Home | Opinion | Një shtet që s'ka drejtësi!

Një shtet që s'ka drejtësi!

image
Rilindja erdhi në pushtet me sloganin "Rilindja" për një shtet demokratik dhe ligjor. Çfarë po ndodh aktualisht? Një lojë e turpshme në sy të gjithë opinionit publik dhe ndërkombëtar... Ambasadori Arvizu tashmë e ka kaluar vijën e kuqe! 

 

 

 

Nga Gjin Musa   

 

 

 

 

Politika shqiptare mjerisht në këto 23 vite vetëm na ka zhgënjyer, të majtë dhe të djathtë. Janë brumi i gatuar në magjen e Partisë së Punës. Rilindja erdhi në pushtet me sloganin "Rilindja" për një shtet demokratik dhe ligjor. Çfarë po ndodh aktualisht? Një lojë e turpshme në sy të gjithë opinionit publik dhe ndërkombëtar... Ambasadori Arvizu tashmë e ka kaluar vijën e kuqe! “Na është bërë burri i nënës”, më thotë një miku im për ambasadorin Arvizu. Ç’ishte takimi urgjent me kryeparlamentarin Meta? Tashmë është e kuptueshme se nuk kemi politikanë, nuk kemi burrë shtetas, tërhiqemi zvarrë nga diplomatët e huaj të akredituar në Shqipëri. Në cilin vend të botës demokratike, ambasadori bëhet zot shtëpie në shtëpinë e huaj? Jo, në asnjë vend të botës, ambasadori ka vendin e vet, vëren dhe vëzhgon po kurrë nuk ndërhyn në punët e brendshme të shtetit. Cili ambasador i Shqipërisë kudo në botë, ka tagrin të veprojë kështu siç veprojnë diplomatët e huaj në vendin tonë!? 

 

 

Po vendi ynë nuk është, të tjerët po luajnë teatro me Shqipërinë. Ku është parlamentarizmi shqiptar, çfarë bën Ministria e Jashtme që nuk e vë kufirin tek thana për diplomatët e akredituar në Shqipëri? Kaq të pa zotët jemi, sa edhe po të hamë bukën tone u dashka marrë leje të huajve?! U dashka z. Arvizu të ndërhyjë për dhënien e dënimeve nga drejtësia?

 

Lirimi i Fullanit është turpi i turpit për drejtësinë dhe shtetin shqiptar. Çfarë kërkojnë në burgje mijra shqiptarë, o zoti kryeministër, që janë dënuar për krime të rëndomta? U dashka të boshatisesh bankat e vendit që të mos qëndrosh në qeli?

 

 

Qeveria dhe parlamenti kurrë të mos e mendojnë se janë të pandëshkueshëm. Populli tashmë po shkon drejt një zhgënjimi të pakthyeshëm. Politika ka dalë jashtë binarëve, rrena dhe mashtrime, njeri të paaftë në parlament dhe në qeverisje. Pse kjo gjendje z. Edi Rama? Po i frikësohesh Berishës? Kështu do zbardhen ngjarja e Gërdecit, 21 Janari, e mijëra dosje tjera të pushtetarëve? Ku po e çoni Shqipërinë? Drejt perëndimit apo drejt mjerimit dhe korrupsionit?

 

 

Shqipëria është pa shtet dhe pa drejtësi! Sot, drejtësia Shqiptare është groposur përfundimisht. Tani duhet një mobilizim total i shqiptarëve të ndershëm, për të përmbysur diktaturën që po na mban peng. Nuk jeni ju që qeverisët dje, dhe ju që qeverisni sot gjithçka. Populli është forca kolosale e cila di të përmbysi diktaturat dhe padrejtësitë. Sot, çdo shpresë ka vdekur se Shqipëria ka shtet dhe ligje... Ky ishte përfundimi i turpshëm, po edhe pritej... Tani populli do të dijë të bëjë ligj dhe shtet. Ka ardhur koha për ta rimarrë atë që kemi humbur në gjitha këto vite "demokracie".......

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0