Home | Opinion | FMN, domosdoshmëri për të asistuar situatat inflacioniste në prag qeverisje

FMN, domosdoshmëri për të asistuar situatat inflacioniste në prag qeverisje

image
Euro monedha e komunitetit ku vendi ynë po kërkon të integrohet ka një stabilitet të lakmueshëm në bursën ndërkombëtare. 

 

 

 

 

 

 

Nga Kujtim Gjuzi, ekonomist


 

 

 

 

 

Inlacioni sillet si një dukuri korente, ç`ka presupozohet të kemi një qasje si fenomen i riciklueshëm në sistemin financiar të tregut jo vetëm në atë kombëtar por edhe në ekonominë globale. Ekspertët e financave ndahen në dy grupime me dy opsione të ndryshme; njëri grup ruan mendimin se oportuniteti në sjelljet inflacioniste realizon një risk më të madh në financat kombëtare dhe globale. Ruajtja me forcë e një inflacioni të kontrolluar ka gjasa të ruajë qëndrueshmërinë financiare deri në stanjacion, ndërsa grupi tjetër, ai i ekonomistëve reformatorë ka mendim të kundërt me tradicionalët. Inflacioni, në rritje me 5.5 deri 7.5 % të GTP. sjell përfitim pra është një sjellje pozitive, në progresion rritës që detyron të gjithë sistemin të mos jetë i përgjumur por të operojë me shpejtësi duke ju larguar ndalesës stacionuese ekonomike. FMN shihet me skepticizëm prej disa profesorëve të planifikimit monoteik të sistemit që tashmë konsiderohet i harruar. Sistemi i planifikimit të centralizuar dështoi edhe për hir të “konservatorizmit të profesoratit gjumësjellës”, të ruajtjes me fanatizëm deri në ekstrem të teorisë së kontrollit të rreptë të sjelljes inflacioniste si brenda sistemit po ashtu edhe përtej tij. Tregu Ndërkombëtar që domosdoshmërisht kishte influencën e natyrshme edhe mbi ekonomitë e centralizuara realizoi të vërtetën e domosdoshmërisë për hapje të ekonomive të botës së tretë. Zhvlerësimi i monedhës në mënyrë të menjëhershme në sisteme të konservuara solli një risi të jashtëzakonshme, prandaj oportunitetet në sjelljet inflacioniste janë një rregullator për progres në sistem kombëtar ashtu edhe jashtë tij.

Organizmat financuese ndërkombëtare kanë një rol tejet pozitiv në vazhdimësinë e ekonomisë rritëse të vendeve në zhvillim. Në këto pesë vite të një recensioni euro atlantik, ekonomia e tregut duket se po kalon një risk korent. Shumë qeveri po shtrëngojnë tregun e brendshëm përmes frenimit të investimeve, por a mjafton kjo vendimmarrje infantile? Disa po shfletojnë edhe kapitalin e pluhurosur të Marksit se mos është fshehur aty ndonjë “teori” e paprovuar më parë, me sa duket skeptikët tradicionalë shpresojnë akoma tek teoritë planovike të dështuara në shekullin që kaloi por s’besoj se mund të gjejnë ndonjë gjilpërë çudibërëse në mediokritetin e tyre.

***

Banka kombëtare ka informuar shpesh që ky inflacion në rritje sjell risk. Për këtë ka patur disa informacione diskrete të krizës globale që padyshim prek edhe financat tona kombëtare. Në buletinet dhe promovimet e saj të përvitshme, ka sjellë një frenim të pajustifikuar në tregun e kredisë, si të brendshme ashtu edhe atë globale. Në fakt, kërkesat e guvernatorit për shpenzime të kontrolluara të qeverisë bien ndesh me politikat e rritjes së ekonomisë dhe tregut në financat kombëtare duke sjellë një stanjacion me rezultante ngjitëse. Rritja dhe progresiviteti i tregut të lirë në të gjithë sistemin duhet të paraprihen prej një projekti udhërrëfyeses të sistemit ekonomik, e në këtë rast Banka qendrore duhet të ndjejë përgjegjësinë e mungesës jo vetëm të programeve ambicioze të progresit, por edhe të prurjeve të parasë në tregun financiar kombëtar. 

Zhvillimet progresiste të operatorëve të rinj në hapjen e sistemit formal bankar të nivelit të dytë nuk duhet të ndalen. Rritja demografike dhe ajo e kulturalizmit financiar të qytetarëve vendas presin operacione të menjëhershme që të zvogëlojnë informalitetin e parasë në treg, duke mos lejuar që qytetarët konsumatorë dhe bizneset ti drejtohen me tepri tregut të fajdeve. Dukuria e formalizimit të marrëdhënieve financiare përmes të gjithë operatorëve (qeveri –biznes-konsumator) pjesëmarrës në treg, pa dyshim që do të rrisë sigurinë e operacioneve të mëdha për progres me të shpejtë të sistemit tonë ekonomik, që sipas disa të dhënave zyrtare po provon një operacion rritës në zbritje.

 

***

Leku, apo e thënë ndryshe Monedha kombëtare, në këto 8 vite është sjellë si një para jo fort e qëndrueshme me gjithë infomalitetin që e pat trashëguar zhvlerësimi me 15%. Ka futur bizneset në një kolaps investues me frenim mjaft të shpejtë. Duke analizuar jo vetëm situatat korente financiare por edhe sjelljet afatmesme e afatgjata të Lekut, akoma banka nuk ka realizuar një program për aktive qëndrueshmërie kur të jemi pjestarë të aktive përmes Bursës në financat globale. Kjo gjë që nuk u implementua kurrë dhe pse sabotohet periodikisht, ne duhet të dimë se vërtete mund të kthehet në domosdoshmëri suporti që sjellin ekspertët e FMN-së. Në përballjen me mungesën e prurjeve të monedhës kontemporane (EURO), lindin disa obsione se; si do të vazhdojë sistemi i tregut, si do të përballemi në rastin e mungesës të prurjeve valutore emigratore, tashmë të vërtetuara.

