Home | Opinion | Vizioni dhe fantazia

Vizioni dhe fantazia

image
Në të vërtetë, pranimi i heshtur ndërkombëtar i kësaj situate i krijuar që pas fitores së Izraelit më 1967 u dëshmua të jetë jashtëzakonisht jetëshkurtër. Kur lufta e shpëtimit dhe mbijetesës u shndërrua në një luftë pushtimi, okupimi dhe aneksimi, komuniteti ndërkombëtar u zmbraps dhe Izraeli u vë në pozitë mbrojtjeje. Ka mbetur aty që atëherë. 

 

 

 

 Shlomo Ben-Ami

 

 

 

 

As aleatët më të patundur të izraelit nuk do të rrezikonin konfrontimin e pafund me të gjithë komunitetin ndërkombëtar, duke i mbështetur ambiciet territoriale të Izraelit. Modifikimet e arsyeshme kufitare janë një gjë; legjitimizmi i një perandorie hebraike është krejt gjë tjetër... Kur lufta e shpëtimit dhe mbijetesës u shndërrua në një luftë pushtimit, okupimit dhe aneksimit, komuniteti ndërkombëtar u zmbraps dhe Izraeli u vë në pozitë mbrojtjeje. Ka mbetur aty që atëherë

Jerusalem – Izraeli, një vizion i guximshëm që u bë realitet, tani feston 65-vjetorin e vet me një ndjenjë më se të merituar të kënaqësisë për të arriturat e jashtëzakonshme të brendshme. Megjithatë, në marrëdhëniet me botën e jashtme shteti hebraik ka për të përshkuar ende një rrugë të gjatë. 

 

Historikisht, përvoja hebraike në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka qenë edhe aq lartësuese. Shteti hebraik ka ekzistuar vetëm për një periudhë të shkurtër të historisë së judaizmit dhe dy herë gjatë asaj kohe ka kryer vetëvrasje politike. Arsyet janë gjithnjë të njëjta: fanatizmi politiko-fetar dhe gabimi i bërë në sfidimin e fuqive mbizotëruese botërore – njëherësh synimi këmbëngulës i sionizmit modern për një aleancë detyruese me një superfuqi. 

 

Etnocentrizmi është i prirë të prishë marrëdhëniet e popujve me pjesën tjetër të botës ndërsa doktrina e Izraelit për pushtet është tërhequr në sipërfaqe nga thellësitë e përvojës hebraike, veçanërisht armiqësia e përhershme dhe e pafalshme ndaj një bote johebraike. Roli i Holokaustit në mitin përbërës të sionizmit ka fuqizuar tendencën e Izraelit për t’u përballur “me botën”, një qëndrim ky amorf por i madhështuar, me të cilin hebraikët po e zhvillojnë një betejë që nuk mund të zgjidhet nëpërmjet mjeteve tradicionale të marrëdhënieve ndërkombëtare. 

 

Nëpërmjet sionizmit, një lëvizje para së gjithash shekullare nacionale, hebraikët u kthyen në veprim politik dhe zhvilluan mjetet e domosdoshme diplomatike. Mirëpo, derisa sionizmi i hershëm ishte i bekuar me pragmatizëm dhe me njohuri diplomatike, karakteri ushtarak i shtetit ka larguar të arriturat e jashtëzakonshme të sionizmit në fushën e politikave të jashtme deri në një qoshe të largët të kujtesës kolektive të të gjithë izraelitëve. 

 

Një moment vendimtar në historinë e luhatjeve të Izraelit ndërmjet “aktivizmit” diplomatik dhe ushtarak ndodhi në mbrëmjen e luftës së vitit 1967. Këto udhëkryqe nxorën në pah një ndarje të thellë ndërmjet gjeneralëve të rinj dhe me vetëbesim izraelit, të cilët ishin kundër qëndrimit të gjeneralëve të vjetër “të nënshtruar”, dhe politikanëve nga diaspora të cilët, të përndjekur nga kujtimet e Holokaustit dhe të frikësuar nga izolimi ekzistencial ndërkombëtar, i rezistuan thyerjes së politikave të vjetra të sionizmit diplomatik.

 

Urtësia pragmatike e sionizmit të hershëm shpjegohet lehtësisht: për dallim nga klishetë antisemitike rreth “pushtetit hebraik”, sionizmi ishte një lëvizje kombëtare e njerëzve të dobët, të shkatërruar nga shtypja dhe gjenocidi – një popull ky që mund të përballet me asgjësim nëse e bën zgjedhjen e gabuar në momentin e marrjes së vendimit. 

