Home | Opinion | Largoni lexueset llastica, dhe sillni zëdhënësit!

Largoni lexueset llastica, dhe sillni zëdhënësit!

image
 Largoni lexueset e llastuara dhe sillni zëdhënësin si profesion. Silleni standardin europian dhe në këtë pikë ku shteti dhe administrata por dhe politika prezantohet!

 

 

 

 

 

Nga Besi Bekteshi 

 

 

 

 

 

 

Serioziteti dhe rëndësia e shtetit, organizmave të tij, administrimit dhe  sidomos prezantimit të ideve në shtyp dhe publik janë zëdhënësit. Më kujtohet dikur Sokol Balla, pastaj Bashkim Zeneli, por edhe Edi Paloka, dhe në qeverinë Nano i pari Ben Blushi si zëdhënës. Po ishin në rregull, krejtësisht. Bënin deklaratat për shtyp, përgjigjeshin, dinin politikat e partisë, qeverisë dhe po ashtu, kishin tagrin të përgjigjeshin për titullarin. Ishin të veshur normalisht, nuk përdridheshin kot dhe nuk lyheshin si të ishin kllounë. Dikush mund të thotë se ishim meshkuj. Dakord, edhe unë nuk kam asgjë më femrat, përkundrazi do të ishin shumë mirë, por është vendosur sidomos në vitet e fundit një standard aspak normal mbi zëdhënësin. Po më kujtonte një diçka të tillë kolegu Musa Kërtulaj dhe kishte shumë të drejtë. Por tani, ka standard aspak normal. Sikundër është vendosur standard për policin e trafikut të jetë katundar me domosdo, që të mos dijë biçikletën dhe mundësisht notin, që trotuarin ta ketë parë vetëm 11 vjeç dhe që të futet në punë me barkun e bashkuar me shpinën, dhe mbas një viti të pëlcasë nga shëndeti, ashtu është bërë standard për zëdhënëset! E para, duhet të jetë patjetër një femër e re dhe e bukur, dhe me këmbë të gjata, dhe cilësi të domosdoshme për artiste filmash që janë patjetër të bukura.

 

 

Kjo mirë, por duhet të recitojnë dhe mos kuptojnë se çfarë të lexojnë, por vetëm të interpretojnë me pathos dhe ligjërata që fillojnë me "ti zoti iks ose o ypsilon" dhe modele ese-je që nuk kanë të bëjnë me informimin por me delirin partiak dhe qeveritar, që s'ka të bëjë pra kurrgjë me "zëdhënien". Standard tjetër është që shumë shpejt të fejohen dhe martohen, dhe pastaj të zhgënjehen gjysma, sepse nuk janë më për ekran. Lirizmi katastrofik i zëdhënies të zëdhënësve të bukura, tregon dhe standardin banal dhe aspak etik të komunikimit me publikun real. Pothuaj asnjë prej tyre nuk di dhe nuk ka leje të sqarojë problematikën, dhe të presë pyetje dhe kthejë përgjigje. Mund të shikojnë zëdhënës të huaj, duke filluar nga Departamenti i Shtetit, në BE dhe PE! Janë të fuqishëm dhe seriozë, dhe kanë shumë në dorë, sepse nuk janë vetëm për t'ju shërbyer "qetësimit të syve të zyrtarëve të lartë" si të plakur dhe të ri! Largoni lexueset, sepse nuk vlejnë për asgjë, dhe nuk është puna largoni femrat, por largoni "bukuroshet që vetëm recitojnë" dhe sillni gazetare që dinë, ose individë të rëndësishëm që vërtetë dinë dhe thonë, dhe nuk përrallosin pa kuptim, e ikin pastaj duke trokitur takat dhe pa qenë të zonja të thonë qoftë një fjalë vetë dhe as të përgjigjen realisht. Shkurt duhet të fillojë standardi i vërtetë i zëdhënësve, dhe jo i bedeleve apo top-modeleve, që është fyerje përdorimi i tillë për femrën dhe autoritetin e saj moral dhe zyrtar në shoqërinë e emancipuar, dhe sillni pikërisht nëqoftëse doni femrën profesioniste dhe autoritare, të bukur apo simpatike, për punën shumë të rëndë- sishme të zëdhënëses. Është një detyrë e madhe e qenësishme, dhe që duhet respektuar vërtetësisht.

 

 

Akoma më tepër tani që po përgatitet të vijë në pushtet mazhoranca tjetër. Edhe rifillimi i këtij standardi tjetër dhe sidomos atij serioz, mund të ndryshojë shumë shpejt imazh të rëndësishëm. Ky imazh shpërndahet në të gjithë Shqipërinë, sepse duke mësuar nga zëdhënëset e larta aty në qendër, imagjinoni se çfarë bëhet në periferi. Po pra, kur dalin gjithfarë monstrash që bëjnë vetëm një paradë idiote të formës së trupit, si kokës së krehur "rrokoko" dhe të buzëve të fryra, të llastimit në të folur, të groteskut në të shprehur, të harrimit të fjalive dhe shifrave,\ të rrëzimit të mikrofonave dhe të flirtimit përpara kamerave dhe njerëzve. Imagjinoni sa lexueset dalin për zëdhënëse dhe pa prova, por vetëm me dëshirën e shefit. Më kujtohet kur në 2008-tën po drejtoja një audicion televiziv dhe ju kisha dhënë detyrën e zëdhënësit, dhe rreth 60 të rinj e të reja u përgjigjën. Mund të them se vetëm nga sqarimet dhe mësimi i mirë i idesë mbi zëdhënësin, i bëri që ditën e audicionit të sillen mbas prova dhe prova të shumta vërtetë si "zëdhënës". Pra nuk është faji poshtë, por lart e më lart, dhe kjo duhet ndrequr sidomos nga shteti. Largoni lexueset e llastuara dhe sillni zëdhënësin si profesion. Silleni standardin europian dhe në këtë pikë ku shteti dhe administrata por dhe politika prezantohet!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0