Demonstratë kundër drogës apo pro drogës?
Rrëmuja dhe lufta politike që sot acarohet si asnjëherë tjetër dhe që e shfaq këtë dukuri sa herë që afrohet data e diskutimit për ta futur Shqipërinë si kandidat në BE, nuk është për herë të parë por ka ndodhur edhe disa herë të tjera sa herë që debatohet apo afrohet data e caktuar për tu diskutuar pranimi për Integrimin në BE. Të jetë rastësi kjo?
Nga Pirro Prifti
Ngjarje të çuditshme ndodhin në Shqipëri, aq të çuditshme dhe paradoksale sa një i huaj që i sheh, habitet me hipokrizinë e njërës palë dhe pamundësinë e palës tjetër për të demonstruar të vërtetën. Ngjarjet fillojnë ashtu si pa dashur në parlament nga një ish-ministër, i cili hedh një bombë kur thotë se ushtria shqiptare transporton dhe trafikon drogë duke treguar dhe vendin ku trafikohet nga ajri droga, në një kohë që jo më pak se para disa muajsh vetë ai ka qenë ministër i asaj ministrie dhe është akuzuar për vepra të shkeljes së ligjeve të shtetit. Brenda javës, ashtu si papritur një aeroplan po në atë vend që tregoi ish-ministri dhe opozitarët e pas 23 qershorit një aeroplan privat i vogël ulet në plazhin me rërë të Divjakës dhe rrotë të thyer. Më e bukura është se policia e kap pilotin me çanta (që nuk dukej të kishin drogë) dhe një makinë që kishte drogë brenda aty afër të prishur edhe atë, e transporton me karrotrec dhe… brenda disa ditëve në Shqipëri kërcet histeria politike e opozitës duke thirrur kundër kryeministrit aktual, sikur ai po shpërndan drogë dhe qenka përgjegjës për gjithë katrahurën e drogës që ka përfshirë Shqipërinë që pas viteve 1995, të një kryeministri që ka vetëm 6 muaj qeverisje, dhe të një opozite e cila ka në krye një politikan që ka drejtuar vendin për 16 vite. Demonstrata e ditës së enjte, e organizuar me qëllimin që të largojë kryeministrin Rama dhe ta `…dërgojë në shtëpi…`, nëpërmjet parrullave absurde `Rama Ik`, si dhe debati parlamentar i po kësaj dite me akuza dhe kundërakuza midis maxhorancës dhe opozitës- ngrenë vetëm dyshimin real dhe një pikëpyetje të madhe: kush janë engjëjt dhe kush janë djajtë në këtë vend? Janë opozitarët e majmur për 8 vite që nuk ngritën as gishtin për të luftuar drogën dhe korrupsionin apo maxhoranca që po gjendet para një dukurie që populli i thotë; hajduti thërret kapeni hajdutin? Apo mos ka ndodhur që engjëjt dhe djajtë janë shartuar me njëri tjetrin dhe sot në Shqipëri kanë formën e zonjës me mjekër (Lady with Beard) e cila fitoi edhe Eurovizionin duke treguar se Europa kështu e ka të ardhmen- një shartim të shëmtuar seksi e droge?
