Home | Opinion | Revolucioni i Junckerit

Revolucioni i Junckerit

image
Junckeri kërkoi një ndarje të përhershme, të detyrueshme të refugjatëve dhe azilkërkuesve në të gjitha shtetet e BE. Kjo nuk është më pak se një revolucion, sepse sot janë vetëm pesë shtete që pranojnë 90% të refugjatëve që vijnë.

 

 

 

Bernd Riegert

 

 

 

Me pasion evropian dhe thirrje plot me ndjenjë u përpoq Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker që t'ua bëjë të shijshme 28 qeverive të BE ndryshimin e kursit në politikën e refugjatëve dhe të azilit. Kështu si tani nuk mund të vazhdohet më tej, tha Junckeri në përshkrimin e tij të errët të gjendjes aktuale. Këtu ai ka padyshim të drejtë. Po nëse propozimet e tij për të hequr dorë nga sistemi i deritashëm i rregullave mund të zbatohen, kjo është e diskutueshme.

 

Junckeri kërkoi një ndarje të përhershme, të detyrueshme të refugjatëve dhe azilkërkuesve në të gjitha shtetet e BE. Kjo nuk është më pak se një revolucion, sepse sot janë vetëm pesë shtete që pranojnë 90% të refugjatëve që vijnë. Në maj, Komisioni Evropian kërkoi për shkak të gjendjes akute ndarjen e 40.000 refugjatëve në shtete të ndryshme, tani kërkesa është për 160.000 vetë. Që atëherë shtetet anëtare e refuzuan me shumicë këtë direktivë. Pse duhet ta miratojnë tani? Ngritja e një sistemi krejt të ri azilimi - dhe kjo do të thotë prezantimi i një çelësi të përhershëm të shpërndarjes së mbi 160.000 vetëtve- është ende larg. Shefi i Komisionit Evropian, Juncker, i cili megjithatë ka kancelaren në anën e tij, ka ende një luftë të gjatë për të bërë.

 

Rezistencën Junckeri dëshiron ta thyejë siç ka bërë dendur, përmes qeses së parave: shtete anëtare, të cilat nuk pranojnë fare ose shumë pak refugjatë dhe azilkërkues, duhet të paguajnë 6000 Euro për kokë. Shtete anëtare që pranojnë më tepër refugjatë se ç'duhet të pranonin sipas kuotës që do të prezantohet, do të marrin 6000 Euro për kokë.

 

Junckeri dëshiron që barrën e regjistrimit të parë dhe të procedurave të azilit ta kalojë nga "shtetet e frontit" Itali, Greqi dhe Hungari në të gjitha 28 shtetet. Këtë lloj solidariteti, shtetet anëtare e kanë refuzuar deri tani. Ky do të ishte fundi i sistemit jofunksionues të Dublinit, të cilit Greqia dhe Italia nuk i përmbahen prej vitesh dhe të cilin Gjermania e eleminoi faktikisht përmes vendimit për të lejuar të udhëtojnë për në Gjermani refugjatë nga Hungaria përmes Austrisë.

 

Në sistemin e ri të azilimit bëjnë pjesë edhe qendrat e pranimit, kthimi më i shpejtë i azilkërkuesve të refuzuar dhe i migrantëve të thjeshtë ekonomikë si dhe një sigurim më i fortë i kufijve të jashtëm të BE. Veç kësaj, një listë e detyrueshme shtetesh të sigurta do të pakësojë numrin e njerëzve që vijnë në Evropë.

 

Jean-Claude Juncker e di se propozimet e tij nuk do të bëjnë që BE të pranojë më shumë njerëz se deri tani. Por kushtet, refugjatët dhe azilkërkuesit do të menaxhohen më mirë.

 

Por në përgjithësi Evropa nuk është e mbingarkuar. Numri i përgjithshëm i refugjatëve që pranon BE është "modest" krahasuar me shtetet fqinjë të Sirisë, pranon shefi i Komisioni Evropian. Të hënën e ardhshme (14.09), kur ministrat e Brendshëm të 28 shteteve anëtare të diskutojnë paketën e propozimeve të Junckerit, do të dalë në pah nëse është i zbatueshëm ky kurs apo jo. Në rast nevoje, shumë masa mund të imponohen edhe me vendime të shumicës kundër vullnetit të shteteve të veçanta. Çështja se si mund t'i detyrosh refugjatët, që të vendosen në një shtet, i cili nuk dëshiron t'i ketë dhe të cilin ata nuk e dëshirojnë as vetë, mbetet pa përgjigje.

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0