Home | Opinion | Për mandatin e deputetit pranoj edhe… të vesh-shkulem!

Për mandatin e deputetit pranoj edhe… të vesh-shkulem!

image
 Vetëm deputet! Kjo është thirrja e heshtur që dëgjohet jo vetëm nga deputetët e rinj apo kandidatët e rinj, por thirrja “Vetëm deputet” shpërthen edhe më e përçudnuar nga gojët me proteza dhëmbësh të deputetëve, që kanë nga 3 ose 4 mandate. 

 

 

 

 

 

Nga Pirro Prifti

 

 

 

 

Parodia me shumë akte e deputetëve të majtë që mund të bëjnë gjithçka vetëm për të fituar një mandat të ri deputeti, është e paparë. Nuk mund të mos rrish e të qeshësh hidhur, kur sheh se si këta individë me profesionin e veçantë “deputet” bëjnë si hijena, shajnë e grihem me kryetarin e me çdokënd që u del përpara, vetëm e vetëm për të fituar mandatin e deputetit, pavarësisht se nga u vijnë votat apo nga u vijnë ofertat. Vetëm deputet! Kjo është thirrja e heshtur që dëgjohet jo vetëm nga deputetët e rinj apo kandidatët e rinj, por thirrja “Vetëm deputet” shpërthen edhe më e përçudnuar nga gojët me proteza dhëmbësh të deputetëve, që kanë nga 3 ose 4 mandate. Përse kjo histeri dhe kjo grindje e vazhdueshme kryesisht tek spektri i majtë politik, pa harruar psherëtimat e thella të disa djathtistëve, që pohojnë ashtu trishtueshëm të njëjtin problem? A është fitimi i mandatit të nderuar të deputetit nga këta individë, edhe fitore e elektoratit që do ti zgjedhë? Vështirë se mund të gjendet një vend tjetër në të cilin deputeti mund të thotë një frazë në dukje boshe, por me shumë domethënie që shpreh gjithashtu edhe esencën e kësaj lufte: “po unë nuk di gjë tjetër përveç zanatit të deputetit?! O tempora o mores.

 

U bënë 22 vite që një grup i tërë deputetësh kanë nga tre apo 4 mandate të zgjedhur dhe nuk e kanë për gjë që të shesin apo të blejnë gjithçka për një mandat deputeti. Ndoshta ia kanë parë hajrin, por për elektoratin kjo është jo e rregullt që një njeri të qëndrojë si deputet i përjetshëm ose të bëjë si histerik dhe të lërë dhe partinë, e cila e bëri njeri, e pasuroi, e bëri VIP, vetëm e vetëm se kësaj rradhe ia hoqi të drejtën për tu rimandatuar, ose akoma dhe më keq, kur deputetë të rinj që janë bërë vetëm një herë deputet, mërmërisin dhe shajnë e mallkojnë nën zë kundër kryetarit e kundër të gjithëve, të cilët me dashje apo pa dashje i kanë dalë kundër dëshirës së tyre.

 

Elektorati dhe populli duhet të mos harrojë se janë pikërisht këta deputetë, që mbajnë gjithashtu përgjegjësi për shkeljen e ligjeve, paligjshmërinë dhe problemet e mëdha që ka hasur dhe po has Shqipëria gjatë gjithë këtyre viteve. Prandaj lind pyetja: A duhen më këta deputetë të rimarrin mandatin e ri, në një kohë kur gjithashtu janë përgjegjës për keq qeverisje dhe për një shtet të pa-stabilizuar dhe ende të pa-integruar? A nuk është kjo edhe një arsye plus për të mos u mandatuar këta deputetë? Po pse more njerëz të mirë, vetëm ju do të bëheni deputetë? Vetëm juve duhet t`jua lëçisim dëshirat dhe t’jua plotësojmë medoemos se bëhet nami? Vetëm ju duhet të na “integroni” sepse na paskeni aftësira të veçanta për tu bërë parlamentarë të devotshëm?

