Home | Opinion | Rikandidimet, industria e prodhimit të krimit e korrupsionit

Rikandidimet, industria e prodhimit të krimit e korrupsionit

image
Demokracia nuk është gjithçka, por tipar kryesor të saj ka rotacionin politik në të gjitha hallkat. Gjë që jo s’po e shohim as në horizont, por po shohim fatkeqësinë e moralizimit të rikandidimeve si normalitet të një vendi anormal. Që të rimbash përsëri postin e pëlqyer deri në vdekje, duhet patjetër ushtria e militantëve partiake.

 

 

Nga Robert Përmeti 

 

 

 

 

 

 

Për shumë vite e kemi të ngulitur mirë në memorien tonë se si u rrit e u zhvillua diktatura komuniste, që u shndërrua në një nga më të egrat në Europë e ndoshta në botë. Por diktatura nuk lind si diktaturë. Ajo shndërrohet çdo ditë e pak nga pak deri sa bëhet e tillë. Dhe vjen një ditë, kur ne, të përgjumur ngrihemi e shkojmë para kutisë së votimit për të votuar për të njëjtët njerëz, për të njëjtët surrate e për më tepër për të njëjtët gënjeshtarë, thuajse populli nuk prodhon më të tjerë veç këtyre mostrave. E ashtu të përgjumur bërtasim nëpër mitingje edhe pse e dimë mirë që nuk na dëgjon asnjë, sepse bëjmë veçse zhurmë që e dëgjojmë po ne. Ajo që mbetet në kujtesë nga këto mitingje është vetëm figura e kënaqur e udhëheqësve të kësaj “turme të pafajshme” që bërtet me sa ka në kokë: “Rroftë shoku Enver, dhe më pas ai vdiq, rroftë shoku Ramiz e më pas edhe ai vdes, rroftë shoku Fatos e pak nga pak ai harrohet, rroftë shoku Sali dhe ky akoma nuk i shqitet pushtetit. Dhe gjithë kjo maskaradë qe pak nga pak po i afrohet 80 vjeçarit torturues, prodhohet veçse nga dëshira për rikandidime për të tretën të katërtën apo të pestën herë, për deputet, politikan që nënkupton pushtetar.

 

Demokracia nuk është gjithçka, por tipar kryesor të saj ka rotacionin politik në të gjitha hallkat. Gjë që jo s’po e shohim as në horizont, por po shohim fatkeqësinë e moralizimit të rikandidimeve si normalitet të një vendi anormal. Që të rimbash përsëri postin e pëlqyer deri në vdekje, duhet patjetër ushtria e militantëve partiak. E kjo ushtri parazite, e pa afte profesionalisht për tu marrë me një profesion konkret e shpesh me arsimim gjysmak, kërkon të ushqehet. Prandaj ata janë shërbëtorë të verbër të atij që paguan e për hir të kësaj ata rrahin, vjedhin, vrasin e bëjnë gjithçka. Aktualisht Shqipëria e Enverit nuk përflitej për korrupsion sepse ajo ishte një diktaturë hermetike, ku gjërat bëheshin brenda mureve te gurtë. Por dëshmia e të përndjekurve politikë hapi para botës së qytetëruar fytyrën e vërtetë të diktaturës e të diktatorëve, që ishin kthyer në simbole të rikandidimeve shekullore nëqoftëse perëndia nuk do të bënte punën e saj. Dhe përsëri ata, të përndjekurit politikë, po denoncojnë për t’na hapur sytë tanë të përgjumur nga kanabisi politik. Ndërsa aktualisht kur Shqipëria përjeton një pseudodemokraci, ku me lajmet makabre të vdekjeve nëpër akset rrugore të qindra qytetarëve që nuk do ta kenë më fatin fatlumë të marrin pjesë nëpër mitingjet e atyre që do të rikandidojnë. Ata asnjëherë nuk kanë për të paditur asnjë shkaktar të vdekjeve të tyre. Ata nuk do të flasin kurrë për rrugët që janë jashtë çdo standarti normal, sepse nuk po i zë në gojë standartet europiane. Zhurma për pseudo autostradat ku janë vjedhur paratë për korsindarëset, janë vjedhur paratë për gardhet e imët, janë vjedhur paratë për gardhet e mëdhenj rrethues, janë vjedhur paratë për vijëzimet e asfalteve etj. Janë vjedhur sinjalistika dhe mbikalimet përkatëse. Janë vjedhur e çfarë nuk ka mbetur pa vjedhur edhe te ashtuquajtur rruga e kombit, një emër i sikletshëm ky, kur bëhet fjalë që kjo rrugë e ka drejtimin nga Serbia e jo nga perëndimi. Paratë e vjedhura të këtyre rrugëve, konvertohen me gjakun e qindra qytetarëve shqiptar, që mbushin nekrologjitë e ditës nga aksidente rrugore të ashtuquajtura pseudoautostrada.

