Home | Opinion | A po shkon drejt rënies Perëndimi?

A po shkon drejt rënies Perëndimi?

image
Ne jemi larg nga të pasurit një grup porosish dhe politikash për të na drejtuar nga një e ardhme më e sigurt. Nuk është çudi atëherë, që popullatat perëndimore të shohin përpara me një lloj parandjenje...

 

 

Nga Robert Skidelsky

 

 

Kasaphana terroriste në Paris ka sjellë edhe një herë në vëmendje retë e stuhisë që po mblidhen mbi shekullin e 21, duke zbehur shpresën që Europa dhe Perëndimi pati pas rënies së komunizmit. Duke marrë parasysh rreziqet gjithnjë e në rritje dita ditës, ia vlen të theksohet se çfarë mund të na presë.

 

Megjithëse profecia është e kotë, një pikë e pranueshme janë pritshmëritë në rënie. Siç raporton edhe Instituti i Kërkimeve Shoqërore Ipsos MORI: “ideja e një të ardhme automatikisht më të mirë për brezin e ardhshëm është zhdukur në pjesën më të madhe të perëndimit”.

 

Në vitin 1918, Oswald Spengler botoi Rënia e Perëndimit. Sot fjala “rënie” është një tabu. Politikanët tanë e shmangin atë për të përdorur fjalën “sfida”, ndërsa ekonomistët tanë flasin për “stanjacion laik”. Gjuha ndryshon, por besimi që qytetërimi perëndimor po jeton në kohë (dhe para) borxh është i njëjti.

 

Përse ndodh kjo? Zakonisht e lidhim këtë me një reagim të zakonshëm ndaj standardeve në amulli të jetesës. Por një arsye më e madhe, që ka depërtuar në kuptimin publik është dështim i perëndimit, pas rënies në Bashkimit Sovjetik, për të krijuar një mjedis të sigurt ndërkombëtar për përjetësimin e vlerave dhe mënyrës së tij të jetesës.

 

Shembulli më urgjent i këtij dështimi është shpërthimi i terrorizmit islamik. Vetëm, terrorizmi mezi është një kërcënim ekzistencial. Çfarë është katastrofik është kolapsi i strukturave shtetërore në shumë shtete nga të cilat vijnë terroristët.

 

Bota islamike ka 1.6 miliard njerëz ose 23 për qind të popullatës botërore. Një qind vjet më parë ishte një nga rajonet më paqësore të botës; sot është më i dhunshmi. Ky nuk është një shqetësim “i vogël” të cilin e parashikoi Francis Fukuyama në manifestin e tij të vitit 1989 “Fundi i Historisë”. Përmes fluksit masiv të refugjatëve, mungesa e rendit në Lindjen e Mesme godet në zemër të Europës.

 

Kjo lëvizje e njerëzve ka pak lidhje me “përplasjen e civilizimeve” parashikuar nga Samuel Huntington. E vërteta është se nuk pa pasur ndonjë pasardhës të qëndrueshëm të perandorisë otomane, britanike apo franceze që ruanin paqen në botën islamike. Ky kryesisht, por jo plotësisht, është  faji i kolonizatorëve europianë, të cilët në grahmat e fundit të perandorive të tyre krijuan shtete artificiale për të kompensuar shpërbërjen.

 

Pasardhësit e tyre amerikanë nuk ia kanë dalë më mirë. së fundmi pashë filmin “Lufta e Çarli Uillson”, që tregon si Shtetet e Bashkuara armatosën muxhahidët që luftonin sovjetikët në Afganistan. Në fund të filmit, teksa klientët e mëparshëm të Amerikës ktheheshin në Talebanë, Uillson, politikani amerikan që i dha atyre paratë, citohet të thotë “ne arritëm një fitore të madhe, por e katranosëm fundin e lojës”.

 

Kjo “katranosje” është një kërcënim i vazhdueshëm që vjen nga ndërhyrjet ushtarake të amerikanëve që nga Lufta e Vietnamit. SHBA-ja çon sasi të madhe armësh, direkt ose duke armatosur grupet opozitare, dërrmon strukturat vendore të qeverisë dhe më pas tërhiqet duke e lënë vendin në kasaphanë.

