Home | Opinion | Gjuhë më të butë!?

Gjuhë më të butë!?

image
Gjuha nuk ka kocka, por kocka thyen....eee kështu duhet të jetë...

 

 

 


Nga Besi Bekteshi

 


Faza e parë e atyre që kanë bërë plan destabilizmin e vendit u realizua. Të ngrihen tonet deri në atë pikë, sa që të vendosen përballë njëra tjetrës, skalionet e partive. Tanimë kemi të bëjmë me “kohën e kolerës”, kur gjuha pret më shumë se shpata dhe kur tonet janë kaq të larta...sa që shoqëria po pret si pasojë...edhe përplasjen finale. Padyshim nga njëra anë është dara që shkul “dhëmballë të mafies dhe në anën tjetër grushti” që do të dërmojë....!!

Nuk ka dyshim se kjo gjë vjen se njëra palë nuk është në kuvend dhe nuk respekton fillimin e demokracisë që është zgjidhja e praktikave demokratike dhe të elementëve kundërshtues në parlament. Praktikisht nuk njohin parlamentin shqiptar dhe praktikisht nuk duan të njohin institucionet dhe po praktikisht nuk duan të njohin qeverinë dhe praktikisht duan ta hedhin në tokë atë....duke bërë ose marrëveshje për bashkëqeverisje, ose të kalojnë në zgjedhje të reja. Por praktikisht nuk duan as këtë as atë...duan vetëm destabilizimin e demokracisë dhe daljen në sytë e botës si vendi më i fëlliqur politikisht në Europë. Se mos është hera e parë dhe se mos është vetëm PS-ja që vepron kështu....!
Kanë një parim të tilla manovra...që shfrytëzojnë...ose që pastaj marrin emrin mafie apo krim i organizuar...mafie tokash dhe “kapje shteti nga familja kryeministrore” por edhe akuza për të marrë dhe të çmendur në të dy anët. Po kanë një parim...të tregojnë se nuk ka një anë ku të shikohet ndershmëri, racionale, transparencë....dhe ndjenjë kombëtare.

Mirëpo sikur ta marrin se akuzat janë të drejta në të dy anët....!?? Çfarë do të thotë për ne? As më pak as më shumë...do të thotë se...jemi në politikëbërje...delikuentësh që nuk bëjnë asgjë tjetër...por sundojnë në saj të forcës së krimit duke zvarritur shtetin dhe shoqërinë rrëshqanë. Sikur të besojmë se të dy palët me gjuhën e tyre “që thyen kocka”....kanë të drejtë. Nga anët e jugut deklarojnë se: Gjuha nuk ka kocka, por kocka thyen....eee kështu duhet të jetë, por me ndihmën e dhëmbëve besoj. Është shumë interesante se sa herë jemi afër disa integrimeve dhe ngritjeve politike...aq herë, dikush tenton të “revolucionarizojë situatën” deri në vendosje të zjarrit, si shtetit dhe shoqërisë. E bëjnë me organizime financiare që shqiptarët të lejnë leshtë e kokës, dhe pastaj të fillojë revolucioni...apo e bëjnë se...kutitë duhen hapur për të parë...krimin...kjo nuk ka rëndësi, por ama dikush mundohet të rrëzojë imazhin dhe shoqërinë tonë së bashku me shtetin, në një greminë të madhe. Ambasadori Bosch...tani kërkon të ulen tonet dhe të bëhet debat dhe marrëveshje në kuvënd. Bukur shumë...por ama kur dikush nuk shkon në kuvend, se konteston pikërisht kuvendin...si do të bëhet!!? Edhe i njoh edhe nuk i njoh zgjedhjet...edhe i njoh dhe nuk i njoh mandatet...edhe e njoh dhe nuk e njoh ligjin aktual....njoh dhe nuk njoh...ndërkombëtarët dhe i njoh dhe nuk i njoh....shtetin e Berishës...jo e jo!! Ky është edhe profili kontestues i opozitës. Pastaj kutitë...një histori në vete kjo....kutitë në të cilat ka “krim elektoral” thotë Rama dhe PS. Krimi i bërë nga dy, dhe që faj ka vetëm njëri...në qoftë se ka krim!! Nejse është e kotë tashmë...sepse kutitë janë elementi  provokator....për të nisur beteja e madhe e revolucionarëve të vitit 2009.

