Home | Opinion | ​Lufta tjetër e Francës

​Lufta tjetër e Francës

image
Në qoftë se Franca, e pasur në krijimtari dhe traditë, do të përdorë sfidën e sotme për të ri-aktivizuar kulturën e saj ekonomike, ajo do të japë një kontribut më të qëndrueshëm për vetëmbrojtjen e qytetërimit.

 

 

 

Nga Holman Jenkins

 

 

 

Në qoftë se Franca, e pasur në krijimtari dhe traditë, do të përdorë sfidën e sotme për të ri-aktivizuar kulturën e saj ekonomike, ajo do të japë një kontribut më të qëndrueshëm për vetëmbrojtjen e qytetërimit.

 

Që prej masakrës 13 nëntorit në Paris, presidenti francez Fransua Holond, ka deklaruar se ekziston një gjendje lufte, midis Francës dhe “Kalifatit” terrorist të njohur si Shteti Islamik. Por Franca ka qenë edhe më herët në luftë me grupet radikale islamike. Ajo ka kryer operacione bombardimi nga ajrir kundër ISIS-it në Siri dhe Irak. Ajo ka trupa që luftojnë grupe të lidhura me Al-Kaedën në Afrikën e Veriut, si ai që u përfshi në pengmarrjen në njëHOTEL në Bamako të Malit të enjten e shkuar. Por se ku Franca mund t’i marrë burimet ushtarake shtesë , për të shtuar përpjekjet e saj në luftën kundër terrorizimit, kjo nuk është e qartë.

 

SHBA-ja e pati mundësinë për të pushtuar Afganistanin pas sulmeve të 11 Shtatorit. Franca nuk e ka një shans të tillë. Edhe pse qeveria franceze konsumon 54 përqind të PBB-së, ajo shpenzon më pak se 2 përqind të saj për mbrojtjen. Britania, aleatja e saj në NATO, nuk mund të ndërmerrte operacionin në ishujt Falkland sot, të cilin e ajo mezi e kreu në vitin 1982.

 

Ndjesia e unitetit krijon mundësinë për të bërë gjëra;por nuk krijon mjete. Dhe uniteti nuk e furnizon politikën normale për një kohë të gjatë. Xhorxh W. Bush e pagoi koston e politikën e tij të luftës, me një tufë problemesh të brendshme. Pse kjo ka rëndësi? Sepse bombardimet dhe rezistenca e kurdëve janë të dobishme në përmbajtjen e ISIS-it, por rehabilitimi i Sirisë dhe Irakut, ose të dyjave bashkë, është një parakusht i mundshëm për progres real, dhe mjerisht këto të dyja janë ende shumë larg.

 

Madje edhe atëherë, kur Al Kaeda u shndërrua në ISIS, ISIS ka të ngjarë të transformohet në diçka tjetër. Lufta kundër nihilizmit mysliman do të jetë e gjatë. Ndërkohë, Bashkimi Evropian po has pengesa, dhe procesi drejt realizimit të plotë të projektit të madh Shengen- angazhimi për një kontinent pa kufij të brendshëm – është i paqëndrueshëm.

 

Kriza e borxhit dhe kaosi monetar i BE-së, ka rrezik të rikthehet fuqishëm teksa marrëveshja e fundit për shpëtimin e Gerqisë ka gjasa të prishet, Portugalia ka rrezik të bjerë në të njëjtin batak, ndërsa zgjedhjet spanjolle të futin vendin në krizë. Bilanci politik, që e lejon BE-në ta shohë veten si një bashkim i të barabartëve, dhe jo një perandori gjermane, mund të marrë një goditje fatale, në rast se Britania voton për të braktisun unionin vitin e ardhshëm.