 

Argumente kundër këtyre “vesh-shkulurve” ka shumë, sepse një nga kriteret kryesore të cilin këta individë nuk e kanë respektuar, është kuadri etiko-moral i përfshirjes në politikë brenda një force të caktuar politike sikundër është e majta (ose edhe e djathta qoftë, por ky fenomen po vërehet kryesisht tek individët e majtë). Faktorët që shkaktuan këtë shpërthim anti-Parti Socialiste dhe anti e majtë mendoj se janë:

- Egoizmi patologjik i disa individëve që mendojnë se janë të pazëvendësueshëm dhe mund të bëjnë ç`të duan për të realizuar qëllimet e tyre duke u larguar edhe nga profili politik në të cilin ata janë aderuar me votat përkatëse të së majtës, duke shkelur me këmbë votën e elektoratit.

- Klientelizmi dhe miopia politike, e cila për qëllime dhe objektiva fare afat-shkurtër dhe krejtësisht përfitues, arrin të konfliktuojë me programin politik të së majtës në këtë rast.

- Mungesa e dinjitetit dhe e vlerave profesionale dhe humane duke shumëzuar me zero, qëllimin për të cilin kanë deklaruar se janë futur në këtë profil politik.

Nuk mund të mos vësh në dukje sjelljen aspak dinjitoze edhe të deputetit me stazh të gjatë Arben Malaj, i cili vetëm se nuk u vendos në listë, u largua fare nga partia. Kjo nxjerr në pah dy opsione : Ose Arben Malaj nuk ka arritur të bindë kryetarin dhe anëtarët e tjerë të Asamblesë së PS për të mirat e argumenteve të tij, ose Arben Malaj u urdhërua nga Nano që të largohet nga PS.

 

Preteksti bajat se “Kryetari është i keq dhe nuk na do”, nuk është më një justifikim i vlefshëm për deputetë të vjetër si Islami dhe Malaj, sepse po të peshosh të mirat që i kanë ardhur atyre nga qënia me vite me rradhë si deputetë të PS, po të llogaritësh postet (ndoshta dhe të pamerituara) që kanë marrë nga PS partiake, ekzekutive, e legjislative, gjatë gjithë këtyre 22 viteve, po të përfshish në këtë përfitim personal të tyre, përfshirjen si VIP-a nga ana e medias, pikërisht nga favorizimi dhe përkrahja e PS për këta individë, ju të nderuar lexues do të mendoni se sa e ulët është largimi nga PS e këtyre individëve, ku fjala “tradhti” nuk është e vlefshme në kapitalizëm, por fjala “hipokrit” është një emblemë merituese e veprës së tyre të fundit. Dihet që idea e “të pazëvendësueshmit” që krijohet tek individi kur rri për një kohë të gjatë në pushtet (qoftë ekzekutivi, partiak apo legjislativ), është pikërisht ajo ide që duhet luftuar nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit për të shkurtuar kohën e përsëritjes së mandateve të tilla, sepse në Shqipëri dhe në vendet në zhvillim ende nuk është konsoliduar kultura e të dorëhequrit dhe e lënies së postit me dëshirë. Kalimi anti-ligjor me një parti tjetër duke i dhënë një mundësi “frymëmarrjeje artificiale” mazhorancës aktuale, si dhe një mundësi tjetër mbijetese të pamerituar, po të bazohesh në numrat e deputetëve nga të cilët, 3 janë të zgjedhur nga elektorati i majtë dhe për këtë arsye është një shkelje e kushtetutës.

Së fundmi, mendoj se legjislacioni për deputetin dhe mandatin e tij duhet të ndryshojë sidomos në pikën që ai nuk mund të largohet sa herë t`i dojë qejfi nga grupi parlamentar, sepse kjo bie ndesh me votën e elektoratit që e ka zgjedhur. 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0