Dihet se vetëm për një radio stacion...Gjermania e asaj kohe...pushtoi lindjen....dhe kutitë...një farë radiostacioni janë në fakt. Në anën tjetër...Berisha ka deklaruar “mafien e re” dhe tonin e lartë kundër saj...me emra dhe mbiemra. Janë plot dhe kanë plot...dhe arrijnë të mbledhin edhe turma. Po ka edhe një diçka...sepse ne mbajmë mënd...shumë, shumë, “dukë dhe markezë” krimi dhe mafie...në acarim elektoral të vitit 2005. Eeee sa shumë!?? Po, shumë emra dhe mbiemra...që sot janë vërtetë markezë me papion dhe kollare, me miliona...në euro, dhe kapitale të mëdha...po po, janë edhe sot. Premtime për dokumente dhe fakte për mafien....dhe....!?? Sa mafiozë dhe komunistë dhe neokomunistë të pasuruar...që kanë dalë si emra dhe mbiemra...kanë prosperuar nga që Berisha harron ose ekzaltohet dhe pastaj ose vjen ndonjë marrëveshje, ose puna shkon deri aty, sa shumë kush bindet se ka qenë një “trend berishian” edhe premtimi për darë dhe dhëmballë.
Po jo jo...Berisha e ka zëmrën e butë...dhe si verior që është...harron dhe zbutet, sepse ka vetëm momentin e parë të acarimit ashtu. Jo më tepër...në se mund të besohet kështu.

