Home | Opinion | * * *

* * *

image
Për vitin 2014, Papa i ka propozuar qeverisë që të shkrijë Gjykatën Kushtetuese, të shkrijë Shërbimin Informativ Shtetëror si dhe të reformojë shërbimin diplomatik, pasi sipas tij ambasada shqiptare janë kthyer në azile pleqsh.

 

 

 

Robert Papa

 

 

 

 

I prerë, i ashpër dhe i qartë ka qenë qëndrimi i gazetarit të njohur, Robert Papa, sa i takon vlerësimit të tij për 100 ditët e para të qeverisë “Rama” si dhe për pritshmëritë që ka për qeverinë për vitin 2014. Papa i ka sugjeruar kryeministrit Edi Rama të lexojë mirë votën e 1 milion shqiptarëve dhe të shkarkojë kryeprokurorin Adriatik Llalla, si pengesë për të ndëshkuar korrupsionin në Shqipëri. Për vitin 2014, Papa i ka propozuar qeverisë që të shkrijë Gjykatën Kushtetuese, të shkrijë Shërbimin Informativ Shtetëror si dhe të reformojë shërbimin diplomatik, pasi sipas tij ambasada shqiptare janë kthyer në azile pleqsh.

-Si i vlerësoni 100 ditët e para të qeverisë “Rama” dhe cilat janë pritshmëritë tuaja për qeverinë për vitin 2014?

Shteti tregoi se mund të përballet me korrupsionin me sukses, si në rastin e pallatit në det në Vlorë. Rivendosja e lidhjeve me FMN, rivendos raportet me monitorimin ndërkombëtar të financave. Këto nuk janë 100 ditët e Napoleonit, ndaj duhet ta tolerojmë Ramën pas 8 vitesh korrupsion gjigand, por nuk tolerohet ngathtësia ndaj reformave sepse ka 84 vota: Duhet shkarkuar Prokurori i Përgjithshëm, duhet shkrirë Gjykata Kushtetuese, duhet shkrirë SHIK, e duhet riformuar në dy shërbime, duhen reformuar azilet e pleqve (ambasadat tona, ende janë mediokrit e Berishës) dhe duhen çuar para drejtësisë ata që kanë vjedhur.

Sa më shpejt formula amerikane: gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë dhe sekuestrim të pasurive, thjeshtë nuk i justifikojnë pasuritë me të ardhurat. Edit, do i thoja rishiko, urgjent qëndrimin ndaj Uashingtonit.

Jo-ja ndaj lëndëve kimike, duhet zbutur, SHBA është aleati ynë i vetëm i përjetshëm. Nuk ta fal kush, nëse na ftoh me Uashingtonin. Ne këtu, na ke falas, për çdo ndihme aksesi.

-Cili është mendimi juaj për rolin e opozitës dhe si e vlerësoni raportin Berisha-Basha?

Opozita ende s’e ka kuptuar se ishin 1 milion shqiptarë që i spastruan. Loja duke vënë një kukull si Basha nuk funksionon. PD-ja do shkojë në rrugën e gjithë partive që “përmbysën” komunizmin në Europën Lindore.

E ka mbaruar misionin e saj, nuk përfaqëson as të djathtën, as anti-komunistët, as pro-amerikanët. PD-ja rrezikon të dalë forcë e tretë. Berisha duhet të dalë në pension ose të pranojë të “votohet” prapë kryetar i PD-së. PD të bashkohet me FRD, PR dhe forcat e tjera nga e djathta në një federatë, grupim, po pa Berishën dhe “dhëndrin “ e tij qesharak. Berisha nuk duhet të fryjë frymën anti-amerikane në Shqipëri. Nuk e realizon dot!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00