Si do ta zëvendësojmë monedhën tradicionale pas hyrjes në Eurozonë?! Zhvillimet edhe një herë duhet të menaxhohen me operativitet jo vetëm korent por me strategji afatgjatë, ç`ka nënkupton realizimin e një legjislacioni veprues, programim reflektues të udhëheqësisë për të gjitha zhvillimet prodhuese për të cilat ka nevojë ekonomia kombëtare. Qeveria e re, shpresojmë të ketë dhe të thërrasë pranë saj ekspertët e financave. Kjo do të bëjë të mundur fortësinë reale të lekut dhe kalimin pa rreziqe në monedhën Euro, ashtu sikurse edhe disa nga ekonomitë e Evropës juglindore, prandaj edhe një herë FMN është e domosdoshme të jetë prezent me donacionin e saj nxitës e kontrollues për financat shqiptare.***Ekonomia dhe financat kombëtare në post realitetin e Terapisë së Shok-ut kanë qenë mjaft fleksibile. Periudhat korente kanë prekur sjellje inflacioniste kalimtare duke tërhequr vëmendjen për zhvillime të konstatueshme në një progresion rritës të gjithë qëndrueshmërisë në tregun vendas dhe rajonal. Rritja me 6 herë e buxhetit vjetor në krahasim me periudhën centriste të para viteve ‘90 e vërteton më së miri zhvillimin tonë ekonomik. Ky progres ka për bazë jo vetëm prurjet emigratore por edhe përshtatshmërinë me organizmat e financimit ndërkombëtar. Sipërmarrësit e vegjël, të mesëm e të mëdhenj si dhe qeveritë duhet të mësohen me ndërhyrjet, me luajalitetet e përshtatshmërisë me fleksibilitetin për tregun. Frytet priten të mirëmenaxhohen në të ardhmen prej ekspertëve politkëbërës qeverisës.

***

Qeveritë janë koordinatoret kryesore të mirëmenaxhimit ose dështimit të financave kombëtare. Realizimi me sukses i buxheteve nuk mund të jetë sukses vetëm për operatorët qeverisës. Ai kthehet në sukses për bizneset si dhe për qytetarët konsumatorë në rritjen e nivelit të ekonomisë sociale të tregut. Në këto kushte buxheti i realizuar i barabartë me biznese të suksesshme qytetare dhe konsumatorë të kënaqur. Privatizimet e mëdha kanë sjellë zhvillime në rritje të parasë në arkën qeverisëse, por këto nuk mund të liheshin pa u shoqëruar edhe me ndërhyrje të tjera nënligjore për investime në sistemin bujqësor dhe blegtoral që për periudhat afatshkurtra mund të mos jene eficente, ndërsa në periudhën afatmesme e afatgjatë japin pozitivitete makroekonomike të realizuara. Duke u shkëputur nga vartësia e kreditit emigrator dhe duke ju referuar kreditimit eksportues dhe sistemit ndërkombëtar të kredisë tregtare pra edhe një herë mendoj se ne kemi nevojë për kreditime dhe investime ndërkombëtare, çka do të bënte që borxhi i brendshëm të mos arrinte nivele të larta.


***

Shoqëria Konsumatore e përshtatur tashmë me të gjitha dukuritë e tregut të lirë mund që të realizonte një hyrje në eurozonë Nëqoftëse ekspertët tanë më të guximshëm do të operonin për monedhën Euro, por prerja e re e parasë s`bën gjë tjetër vetëm sjell vonesa të pakuptimta, apo ndonjë firmë mediokriteti mbi kartmonedhë për të mbetur mediokritet në histori konsumi. Sjelljet infantile në këtë rast kanë sjellë negativitet në menaxhimin e situatave korente. Ato janë sa të dëmshme aq edhe me risk në zhvillimet e sistemit kombëtar të financave, duke bërë që qeveria në ikje të rrisë nivelin e borxhit të brendshëm në masa të paprogramuara prej vetë sistemit të menaxhuar prej saj. Këtu gjithnjë ka një përgjegjësi banka kombëtare e Shqipërisë, e cila në të vërtetë nuk mësoi kurrë se me çfarë monedhe operohet në treg me “Lek të ri me “Lek të vjetër” apo valutë emigratore... Shpenzimet e tepërta që kjo bankë realizoi në këto 8.9 vite kanë një kosto që tashmë do të paguhet nga tatim paguesit rezidencialë në këtë vend, po llogari a do të japë dikush që abuzoi duke fjetur mbi këto prurje borxhlënëse? Këto veprime të parevizionuara do vonojnë operacionin tonë financiar drejt Euros.


***

Euro monedha e komunitetit ku vendi ynë po kërkon të integrohet ka një stabilitet të lakmueshëm në bursën ndërkombëtare. Situata korente e krizës globale po kalon, për pasojë edhe sistemi ynë është gjetur më pranë qëndrueshmërisë dhe stabilitetit makro ekonomik. Prurjet emigratore dhe turistike kanë sjellë një shifër të konsiderueshme në këto vite të rindërtimit të sistemit financiar te tregut të lirë. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se këto prurje nuk mund të zgjasin më shumë se dy dekada. Për pasojë operacionet financiare duhen shpejtuar. Kostot makro inflacioniste që të mos sillen si dukuri regresive në sistemin tonë të financave kombëtare duhet dhe e theksoj se FMN ka qenë dhe duhet të mbetet si një kontributor shumë i rëndësishëm në rritjen e ekonomisë shqiptare.

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0