Po po, ai është një person që toleron....në drejtim të mos mbajtjes së premtimi për operacione dhëmbësh dhe dhëmballësh, që të tjerët kur i premtojnë...i mbajnë dhe me shumë rigorozitet. Bie fjala besoj më shumë te Rama në përdorim grushti...dhe te revolucionarizmi i falangave të organizuara në të majtën ekstreme dhe staliniste. Ato po që e mbajnë fjalën, dhe e çojnë shtetin për “kumblla”...pastaj. Sepse i merr malli shpesh për një revolucion, për një ndeshje të madhe, për një luftë...kësaj radhe për “demokraci”.
Ku asnjë prej tyre nuk largohet nga justifikimi për “demokracinë e cunguar nga Berisha dhe PD-ja....por edhe LSI-ja dhe Meta”. Sepse dikush ju ka thënë diçka. Shikoni...në fund të fundit...si Europa dhe Amerika...më të fortit do ti japin dorën. Sepse e kanë zakon këtë gjë...të marrin me sulm si gjithmonë çdo kala. Më e bukura është e jashtëzakonshmja në realitetin kockëthyerës, dhëmballshkulës dhe grushtpërdorues...në Shqipëri. Berisha që sulmon të pasur dhe një dorë...të tillë për krim dhe mafie dhe që vetë është përfaqësuesi politik i së djathtës...dhe Edi Rama që mbron këtë tarikat...dhe është përfaqësuesi i të majtës. Lidhje e jashtëzakonshme politike dhe patjetër një nga çuditë e “mirë shpjeguara” të politikës shqiptare. Të shpjeguara me pushkatimin dhe internimin apo edhe eliminimin e plotë të borgjezisë impreditorialiste dhe asaj tregtare shqiptare në kohëra. Krijimin e së resë nga vazhdimi i tentakulave të PPSH-së dhe patjetër dhe iniciativës private me mafien e sajuar dhe të një forme nga ameba deri te shumëqelizori .....në Shqipëri. Një kthim kokëposhtë i skemës  që të lë të kuptosh se PS-ja ka aristokraci dhe borgjezë të pasur në sistem piramide politike...dhe PD-ja...që tashmë i ka identifikuar dhe kërkon ti lirojë nga pushteti ekonomik që e kanë forcuar nga miku i madh i tyre, kreu i Bashkisë dhe ai i PS-së, por edhe i opozitës. Tashmë akuzat në dy anë kanë të bëjnë me mafien dhe krimin...po vetëm me këto dhe situata është tejnxehur jo kaq shumë nga kutitë...se sa nga veprimet e tokave dhe ndërtimeve. Po është pikërisht kjo gjë që po acaron edhe ato persona që nuk duan të acarohen. Tani po përgatitet terreni i përplasjes midis pushteteve. Në njërën anë shteti si ekzekutiv qendror dhe pushteti vendor i komanduar nga socialistët. Po përgatitet paralizimi i ekonomisë dhe veprimeve që paralizojnë edhe jetën shoqërore. Ndarja e personave me bindje politike të kundërta, në pushtetet e ndryshme si gjyqësor dhe prokurori, por edhe në shëndetësi dhe arsim. Po ashtu destabilizim institucionesh...për kauzën e lirisë dhe votës...për të bërë të mundur ngritjen e barrikadave shoqërore dhe pastaj pse jo edhe ato institucionale, ku firmat dhe vulat, por edhe lidhjet e ndërsjellta të mbyllen dhe mos funksionojnë. Organizim masiv të shoqatave medemek të pavarura por që tashmë duhet të “revolucionarizohen” dhe të bëhen animuese të masave...me ngacime nga më të ndryshmet në shoqëri dhe politikë. Krijim i shkaqeve që acarojnë politikën dhe shoqërinë...por edhe ngarkimi i “kamikazëve” ideologjikë për të realizuar pastaj edhe individen dhe personin që “persekutohet” nga Berisha dhe shteti. Padyshim që po përgatitet një situatë e keqe dhe fortësisht kompromentuese për demokracinë dhe shtetin shqiptar...që si përfundim të ketë ndalimin e iniciativës amerikano-europiane për të shpejtuar integrimin e Shqipërisë në BE. Për këtë janë edhe mediat dhe testatat e ndryshme që do të krijojnë edhe situatën tension....pavarësisht se në anën tjetër edhe PD-ja, por edhe Berisha ka sistemin e tij mediatik...që funksionon. Mund të konsiderohet përplasje e tretë....vitet 1990-92...1996-97 dhe tashmë 2009-2010. Nuk janë të njëjtit njerëz në mënyrë absolute...por janë elementët e plotë të trashëgimisë komuniste dhe staliniste, që nuk ju bën asgjë përshtypje se digjet vendi dhe prishet shoqëria. Ju bën përshtypje vetëm pasurimi i tyre dhe lidershipi politik që jua siguron këtë pasurim. “Reflektimet e ultimatumet” për kutitë, familja kryeministrore...por edhe veset Rama dhe mafia trojeve....janë fillimi në qoftë se dikush ka bërë plan për fundin. Tanimë mbas fjalëve të mëdha... Berisha shpalli “Këshillin Ligjor” i cili do të çmontojë sipas tij “mafien e kollarisur” dhe me sa duket do të formojë infrastrukturën kundër atyre, që ai mendon se janë mafia ndërtimit...dhe që drejtohet po sipas tij nga Rama. Por edhe ky i fundit ka krijuar sloganin e ri “hap kutitë ose largohu” në të gjithë Shqipërinë...dhe me sa duket po ndërton infrastrukturën pasuese, të largimit të Berishës. Tanimë jemi në kohën e sasisë së gjuhës kockëthyrëse e cila mund të pasohet, por që do të shoqërohet me veprime. Por...janë edhe ndërkombëtarët...çfarë do të bëjnë?
Gjuhë të butë...por a mjafton?
 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00