Rrëmuja dhe lufta politike që sot acarohet si asnjëherë tjetër dhe që e shfaq këtë dukuri sa herë që afrohet data e diskutimit për ta futur Shqipërinë si kandidat në BE, nuk është për herë të parë por ka ndodhur edhe disa herë të tjera sa herë që debatohet apo afrohet data e caktuar për tu diskutuar pranimi për Integrimin në BE. Të jetë rastësi kjo? Të jetë rastësi që Berisha etiketon Ramën si Ed-eskobar i drogës, apo e ka fjalën për ndonjë nga njerëzit e tij që kërkon të mbrojë? Përse pikërisht disa javë përpara konkluzioneve të KE për ta pranuar si kandidat Shqipërinë për në BE, të ndodhë kjo zallamahi? Por le ti referohemi pak fakteve dhe realitetit që shohim. Një demonstratë e improvizuar me shoferë 8+1, me ish drejtues, midis të cilëve edhe ish drejtori i forcave speciale të qeverisë që sot është në opozitë, me përfaqësues nga Lazarati, tregon se kjo demonstratë nuk qenka kundër drogës dhe kësaj të keqeje që ka përfshirë jo vetëm këtë fshat me një emër që nuk e meriton, por pak nga pak gjithë Shqipërinë. Nuk është kundër drogës por është pro saj; nuk është kundër baronëve të drogës por kundër atyre që po japin dhjetra kg drogë çdo ditë; nuk qenka kundër drogës por qenka kundër kryeministrit që po lufton drogën; nuk qenka kundër drogës, jo, se në të po marrin pjesë persona që mbajnë përgjegjësi për mbjelljen e saj dhe persona që mbajnë përgjegjësi për luftën kundër drogës. Atëhere përse kjo zhurmë e madhe nga opozita? Nëse opozita do të ishte e interesuar të luftonte kundër kësaj dukurie, përse nuk e bëri këto 8 vjet dhe përse nuk bashkëpunon me qeverinë e maxhorancës që ti japin fund njëherë e mirë kësaj të keqeje që ka zënë për fyti Shqipërinë?
Shumë përse për të thënë një të vërtetë të thjeshtë, e cila lëndon shumë njerëz dhe ofendon inteligjencën e popullit shqiptar duke e kthyer Parlamentin shqiptar në një tragji-komedi në të cilën fajtorët fajësojnë të pafajshmit. Dhe ka një të vërtetë në këtë mes. Opozita jo vetëm që duhet të ngrinte zërin ndaj një padrejtësie apo kërkimi llogarie, por opozita po ulëret, opozita po çirret, opozita po akuzon njëlloj si një i sëmurë psikik paranojak ja hedh tjetrit fajin për fajet që i ka në kurriz vetë. Si ka mundësi që për 8 vjet media dhe populli nuk dëgjoi gjë për drogë përveç se për raste sporadike, kurse menjëherë sapo doli në opozitë, ajo akuzon maxhorancën madje parashikon dhe paralajmëron se droga trafikohet me avionë, dhe madje madje droga do të trafikohet edhe me nëndetëse? Mjeti më i mirë për tu mbrojtur është sulmi dhe opozitarët e njohin mirë këtë taktikë anti-shtet. Maxhoranca është përpara një sfide të madhe për të nxjerrë fajtorët para drejtësisë, dhe nëse vonon, efekti boomerang është fare afër kokës së saj. Prandaj duhet gjakftohtësi për të gjetur të vërtetën dhe fajtorin apo fajtorët. Rëndësi ka që Shqipëria të fitojë, që Shqipëria të fitojë statusin e kandidatit, që opozita të mos pengojë këtë rast sepse, çdo vonesë do të jetë në dëm të popullit dhe jo të politikanëve. Njihet dhe është fare qartë imitimi që bëjnë disa politikanë, të cilët vërtisin fatet e Shqipërisë në duart e tyre, njihet pëlhura e Penelopës që qepej ditën dhe shqepej natën. Këtë po bën dikush apo disa në Shqipëri që prej 24 vitesh duke e vonuar dhe duke i krijuar telashe popullit që kërkon punë, qetësi, drejtësi, luftë kundër korrupsionit, dhe luftë kundër drogës.
Përse politikanët e opozitës po pengojnë dhe krijojnë vështirësi që do të lënë pasoja të pariparueshme për Shqipërinë dhe shqiptarët nëse nuk integrohemi në BE? A ja vlen kjo demonstratë për të mirën e Shqipërisë, apo vlen për të mirën e dikujt që prodhon e trafikon drogë? ....
Comments (0 posted)
Post your comment