikasitet - përfshirë përfitime monopoli dhe një dështim të maksimalizimit të përdorimit të dijes - që ngadalëson shpejtësinë e inovacionit. Dhe, sikur e tregon rasti i “Myriadit”, mund të rezultojnë edhe me humbje të panevojshme të jetës së njerëzve.
Regjimi amerikan i pronës intelektuale - të cilin SHBA-ja ka ndihmuar të zbatohet në pjesën më të madhe të botës nëpërmjet marrëveshjes TRIPS - është i pabaraspeshuar. Ne të gjithë duhet të shpresojmë se, me vendimin e vet në rastin e “Myriadit”, Gjykata Supreme do t’i kontribuojë krijimit të një kornize ligjore humane dhe të ndjeshme.
Comments (0 posted)
Post your comment