Home | Opinion | NATO duhet të reagojë

NATO duhet të reagojë

image
Kriza e Ukrainës do ta detyrojë NATO-n që ta rimendojë strategjinë e saj. Deri tani, NATO e kishte vendosur  principin e saj në qenien "ushtri misionesh", që mund të angazhohet jashtë territorit të aleancës edhe në konflikte të gjata...

 

 

 

Bernd Riegert

 

 

 

 

 

Kriza e Ukrainës do ta detyrojë NATO-n që ta rimendojë strategjinë e saj. Deri tani, NATO e kishte vendosur  principin e saj në qenien "ushtri misionesh", që mund të angazhohet jashtë territorit të aleancës edhe në konflikte të gjata, për shembull në Afganistan. Kjo ka gjetur shprehje edhe në vendimet për armatosjen dhe pajisjen e forcave të armatosura evropiane: më pak ushtarë, më pak njësi të rënda luftarake, por në vend të kësaj, njësi shumë të lëvizshme, të cilat mund të transportohen shpejt në zona të largëta. Papritur, në debatin publik rishfaqet fantazma frikësuese e një sulmi rus ndaj territorit të NATO-s, në krahun lindor të saj. Një skenar që ishte zhdukur nga kujtesa prej vitesh. Vërtet që ushtarakët e NATO-s nuk e kanë lënë jashtë vëmendjes edhe detyrën primare të tij, mbrojtjen e aleancës kundër një sulmi teorikisht të përfytyrueshëm me forca të armatosura. Por këtë, ende nuk e kanë marrë seriozisht. Me Rusinë në NATO u përpoq të arrihej një raport sa më i mirë partneriteti. Sot ne e dimë se për fat të keq kjo nuk ka funksionuar. Udhëheqja ruse e ka kuptuar NATO-n që prej fundit të Luftës së Ftohtë si aleancë anti-Rusi. Tani, shteteve të NATO-s do t'u duhet të merren sërish me mbrojtjen nga sulme të mundshme ruse. Që prej disa javësh, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, flet sërish për "frikësim të trupave ruse" si dhe për aftësinë dhe vullnetin e palëkundur të NATO-s, për t'i mbrojtur fqinjët e tij lindorë nga sulme të mundshme. Pas konfliktit në Gjeorgji në vitin 2008, në qarqet e planifikimit të NATO-s u mendua gjatë për skenarë të tillë, por nuk kanë patur mbështetje politike. Edhe partnerët më të rëndësishëm i NATO-s, SHBA-të kanë tërhequr në mënyrë masive trupa dhe armë nga Evropa. Ushtria ruse ka në kufirin perëndimor të Rusisë një trupë tankiste, që mund të zhvendoset lehtë, nga një territor në tjetrin. Në këtë moment, NATO ka shumë pak forcë për t’iu kundërvënë kësaj njësie. Brigadat luftuese duhet të zhvendosen njëherë që nga SHBA-të dhe Evropa Perëndimore në Lindje, në Poloni ose Estoni. 

 

Besohej se nga Rusia nuk do të vinte më rrezik ushtarak. Por gjendja ka ndryshuar. Që në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në shtator, aleancës do t'i duhet të japë një përgjigje për gjendjen e ndryshuar të kërcënimit. Planet e mbrojtjes duhet të përpunohen. Evropianët duhet të shpenzojnë sërish më tepër për armatimin. Rusia është një fuqi bërthamore. I ka modernizuar raketat e saj dhe disa i ka stacionuar në ekslavën e Kaliningradit, në kufi me Poloninë dhe Lituaninë. NATO modernizon ato pak koka me mbushje bërthamore që janë në Evropë. Aleanca punon për ndërtimin e mbrojtjes raketore, e cila më parë do të drejtohej kundër sulmeve nga Irani ose nga shtete të tjera në periferi. Ndoshta tani, në kundërshtim me planet fillestare, kjo mburojë duhet të mbrojë aleatët edhe nga armët ruse. NATO-ja duhet të reagojë, që të mbetet e besueshme. (Marrë nga DW)

 

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0