Politikanë të profesionit...politikan!!?
Dhe mbi 20 presidentë amerikanë kanë lidhje me drejtësinë dhe politikën si studim...
Nga Besi Bekteshi
Përpara një viti, pikërisht 5 Nëntorin e vitit 2008, SHBA-të u zgjuan në mëngjes me Presidentin e ri të tyre Barack Obama. Në këtë ditë jo vetëm shteti më i rëndësishëm i botës, por edhe më i fuqishmi ekonomikisht dhe politiko-ushtarakisht, kishte një President të një kategorie tjetër si në racë dhe mund të themi edhe religjion. Amerikanët ndenjën në radhë dhe arritën të kenë një president me ngjyrë dhe afroamerikan, me origjinë pikërisht nga Afrika dhe pse jo me babain të religjionit mysliman. Amerika si gjithmonë, tregonte se kërkonte ndryshim dhe se këtë ndryshim e kërkonte nëpërmjet zgjedhjeve. Amerika sot, ka zbehur disi përkrahjen për Presidentin Obama, por...ajo është në rrugën e kalimit të udhëkryqit krizë dhe të marrëdhënieve të tronditura ndërkombëtare.
Obama është pikërisht politikani që përkthehet në profesionin-politikan të vërtetë, i lauruar në drejtësi dhe fillesa politike që kanë të bëjnë me universitetet “Columbia University” dhe në “Harward Law School” që pastaj ka dhënë mësim si konstitucionalist në Universitetin e Chicago-s, për të drejtat civile, dhe një politkbërje si aktivist i madh në komunitetin e tij të këtij qyteti. Por po të shikojmë biografitë del se Bill Klinton ka mbaruar “Yale Law School” për drejtësi dhe mbi 20 presidentë amerikanë kanë lidhje me drejtësinë dhe politikën si studim.
Nikolas Sarkozy është lauruar në drejtësi dhe specialitet shkenca politike në “Institut d’eludes politiques de Paris”. Kurse Fraçois Mitterrand është lauruar në “Shkencat Politike dhe Drejtësi” në “Institutin e “Rue de Vaugirard” në Paris. Por edhe miliarderi politikan Silvio Berlusconi ka mbaruar shkëlqyeshëm “Universitetin Statal” për drejtësi-jurisprudence. Tony Blear ka kryer drejtësi në “Oksford” në “St John’s College” dhe po Margaret Thatcher në “Oksford” për kimi dhe laureuar si specializim në avokati. Janë edhe shumë liderë dhe politikanë të lartë në botë që kanë mbaruar në drejtësi dhe politikë...dhe ky është një ndryshim i madh me ne sot. Ku e kam fjalën?! E kam fjalën se të dalë nga komunizmi...pothuaj të gjithë politikanët tonë ishin prodhim i natyrshëm i shkollës komuniste dhe jo kaq shumë komuniste, se sa enveriste akademike, dhe kryesisht jo politike. Ne fakultetin e drejtësisë, e kishim me të drejtat e “mbrojtjes dhe akuzës në emër popullit” dhe pa avokatinë. Kurse si shkenca politike kishin “Institutin Marksist Leninist” të Nexhmijes.
Ato që kishin mbaruar jashtë shtetit “drejtësi apo shkenca politike” o ishin pushkatuar, ose kishin vdekur, ose ishin përjashtuar nga jeta shoqërore dhe jo më ajo politike, po e po...atëherë çfarë? Atëherë...në politikën e lartë të shqiptarëve, do të vinin të studiuarit ose në shkenca të tjera që nuk kanë të bëjnë me politikën...ose më vonë të studiuarit për forcë, në universitetet tona që i kishte “marrë lumi” përsa i përket drejtësisë. Zoti Berisha në një lloj sinqeriteti të qartë, pranon disa herë se “kanë qenë të pa përgatitur për politikë” por ja që historia jonë është se në krye të politikës...ka shumë edhe sot që në fakt kanë mungesa të mëdha të koherencës me ligjin. Pa përmendur mungesën e madhe të politikës dhe politikanit si profesion. Sot ka një brez që po studiohet....por do kohë që ky brez të vijë në pushtet realisht. Ka më shumë se 19-të vite dhe po ti shtosh edhe 50 të tjera të diktaturës...që ligji është gjëja e fundit, i cili del përpara syve të politikanëve shqiptarë. Sa ndikim ka studimi i liderëve dhe “kryeliderve”. Patjetër që në demokraci ka të bëjë shumë. Janë pamjaftushmërisht të bindur, se ligji është diçka që politikisht duhet të veprojë dhe zbatohet rigorozisht. Aq më tepër se nga të gjitha anët...deklarohet ....ky është i marrë dhe ai tjetri është i marrë....!?? Të gjithë kështu..që nga kohët e dikurshme...momenti ka bërë që të thuhet...ai është i marrë!!.
Momenti vjen se të “marrët” po politikojnë dhe po qeverisin dhe po kryesojnë dhe po...!?? Nga kjo del se të marrët më tepër janë poshtë...se sa lart, nga që ato që konsiderohen të marrë votohen më shumë. Në të vërtetë askush nuk është i tillë, por mungesa e madhe është se nuk janë politikanë të instruktuar, nuk janë të dalë nga shkollat e qarta politike dhe të drejtësisë dhe sidomos nga trashëgimitë e sigurta të shkollës juridike dhe politike. Ose për më tepër nga trashëgimia....politike dhe e sigurisë politike enveriste. Që në fund të fundit të qeverisin me bindjen te ligji, te kontrolli mbi të dhe në zbatim të tij. Sepse shikohet në drejtimin e partive, në shtetërim, në parlament, në ekonomi dhe sidomos në pozitë dhe opozitë...sidomos në këtë të fundit në lejimin i koncepteve “moderne” si në ligjësi politike ashtu dhe jetë private me ligjësi anormale.
Nuk është shumë bravurë që kryeministrat, presidentët, liderët e partive nuk i kemi të këtij shkollimi. Jo nuk është aspak. Sepse emotiviteti, drejtimi dhe organizimi në mënyrë të qartë...nuk priren nga ligji. Janë pikërisht mungesa e drejtimit dhe organizimit të partive që shkon në këtë mënyrë edhe në qeverisje dhe opozitë. Sepse ligji dhe rregullat ligjore, por edhe politika...në këtë lloj mungese profesioni sjell pikërisht këtë demokraci që kemi sot. Sjell që në çdo moment të gjithë të ngatërrohen dhe përvetësojnë “ligjin” duke e bërë të tyrin. Sjell që të gjithë ligjin e kanë për vete, sjell që në fund të fundit si artistët, doktorët, historianët, fizikantët, matemacienët, inxhinierët, mësuesit dhe agronomët...të talentojnë në politikë me talentin e tyre dhe sidomos me principet e profesionit që realisht kanë. Tanimë ka ardhur koha që të drejtojnë profesionistët në politikë dhe patjetër që është vonë, por si gjithmonë...më mirë vonë se kurrë. Sepse sidomos kur “artisti-piktor” arrin të bëjë “politikantin” dhe kur këtë politikë e bojatis me ngjyrën e arsyetimit “aty për aty”, ose se “kështu ka mendimin miku im”...atëherë edhe partia, por edhe institucioni, ngjyrosen në ylberin e madh që ato që e kapërcejnë...pastaj bëjnë be lirshëm se ...nuk janë më ato!!
Comments (0 posted)
Post your comment