 

Mbi të gjitha, Franca jo vetëm që ka mbetur prapa në reformat e nevojshme ekonomike, por ka tërhequr këmbën zvarrë edhe në aspekte të tjera. Mario Dragi, kreu i Bankës Qëndrore Evropiane përpjekjet e të cilit e kanë shpëtuar euron nga kolapsi, është katandisur t’i përgjërohet Francës dhe Italisë (edhe pse ai rrallë përmend emrat e tyre), për të përdorur magjinë e normave tejet të ulëta të interesit, dhe një garanci të nënkuptuar të BQE-së ndaj borxheve të tyre, në këmbim të hapave afatgjatë për të rivendosur aftësinë e tyre paguese. “Si? Duke ndërmarrë reforma strukturore, që të shtyjnë përpara prodhimin potencial, shkalla e pjesëmarrjes, produktivitetin”- shpjegoi ai disa ditë para sulmeve të Parisit.

 

Zoti Holond, që ka folur ditët e fundit mbi nevojën për t’i rezistuar Shtetit Islamik, nuk flet kurrë hapur mbi nevojën për të kuruar stanjacion e ekonomisë franceze, papunësinë e të rinjve, si dhe për të shmangur rreziqet e borxheve kombëtare. Franca mund t’i mbijetojë ISIS-it, por a mund të mbijetojë klasa politike e lidershipit francez?

 

Kujtojmë se zoti Holond erdhi në pushtet, duke thënë se nuk i pëlqente njerëzit e pasur dhe kërkoi t’i ndëshkojë ata përmes taksave më të larta, a thua se kjo ishte një zgjidhja e duhur për njëekonomi të uritur për sipërmarrje dhe shpirtrave kafshërorë. Konsideroni një fjali ironike në deklaratën e solidariteti nga ana e kryebashkiakut të Londrës, Boris Xhonson, ku ai vuri në dukje se Parisi është “një qytet që gjatë viteve të fundit, ka dërguar kaq shumë punëtorë të talentuar në Londër, saqë unë jam kryetari krenar i një prej qytezave më të mëdha franceze në botë”.”

 

Plot 10 përqind e fuqisë punëtore franceze është e papunë, dhe 24 përqind e punëkërkuesve janë të rinj, dhe 40 përqind e këtyre të fundit myslimanë. Produktiviteti i punëtorëve francezë duket i mirë, vetëm për shkak se shumë njerëz të rinj mbahen jashtë tregut të punës. Vlerësohet se gjysma e fuqisë punëtore, ia detyron jetesën e saj shtetit.

 

Dhe Marin Lë Pen, e cila pritet arrië një rezultat të mirë në zgjedhjet e ardhshme rajonale, nuk ngjan se ka ndërmend të ndryshojë kurs. Problemet që has Franca, debatohen gjerësisht në botën perëndimore dhe Japoni. Qytetërimi përballet me një sfidë me ISIS-in, por është më në rrezik nga zakonet e veta të këqija. Dhe për fat të keq Vladimir Putin ka të drejtë për një gjë:Për të ndikuar tek rezultati në Siri, ndihmon marrja e një ane në atë konflikt.

 

Perëndimi është në ngërç, për shkak se nuk ka një anë ku të pozicionohet në luftën anti-ISIS, edhe pse e bëri këtë një herë:një rritje e qëndrueshme e një Iraku mjaftueshmërisht pluralist, e krijuar me kosto të madhe deri në vitin 2011, u shpërbërë kur Presidenti Obama tërhoqi forcat amerikane.

 

Teknologjia i jep së paku SHBA-së, Francës dhe aleatët e tjerë, mekanizma për të garantuar siguri në shtëpi, pa ngacmime të panevojshme të qytetarëve të pafajshëm myslimanë gjatë luftës që zgjatet përpara. Tani në qoftë se Franca, e pasur në krijimtari dhe traditë, do të përdorë sfidën e sotme për të ri-aktivizuar kulturën e saj ekonomike, ajo do të japë një kontribut më të qëndrueshëm për vetëmbrojtjen e qytetërimit.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0