 

Pa dyshim, liderët sionistë kurrë në të vërtetë nuk kanë hequr dorë nga ëndrrat territoriale; mirëpo kurrë nuk do të merrnin parasysh vonimin e krijimit të shtetit hebraik për të vetmen arsye se ai nuk do të kishte qasje në Murin Perëndimor dhe Malin Temple. Karakteri pozitiv i ndërtimit të një shoqërie të re supozohej të kompensonte varfërinë e zgjidhjes territoriale. 

 

Lufta e vitit 1967, sidoqoftë, paraqiti një moment ogurzi. Fitorja e rrufeshme e Izraelit kujtoi thënien e Hegelit rreth “rëndësisë së fituesve”. Fitoret ushtarake kurrë nuk janë përfundimtare dhe definitive. 

 

Më 1980, në një letër të famshme publike të titulluar “Atdheu është në rrezik”, historiani Jacob Talmon tentoi ta ndajë mësimin e tij të thjeshtë me kryeministrin, Menachem Begin. 

 

Talmon kritikoi besimin e të djathtës së Izraelit se një “ngjarje” e madhe mund të ndryshojë në mënyrë radikale dhe të përhershme gjendjen në favor të Izraelit dhe kështu ai sprapsi “miratimin fetar” të përdorur për të justifikuar politikat jorealiste në territoret e okupuara. Ai i shpjegoi iluzionet hyjnore që kishin rilindur me luftën gjashtëditore si një kompensim i rremë për martirizimin e Shoahut. Nuk kishte asgjë misterioze në fitoren e Izraelit, pretendoi ai; ishte rezultat i një varg rrethanash të thjeshta.

 

Një shtet i vogël si Izraeli, në mungesë serioze të themeleve demografike dhe të kushteve të favorshme gjeopolitike, kurrë nuk do të mund të përjetësonte prezencën e vet në territoret e pushtuara, argumentoi Talmon. Njëherësh, rreziku për Izraelin fshihej në përpjekjen sisifeane për të vënë nën kontroll palestinezët.

 

“I verbër është ai lider që nuk e sheh se një luftë racash është ajo që vije përpara gjithçkaje”, kishte shkruar ai. 

 

E djathta me ambicie aneksuese e Izraelit do të mohonte kritikët e vet “disfatistë” me pretendimin se e gjithë ndërmarrja sioniste ishte një ëndërr joreale që mrekullisht u bë realitet. Në fakt, Izraeli doli fitimtar pasi që kushtet historike dhe politike e favorizuan atë dhe për shkak se diplomacia sioniste i drejtoi me sukses sfidat e marrëdhënieve të jashtme, në të cilat kishte hasur. 

 

Mirëpo fitorja e qershorit të vitit 1967 nuk ishte një licencë që Izraeli të krijonte objektiva jorealiste për veten. Jo secila fantazi është vizion. Karakteri i së djathtës ekstreme të Izraelit konsiston në insistimin e saj për ta mjegulluar këtë veçori. 

 

Fatalizmi i së djathtës rreth gjasave të paqes është një këshillues i padobishëm në politikat e jashtme. Pozitat politike nuk janë të përhershme; ato janë gjithnjë të ndjeshme nga ndryshimet. As nuk është e vërtetë se asgjë nuk mund ta lëkundë armiqësinë e botës arabe ndaj Izraelit. Arabët mund të mos e pranojnë kurrë drejtësinë morale të sionizmit, mirëpo, siç tregon edhe Iniciativa Paqësore Arabe, ata mund të marrin parasysh pranimin e trashëgimisë politike të një shteti hebraik. 

 

As aleatët më të patundur të Izraelit nuk do të rrezikonin konfrontimin e pafund me të gjithë komunitetin ndërkombëtar, duke i mbështetur ambiciet territoriale të Izraelit. Modifikimet e arsyeshme kufitare janë një gjë; legjitimizmi i një perandorie hebraike është krejt gjë tjetër. 

 

Në të vërtetë, pranimi i heshtur ndërkombëtar i kësaj situate i krijuar që pas fitores së Izraelit më 1967 u dëshmua të jetë jashtëzakonisht jetëshkurtër. Kur lufta e shpëtimit dhe mbijetesës u shndërrua në një luftë pushtimi, okupimi dhe aneksimi, komuniteti ndërkombëtar u zmbraps dhe Izraeli u vë në pozitë mbrojtjeje. Ka mbetur aty që atëherë. 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0