 

Mjafton një guidë nëpër Kroaci për të kuptuar se sa larg standarteve janë rrugët tona dhe se sa kosto të lartë kanë paguar taksapaguesit shqiptar që janë aq të urtë e të brishtë sa “të vjen keq që të mos i vjedhësh”. Investimet marramendëse të rrugëve dhe paratë që rrjedhin prej tyre, pavarësisht gjakut që derdhet pa doganë, stimulojnë luftën për rikandidim. Të udhëhequr nga motoja “Sa ti marrin këto pare të tjerët, pse mos ti marrim ne që jemi në pushtet”, fillojnë fushatat dhe trafikimet e deputetëve që lëpihen nga partitë e veta nëpër partitë kundërshtare. Këtu morali njerëzor nëpërkëmbet njësoj sikurse bënë paçavurja për të larë ËC. Por të rimbash vendin që e ke marrë, të duhet mbështetje dhe para. Pushtetarët e sotëm duke ulëritur me entuziazëm për demokracinë, kanë kthyer ekzekutivin dhe legjislativin në një mekanizëm të manovrueshëm për aferat e tyre dhe aspak për interesat e popullit apo interesa kombëtare. E në klimën kur çdonjëri kërkon të kapi një vend për të zhvatur e jo për të kontribuar, nuk kursehet as investimi për krimin e korrupsionin. E hartuar me ca shprehje të çuditshme kushtetuta jonë i përcakton politikanët tanë si të pa përgjegjshëm gjatë mandatit të tyre. Dhe ne i votojmë ata me brohorima, vetëm për faktin se ata na premtojnë se do vjedhin më pak se të tjerët. Dhe ne populli jemi “më se të arsyeshëm dhe i kuptojmë ata”, prandaj edhe me sy palarë shkojmë e i votojmë po ata të dikurshmit. E kjo ndodh sepse ne nuk e lexojmë kushtetutën tonë qoftë edhe përciptas për të kuptuar se me vetëdije dhe të brumosur me pavetëdije, votojmë ata që nesër do të jenë të papërgjegjshëm nga dokumenti themeltar i shtetit. Vetëm pse ata na gënjejnë pafundësisht nën slloganin premtim, ne i votojmë, se po të na japin ca para ne hidhemi në zjarr për ta. Po na dhanë edhe ca më shumë ne rrahim e vrasim për ta, mjafton që ata të vijnë në pushtet e të vjedhin pak, sa më pak se ata të tjerët. E kështu historia edhe pse po arrin 80 vjeçarin përsëritet e ripërsëritet duke përjetuar versionet e diktaturave e të neodiktaturave.

 

Tani në prag fushate shohim se si blihen deputetët e njërës palë te tjetra. Ne themi se ata blihen, por në fakt ata shiten te njëri tjetri, pra janë kthyer në mall që konvertohet në para të pista. E kush mund të çajë kokën për ta? Ne populli? As që duam t’ja dimë. Ne me pa përgjegjshmërinë tonë, dimë veçse të votojmë. Iku Islami, na u largua Kadelli. Njerëz komplet anonimë për krijimin e vlerave në interes të kombit dhe popullit, njerëz pa asnjë CV për t’ja vlejtur të mbash zi se u larguan nga njëra parti e që shkuan te tjetra. Largohet Duka nga PS e shkon te PR. Habi nuk ka, por korrupsioni me emrin shumë të gjetur “korrupsion pasiv”, i shpëton tatimeve sepse shumat e shit-blerjeve të politikanëve skllevër të parasë, janë të pa deklaruara. E reja e kësaj fushate qëndron te grupi i AK-së së Vorës, “kryeqytetit rezervë të Tiranës”. Edhe pse të posadalë nga veza këta pseudo militantë i përvetësuan mirë mësimet e tregut politikë. Më mirë të pagur se sa thjesht kontribues për një popull që veç mitingjeve nuk di tjetër se çfarë kërkon. Të lumtur nëpër fushata, por të hidhëruar nga varfëria, populli ynë nga viktimë kthehet në mëkatar. Çfarë faji kanë politikanët që janë në gjendje të rikandidojnë, kur votuesit e papërgjegjshëm harrojnë se ku jetojnë, harrojnë dhe ngushëllohen kur dëgjojnë në kronikat televizive se nga aksidenti i ndodhur nuk zënkan të afërmit e tyre. Prandaj ky mëkat i këtij populli shërben si antipastë e politikanëve të pavlerë që të mendojnë vetëm për rikandidim, pavarësisht kostove morale dhe ekonomike të tyre. Vetëm me një “tik, tak” për katër vjet deputetja Bulku u pagua nga taksapaguesit shqiptar me një pagesë të majme. Prandaj o popull, të gjithë së bashku, me sytë prapa kokës, o burra të votojmë për rikandiduesit e të gjitha ngjyrave, ushtar të zellshëm të përgatitur nga zyrat e shokut Ramiz, që ia lëshoi popullit shqiptar si ujqit në vathë.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0