 

Nuk ka gjasa që politika amerikane të reflektojë idenë e një bote perfektë, në të cilën largimi i diktatorëve është e njëjta gjë me krijimin e demokracive. Në vend të kësaj, besimi në rezultate ideale është një mit i nevojshëm për të mbuluar mungesën e vullnetit për të përdorur forcën me këmbëngulje dhe zgjuarsi derisa të arrihet një rezultat i dëshiruar.

 

Me gjithë fuqinë ushtarake të një vendi, mungesa e vullnetit për ta përdorur atë është e njëjta gjë si mungesa e pushtetit efektiv. Pas një farë kohe, pushon së bëri përshtypje. Kjo është arsyeja përse propozimi neo-konservativ i vitit 2003 nga Robert Kagan “Amerikanët janë nga Marsi, Europianët nga Afërdita”, ofroi një keqkuptim. Bashkimi Europian kaq shumë edhe më larg rrugës pacifiste sesa SHBA-ja. Është qendra e dobët nervore e një gjysmë-shteti të ligështuar, me kufij thuajse të pambrojtshëm , ku retorika humanitare maskon mungesën e shtyllës kurrizore. Por vendosja e pushtetit amerikan në mënyrë sporadike, të çrregullt dhe kryesisht të paefektshme vështirë mund të quhet se është një cilësi nga Marsi.

 

Rënia e perëndimit është në kontrast me rritjen e lindjes, më së shumti Kinës. Përshtatja e një fuqie në rritje me një sistem ndërkombëtar në rënie rrallë ka ndodhur në mënyrë paqësore. Ndoshta politika superiore perëndimore dhe kineze do të shmangë një luftë të madhe, por kjo, në terma historikë, do të ishte një bonus.

 

Dobësimi në rritje i rendit politik ndërkombëtar po shkatërron perspektivat e ekonomisë globale. Kjo është rimëkëmbja më e ngadaltë nga të dhënat e një rënie të madhe. Arsyet për këtë janë komplekse, por pjesë e shpjegimit duhet të jetë dobësia e reagimit në tregtinë botërore. Në të shkuarën, ekspansionet tregtare kanë qenë motori kryesor i zhvillimit të botës. Por tani mbetet pas rimëkëmbja e prodhimit (që është në vetvete modeste), sepse lloji i rendit politik global i hapur ndaj globalizimit është në zhdukje.

 

Një simptomë për këtë ka qenë dështimi pas 14 vjetësh për të kryer negociatat e tregtisë Doha Round. Marrëveshjet tregtare dhe monetare janë arritur, por ato janë ndërmarrë gjithnjë e më shumë në formë rajonale dhe bilaterale, në vend të marrëveshjeve multilaterale, duke i shërbyer qëllimeve më të gjera gjeopolitike. Partneriteti Ndër-Paqësor i drejtuar nga SHBA-ja, për shembull, është i drejtuar në kundërshtim të Kinës; dhe iniciativa e Kinës për Rrugën e Re të Mëndafshit është një reagim për përjashtimin e saj nga TPP-ja e 12 vendeve.

 

Ndoshta këto pazare rajonale do të provojnë se janë një hap përpara drejt tregtisë së lirë. Por unë e vë në dyshim. Një botë e ndarë në blloqe politike do të bëhet një botë e blloqeve tregtare, e ruajtur nga proteksionizmi dhe nga manipulimi valutor.

 

E megjithatë, teksa marrëdhëniet tregtare bëhen gjithnjë e më të politizuara, liderët tanë vazhdojnë të na nxisin të shpejtojmë për të përmbushur “sfidat e globalizimit” dhe pak vënë në pyetje përfitimet e uljes së kostos përmes automatizimit. Në të dyja rastet, politikanët janë duke u përpjekur të detyrojnë përshtatjen mbi popullatat ngurruese që kërkojnë siguri. Kjo strategji nuk është vetëm e dëshpëruar, por gjithashtu e rremë, pasi duket qartë se, nëse planeti do të mbetet i banueshëm, konkurrenca në rritjen ekonomike duhet të zëvendësohet me konkurrencën për një jetë më të mirë.

 

Shkurt, ne jemi larg nga të pasurit një grup porosish dhe politikash për të na drejtuar nga një e ardhme më e sigurt. Nuk është çudi atëherë, që popullatat perëndimore të shohin përpara me një lloj parandjenje.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00