Home | Opinion | “Mëkatet” e qytetarit dhe “mallkimet” e shtetit!

“Mëkatet” e qytetarit dhe “mallkimet” e shtetit!

image
Qytetarët, të ardhur nga të gjitha lagjet e periferia e Metropolit, duhet t’i bëjë mirë hesapet, kur të vijë për të plotësuar dokumentat për pension. Vështirësitë më të mëdha, janë për të çarë turmën e njerëzve për të shkuar tek sporteli ku ke punë...

 

 

 

 

Nga Pandeli Bardhi

 

 

 

 

 

Është “mëkat” që qytetari të shkojë të bëjë vizitë mjekësore tek mjeku i spitalit apo klinikës shtetërore. “Mëkat” është edhe të shkojë për të zgjidhur hallet në administratën shtetërore. Si i tillë, ai kudo do të marri, vetëm “mallkimet”, për këto “padrejtësi” që bën!... Këtë e sheh qysh nga mënyra se si të shikon mjeku, dhe sa është i predispozuar të të shërbejë, kur ai nuk përfiton asgjë. Këtë e sheh edhe tek punonjësi i administratës, kur as nuk t’i hedh sytë fare, të të pyesi se çfarë halli ke. Këtë, secili e ka të qartë, prandaj edhe përgatiten për të gjitha variantet. Por që edhe çdo gazetar, apo kushdo qoftë, që merr penën e shkruan apo që ankohet, gjendja, nuk ndryshon. Edhe njerëzit për të cilët shkruan, e që e shohin që janë jashtë “rrjedhës”, nuk duan t’ja dinë. Mjerë ai që e zë halli, sepse vetëm ai e di se ç’heq!...

Nuk mund të thuash që është indiferentizmi i administratës së Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, për t’i vënë një tabelë, se çfarë funksioni kryejnë zyrat e saj, në rrugën “Myslym Shyri”, ku qindra qytetarë në ditë, i çon halli për të plotësuar dokumentat për pension. Më mirë që nuk i kanë vënë, një të tillë, mbasi në pamje të jashtme ato nuk ngjajnë aspak si të tilla. Në fund të fundit, kush është i interesuar, le t’i gjejë vetë. Ai që ka hall, me të pyetur, gjen Stambollin! Në hyrje, e përgjatë gjithë murit, të zë syri pisllëqe nga më të ndryshmet, deri edhe nga ato që nuk thuhen. Kjo pamje të bie në sy, mbasi është e pamundur të futesh brenda, nga parkimi kuturu i makinave, kryq e tërthor dhe je i detyruar të hysh apo të dalësh duke ecur, brinjazi. Për të mos krijuar kontrast me këtë pamje aspak të këndshme, dikush është kujtuar të shkruajë sipas mënyrës së tij, me bojë të zezë këpucësh, në njërin anë të murit: “Zyrë pensioni”, dhe në krahun tjetër “F. C. Barcelona”!

 

Sapo hyn në derë, duhet të përcaktosh rrugën dhe mënyrën se si do të ecësh, forcat që duhen, për të arritur deri atje. Kjo, për vetë faktin, mbasi të gjitha sportelet e zyrave, komunikojnë me një korridor të ngushtë, ku grumbullohen njerëzit. Është e pamundur që atyre t’u vijë në ndihmë vetëm një tavolinë për të plotësuar dokumentat, dhe kështu që janë të detyruar t’i mbështesin ato mbi kurrizin e njëri tjetrit, apo në mur! Pranë çdo sporteli, qëndrojnë grumbuj të mëdhenj njerëzish, në pritje për t’u ardhur radha të komunikojnë me punonjësen, nëpërmjet një hapësire xhami të ngushtë, ku nga zhurma që krijohet, më tepër duhet të komunikosh me “isharete”. Qytetarët, të ardhur nga të gjitha lagjet e periferia e Metropolit, duhet t’i bëjë mirë hesapet, kur të vijë për të plotësuar dokumentat për pension. Vështirësitë më të mëdha, janë për të çarë turmën e njerëzve për të shkuar tek sporteli ku ke punë... Duhet të bërtasësh fort, për të komunikuar me punonjësen, sepse, jo pak telashe të sjellin edhe ata që nuk respektojnë rradhën! Megjithatë pamja e jashtme, nuk është gjithçka. Rëndësi ka, që atje të mbarosh punë, e të zgjidhësh hallin që ke. Në ditën e parë, shoqërova një mikun tim, i cili kish bërë me kohë një kërkesë, për një vit pune prej afro tridhjetë vjetësh, nuk ja kishin hedhur në librezë, për të cilën kishte me vete edhe vërtetimin e punonjësit të kuadrit të asaj kohe... Në ditën e parë, të gjithë sa ndenjëm në rradhë, u zhgënjyem mbasi punonjësja kishte humbur çelësin dhe nuk kishte regjistrin! Ditën e dytë, zumë rradhë që shpejt, dhe kur na erdhi rradha, punonjësja na vendosi përpara qindra vërtetime, duke na thënë: “Gërmoni këtu, po e gjetët, e gjetët, ndryshe, nuk ka ardhur”! Ju futëm punës të dy, në mënyrë “dixhitale” për afro një orë, por nuk gjetëm gjë dhe u larguam sepse duhej t’u linim rradhën të tjerëve. “Hajdeni për 2-3 muaj”, na tha punonjësja. “E di ç’ke ti? Më thotë miku im.

