Home | Opinion | Popull, kriza e zgjidh krizën!

Popull, kriza e zgjidh krizën!

image
Kriza zgjidh krizën, vetëm nga kjo duhet të nisemi nëse vërtet duam që vendi ynë të shpëtojë nga e keqja që e ka kapluar. Kriza zgjidh krizën, me mjetet që i kërkon kriza për ta zgjedhur atë, mjaft në thirrjet shterpë se “jemi në ndërtimin e shtetit dhe duhet kohë”!

 

 

Nga Gazmend Islami*

 

 

 

 

Kriza zgjidh krizën, vetëm nga kjo duhet të nisemi nëse vërtet duam që vendi ynë të shpëtojë nga e keqja që e ka kapluar. Kriza zgjidh krizën, me mjetet që i kërkon kriza për ta zgjedhur atë, mjaft në thirrjet shterpë se “jemi në ndërtimin e shtetit dhe duhet kohë”! Kanë kaluar 15 vite nga përfundimi i luftës dhe kriza kurrë nuk u nda, por vetëm sa vjen e shtohet dhe po e rëndon popullin. Ky shtet asgjë nuk ndryshon për nga qeverisja, duke e krahasuar si: Kuba, Venezuela, Korea veriore etj., prandaj mafiozët dorëzohen vetëm kur ndeshen për muri e kriza qytetare kundër tyre mund ta sjellë para drejtësisë krizën qeveritare. Është interesante tek ne shqiptarët, të gjithë politikanët mundohen të imitojnë liderin e tyre dhe kjo i bën të vegjël dhe pa vlerë. Më vjen keq për ta, që kanë krijuar jo vetëm shprehjet por dhe sjelljen, metaforën, sintaksën, por edhe më keq më vjen kur disa flasin pa ditur çfarë thonë, por mendojnë se ashtu ka folur lideri.

 

PDK dhe udhëheqja e saj duken si të klonuar me liderin e tyre. Nuk kanë alternativë, me cilindo që të flasësh, nga të gjithë ke të njëjtën përgjigjeje. “Ne kemi luftuar, ne e kemi çliruar, ne e krijuam shtetin, ne e krijuam paqen dhe ne nuk tradhtojmë se jemi pasues të denjë të atyre që u flijuan për atdheun”. Në fakt, këta janë e kundërta e tyre. Këta do të duhej të thonin: “Ne nuk e bëmë luftën, ne nuk ju çliruam, ne nuk krijuam shtetin, ne nuk krijuam paqen por krizën, ne nuk jemi pasues të denjë të luftërave të lirisë”. Politika, si art i së mundshmes rezulton nga botëkuptimet e Makiavelit të parashtruara në librin e tij "Sundimtari". Për të, politika esencialisht është pjesë e mjeteve të nevojshme për të ardhur në pushtet dhe për të mbetur në pushtet me qëllim shfrytëzimin e tij. Këtë formë shfrytëzimi po e përdor pushteti i sotëm i ngritur nga Thaçi me ndihmën e të hollave të vjedhura nga paratë publike dhe nga strukturat e ngritura me paratë e popullit. E vetmja gjë që mund të themi për të, në pikëpamje psikopatologjike, është se favorizon korrupsionin, shpëlarjen e parasë, burgosjen e shokëve, ndarjen e vendit, kontrollin mbi gjyqësorin. Ky tregon për prepotencën e tij që është virtyt i të pafuqishmit, që ka një karakter të dobët dhe mundohet ta mbulojë duke u bërë gjoja i pushtetshëm.

 

Nuk ka asnjë alternativë normale që këta të japin dorëheqje apo të largohen në mënyrë demokratike, në të gjitha përpjesëtimet këta dalin që janë të gatshëm ta gjakosin Kosovën për të mos e dorëzuar pushtetin. Kjo qeveri që ka për ideologji sistemin komunist, ka një ngjashmëri si në udhëheqje dhe shtypje, si në policinë partiake dhe shtetërore pra kryekëput janë diktatorë që po të jetonin vetëm dy dekada më herët për dhunë, poshtërim, burgosje, rrahje, do t’ua kishte “lakmi edhe Kuba edhe Korea Veriore”. Komunizmi është filozofi anti-natyrale, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, sepse është false me premisat logjike, e gabuar dhe pa themel në arkitekturën dhe fikson imagjinatë të sëmurë. Çka duhet të bëjë kjo qeveri më shumë, se sa çka bërë për ta kuptuar të vërtetën e saj. Kosova është vendi më i varfër në Evropë, me papunësinë më të lartë në Evropë, me shkallën më të lartë në Evropë për shkollim të dobët, me mjekësinë më të dobët, me sëmundjet kancerogjene më të larta në Evropë, me pushtetarët më të pasur në Evropë në mënyrë të paligjshme, me gjyqësorin më të dobët në Evropë. Politikat tona janë çoroditëse, të dëmshme për shoqërinë tonë. Pa dashur të hyjmë në çështjet politike të bëra në dëm të Kosovës nga qeveria Thaçi, po marrim vetëm marrëveshjen e fundit të bërë me Serbinë, që tregon për joseriozitetin dhe për gatishmërinë e tij për të pranuar çdo gjë që ofrohet për nënshkrim. Marrëveshja ka krijuar një autonomi dhe një gjyqësor të dyfishtë që shkel rëndë kushtetutën e vendit. Për të mos marrë kohë për elaborim, po marrim vetëm disa shembuj.

- Presidenti i vendit apo Kryeministri nuk kanë të drejtë të shpërbëjnë Kuvendin e asociacionit të komunave serbe në veri.

- Gjykata e Apelit në veri ju jep të drejtë serbëve që të dënohen vetëm në veri, pra nëse një qytetar serb kryen një krim në Graçanicë, ai do të dërgohet në veri për gjykim dhe vetëm gjyqtari serb mund ta dënojë.

- Asnjëherë ushtria e Kosovës nuk do të ketë të drejtë të hyjë në Veri të Mitrovicës, e garantues është NATO dhe BE.

- Për veriun do të krijohet fond i veçantë për zhvillim dhe kontrolli i të hyrave të doganave dhe administrimi i mjeteve nga ata do ta bëjë veriun parajsë karshi pjesëve tjera të Kosovës.

Besoj se mjaftojnë këto për një shoqëri të shëndoshë, të mendoj se deri kur duhet të udhëhiqemi nga kjo qeveri që e ka kapur shtetin, pra mekanizmat e shtetit janë bërë vegël e grupeve dhe klaneve mafioze me në krye të qeveritarëve tani.

 

 * Autori është analist dhe gazetar

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0