Home | Opinion | Kaosi në BE vazhdon

Kaosi në BE vazhdon

image
Nëse bërthama e vjetër e Europës dëshiron të arrijë pranimin e politikave të saj nga të gjitha vendet e BE-së, duhet t’i marrë po aq seriozisht sa popullsinë e vet edhe problemet e njerëzve të thjeshtë në shtetet e reja anëtare. 

 

 

Robert Schwartz

 

 

 

Edhe një fitore e tillë dhe ne jemi të humbur”, mund të ketë menduar ndonjë politikan europian pas votimit të ministrave të Brendshëm të BE-së për kuotat e refugjatëve sipas parimit të shumicës. Pazarllëku i vazhdueshëm në lidhje me marrjen e njerëzve të dëshpëruar, të cilët janë të detyruar t’ia kthejnë shpinën atdheut të tyre për shkak të luftës dhe mjerimit, është   i turpshëm. Shifrat e negociuara janë kapërcyer prej kohësh, vetëm në Gjermani priten pesë herë më shumë refugjatë deri në fund të vitit. Përmes arritjes së marrëveshjes gjatë mosmarrëveshjeve, ideja e lartë europiane ka pësuar një dëmtim, pasojat e të cilit askush nuk mund t’i parashikojë. Nuk është hera e parë në historinë e BE-së, që interesat kombëtare të llojeve të ndryshme dalin përtej solidaritetit të nevojshëm të komunitetit europian.

Britania, Franca dhe Gjermania kanë dhënë në të kaluarën shembull Kuarteti i të “këqijve” në Europë. Tani janë katër europianët e rinj, që pengojnë. Në krye Kryeministri hungarez, Viktor Orban. Kuota duhej të ishte në fakt në interes të tij, sepse Hungaria lehtësohet nga BE-ja pas fluksit të madh të refugjatëve në muajt e fundit. Polonia dhe shtetet baltike kanë qenë të parat që kanë kundërshtuar kuotat e marrjes së refugjatëve. Pak para mbylljes së portës, ata bënë një kthesë pragmatike dhe tani quhen papritmas të “mirët” në Europë. Në kuartetin e të “këqijve” që votuan kundër kuotave, bëjnë pjesë përveç Hungarisë, Rumania, Sllovakia dhe Republika Çeke. Presidenti rumun Klaus Iohannis ka humbur kështu një shans të madh për ta profiluar veten si një europian i bindur.

Për shkak të paqes së brishtë të politikës së brendshme në Bukuresht, ai preferoi që ta sillte lojën e vogël nacionaliste të autoktonëve në Bruksel. Kryeministri sllovak Robert Fico bëri të ditur madje se do të ngrejë padi në Gjykatën Europiane kundër vendimit. Edhe homologu i tij çek Bohuslav Sobotka e kundërshtoi sistemin e kuotave, por ai do të heqë dorë nga padia. Ndryshe nga Sllovakia, Republika Çeke dhe Rumania kanë ndërmend ta zbatojnë në fund të fundit vendimin. Nuk ka barazim të kushteve të jetesës. Një argument i “së keqes” megjithatë duhet të pranohet në Bruksel: Nuk është e pranueshme që të kërkohen të njëjtat standarde në sjelljen me refugjatët dhe azilkërkuesit, pa krijuar më parë standarde të krahasueshme për qytetarët në të gjitha vendet e BE-së. Në paketën e përgjithshme, që do të duhej të ishte bërë gati, bën pjesë sigurisht edhe politika e përbashkët financiare dhe ekonomike. Shumë të mëdha janë dallimet mes vendeve të pasura dhe të varfra në shtëpinë e përbashkët europiane.

Nëse bërthama e vjetër e Europës dëshiron të arrijë pranimin e politikave të saj nga të gjitha vendet e BE-së, duhet t’i marrë po aq seriozisht sa popullsinë e vet edhe problemet e njerëzve të thjeshtë në shtetet e reja anëtare. Që me krizën greke, BE-ja ka filluar të lëkundet. Tani kriza e refugjatëve do ta trondisë akoma më shumë strukturën e lodhur. Do të ishte e papërgjegjshme që të vihet në qendër të politikës së BE-së sigurimi i kufijve të jashtëm dhe ndihma masive në lidhje me Sirinë, duke neglizhuar gjendjen në shtëpinë tënde. Pasojat e një politike të tillë janë tashmë të dukshme. Gjithnjë e më shumë njerëz distancohen nga elitat politike, po përhapet mosbesim dhe zemërim, rrymat populiste dhe ekstremiste po forcohen. Një krizë e rendit demokratik do të ishte gjëja e fundit, për të cilën BE-ja ka nevojë tani. “Ne do t’ia dalim”, kështu i motivon Kancelarja Angela Merkel vazhdimisht partnerët e saj. Por askush nuk duket se e di me të vërtetë si do të arrihet kjo. Aq më pak pas samitit të BE-së. Kaosi europian kalon në raundin e tjetër.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00