 

A nuk vijmë që herët nesër për të bërë një kërkesë për suplementin? Një kërkesë kjo që bëhet për pensionin e pleqërisë për ish ushtarakët. E lamë për të nesërmen, mbasi tek njëri sportel njerëzit filluan të revoltoheshin për punonjësen që nuk dihej ku kishte shkuar dhe tek një tjetër ziheshin për rradhën që nuk respektonin! Dhe ashtu bëmë. Të nesërmen zumë rradhën qysh herët në mëngjes, që për fat të mirë, zyra ku do të shkonim ne nuk kishte njerëz. Atje, një vajzë e re qeshte me “shakatë” që i bënte kompjuteri! “Të lutem, dua të bëj një kërkesë për suplementin”, i thotë miku im. Ajo, pa i hequr sytë nga kompjuteri, me dorën e djathtë merr një fletë jeshile dhe ja lëshon përpara, pa e parë se përse ishte ajo... Duke e lexuar, ai i thotë: “Kjo është kërkesë për punë, unë dua të plotësoj kërkesë për suplementin...”! “Për të parën herë e keni, -e pyet punonjësja. “Suplementi, vetëm një herë jepet, nuk jepet dy herë” e sqaron përsëri miku im. Përsëri, ajo në të sajën, duke mos ja ndarë sytë kompjuterit. “E keni fjalën, për pensionin e parakohshëm? Nervat nuk i mbajtën më. Suplement kërkuesit, dhe e ngriti zërin. “Po nuk ka suplement për pensionin e parakohshëm moj vajzë, e dua për pensionin e pleqërisë”! “Unë, nuk e di ç’kërkon ti, i thotë punonjësja, dhe i vë përpara disa letra, duke i thënë: “Merri këto, dhe shkoni u sqaroni tek zyra nr 1”! Po këto çfarë janë, dhe ç’më duhen mua këto”, nervozohet kolegu. “Këto kam unë, bëni si të doni”!

Duke i lexuar ato letra, kolegu pa se njëra prej tyre ishte një vërtetim ku tregonte se “Ornela divorcohej nga bashkëshorti, dhe tjetra ishte një vërtetim nga zyra e gjendjes civile që e vërtetonte këtë! Nuk mbajtën më nervat e kolegut, dhe vrap e mbahet tek zyra e Drejtorit, të cilin megjithëse nuk e njihnim, u tregua shumë i gatshëm të na ndihmonte... Krahas të tjerave, na tha që të merrnim edhe një vërtetim për pensionin e pleqërisë në DRSSH... I drejtohemi një punonjëse, edhe kjo një vajzë e re për të marrë vërtetimin: “Të lutem, i drejtohet kolegu im. Mund të më jepni një vërtetim që kam dalë në pension? Ajo, na shikoi me bisht të syrit, dhe vazhdoi punën në kompjuter. Kur ai, ju lut për herë të dytë, mori prej saj përgjigjen: “Ç’ja futni kot, ku ka këtu nga këto që kërkoni ju”? “Paska edhe më keq”, më drejtohet mua kolegu im. Mua nuk m’u durua dhe ndërhyj, gjoja si për t’u hakmarrë. “Zonjushë, i them, pse nuk na sqaroni se ku të drejtohemi, por flisni me këtë gjuhë, të cilën nuk e kemi dëgjuar, e aq më tepër nga goja e një vajze si ju? “Zotërinj, kemi mbaruar bashkë, na leni rehat të punojmë”, ishte përgjigja e saj. E lamë me kaq, që zonjusha të punonte rehat, mbasi po të vazhdonim edhe më tej, më “ruda” do të dëgjonim, nga kjo vajzë, që jo vetëm “zyshën” nuk e kish dëgjuar në shkollë, por as vërejtjet që i bënë shoqet pranë!

 

Kalvarit të vuajtjeve e të ndëshkimeve të shtetit, duhet t’i nënshtrohesh jo vetëm atëherë kur ke për të marrë ndonjë vërtetim, por edhe atëherë kur ke për të bërë pagesën e energjisë elektrike apo të ujit. Politikanë e qytetarë bashkë, janë përfshirë në debate nëse duhet taksa progresive apo taksa e sheshtë. Askush nuk e zë në gojë taksën “regresive” të qytetarit, i cili edhe kur nuk ndodhet në shtëpi, e që nuk harxhon energji elektrike, për çdo ditë apo muaj që mungon, edhe “taksa”, rritet në mënyrë progresive, me ditë apo me muaj! Askush nuk e zë në gojë taksën “me gropa” të qytetarit, ku familja që përbëhet nga dy pjestarë paguan më shumë ujë se sa familja që përbëhet prej shtatë pjestarësh, megjithëse atë e përdorin me “pikatore”!. Ai që e merr energjinë elektrike në mënyrë të jashtëligjshme, paguan pak ose aspak ‘taksë’, kurse ai që është i ligjshëm, paguan më shumë!. Askush të mos mendojë se u thanë këto gjëra, e do të gjejnë zbatim! Siç ka qenë, kështu do të vazhdojë!...

Ndoshta, mund të bëjë përjashtim pronari i një lokali në Korçë, i cili para se t’i japësh diçka, më parë duhet të të japë... Kur e pyet se ku ndodhet banja, ai të përgjigjet”: “Bëni njëherë porosinë, t’ju sjellim diçka, pastaj e shohim atë punë!

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00