Nelson Mandela – ‘Madiba’ i njerëzimit
Mandela është ‘Madiba’ i njerëzimit ashtu si edhe murgesha shqiptare është‘nëna’ jonë. Duke mbrojtur të drejtat e njerëzve të diskriminuarnë bazë të ngjyrës së lëkurës, gjë që e bëri duke sakrifikuar lirinë e tij, Mandela dha kontributin e tij të rëndësishëm për të na rikthyer dinjitetintonë kolektiv.
Gëzim Alpion
Angli, 13 Dhjetor 2013
Pavarësisht nga këshilla që Stephen Colbert ofroi këtë javë, edhe pse vetë nuk jam nga Afrika e Jugut, unë po i referohem Nelson Mandelës si ‘Madiba’ (figurë atërore), për të cilën kam arsyet e mia.
Gjatë fëmijërisë time në Shqipëri, emri i Mandelës përmendej rregullisht nga mediat që kontrolloheshin nga shteti. Vëmendja qëEnver Hoxha i kushtoi Mandelës ishte sa hipokrite po aq edhe paradoksale duke pasur parasysh aparteidin që qeveria e tij ushtronte mbi popullin.
Në rini kalova 7 vite në Afrikë, ku pata mundësinë për të parë nga afër sa magjepës është ky kontinent. Lënda ‘Romani Afrikan në Gjuhën Angleze’, që ndoqa si pasuniversitar në Kajro,më dha një mundësi tjetër për të mësuar edhe më shumë për vendlidjen e historisë së njerëzimit.
Në qershor 2007 shkova në Xhohanesburg për të dhënë një kumtesënë Universitetin e Witwatersrand. Pavarësisht nga rëndësia e konferencës, e cila u përshëndet nga znj. Graça Machel,gruaja e tretë e Mandelës, një nga motivet kryesore përse ndërmora udhëtimin e gjatë për në Afrikën e Jugut ishte të vizitoja Soveton, për të cilën kisha dëgjuar aq shumë, sidomos që nga protestat e vitit 1976.
Megjithëse tingëllon si klishe, në Soveto ka kaq shumë gjëra për të parë. Si sociolog nuk mund të mos vëreja hendekun e dukshëm midis milionerëve të saj dhe skamjes së atyre që banojnë në lagjet e varfëra të cilat janëshfaqur pas përmbysjes së aparteidit. Me gjithëarritje e rëndësishme gjatë dy dekadave të fundit, Afrika e Jugut mbetet një vend me pabarazi të mprehta sociale.
E rëndësishme është që kombi ylber, që Mandela ndihmoi të krijoj, e shikon të ardhmen me optimizëm. Kjo është përshtypja që krijova nga bisedat me kolegët nga Afrika e Jugut në Universitetin e Witwatersrand-it, si dhe nga vizitat që bëra në Soveto tek shtëpia e Mandelës, ku banoi nga 1946-1962, dhe Muzeumin Pieterson Hector,apo në Muzeumin e Aparteidit, qëndodhet ndërmjet Sovetos dhe Xhohanesburgut.
Logjika e Colbert-it se i vjen çudi kur dëgjon njerëz që nuk janë nga Afrika e Jugut t’i referohen Mandelës si‘Madiba’ më sjell ndërmend argumentin e kundërshtarëve të Nënë Terezës se asaj nuk duhet t’i referohemi si ‘nënë’ pasi nuk pati fëmijë vetë.
Mandela është ‘Madiba’ i njerëzimit ashtu si edhe murgesha shqiptare është‘nëna’ jonë. Duke mbrojtur të drejtat e njerëzve të diskriminuarnë bazë të ngjyrës së lëkurës, gjë që e bëri duke sakrifikuar lirinë e tij, Mandela dha kontributin e tij të rëndësishëm për të na rikthyer dinjitetintonë kolektiv.
https://www.facebook.com/DrGezimAlpion
Comments (0 posted)
Post your comment