Home | Opinion | Kriza politike e Gjermanisë

Kriza politike e Gjermanisë

image
Çuditërisht, udhëheqësja demokratike më jetëgjatë e Europës po përballet me krizën më të rëndë politike të dekadës së saj në detyrë. Duke hapur kufijtë e vendit të saj në atë që një zyrtar gjerman e ka quajtur një “marshim biblik” i refugjatëve, Merkeli mori me vete një seri paradoksesh.

 

 

 

 

Nga E J Dionne Jr

 

 

 

Teksa kancelarja gjermane Angela Merkel po përballet me stuhinë e opozitës për vendimin e saj të guximshëm për të mirëpritur qindra mijëra refugjatë nga Siria dhe gjetkë, ajo ka nevojë për ndihmë edhe nga njerëz si Martin Patzelt.

 

Një deputet i thjeshtë në Bundestag, Parlamentin gjerman, Patzelt beson fort se “të drejtat njerëzore janë universale”, aq sa ai ka marrë dy refugjatë eritreas në shtëpinë e tij në Frankfurt an der Oder, një qytezë e vogël pranë kufirit me Poloninë. Si adhurues i Papa Françeskut (“miku im,” thotë ai me një buzëqeshje), Patzelt i ka takuar refugjatët tek Kisha Katolike e lokalitetit të tij dhe tha se shpreson që nisma e tij të ndihmojë në frenimin e “polarizimit dhe të armiqësisë” ndaj emigrantëve.

 

Ashtu sikurse Merkeli, edhe kolegu i saj kristian-demokrat Patzelt është rritur nën regjimin komunist në Gjermaninë e vjetër Lindore dhe ndaj e ka instiktive të merret me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat njerezore. Por edhe ky adhurues i qëndrimit të Merkelit “Mund t’ia dalim” ndaj refugjatëve – shihet shpesh si slogani i Barack Obamës “Yes we can” – mendon se tani ajo duhet të trajtojë problemet e mëdha praktike që ka krijuar politika e saj.

 

“Merkel nuk duhet të thotë vetëm, ‘Yes we can!’ ” theksoi Patzelt. “Ajo duhet të thotë edhe ‘Çfarë, kur dhe sa? ’”

 

Çuditërisht, udhëheqësja demokratike më jetëgjatë e Europës po përballet me krizën më të rëndë politike të dekadës së saj në detyrë. Duke hapur kufijtë e vendit të saj në atë që një zyrtar gjerman e ka quajtur një “marshim biblik” i refugjatëve, Merkeli mori me vete një seri paradoksesh.

 

Nga njëra anë, gjermanët janë thellësisht krenarë për përgjigjen e tyre ndaj emigrantëve aq sa dhjetëra mijëra prej tyre dolën t’i mirëprisnin ata nëpër stacionet e trenit, palestra, shkolla dhe ndërtesa që më parë nuk përdoreshin. Qeverisja qendrore dhe ato lokale morën mbi shpinë pjesën më të amdhe të barrës.

 

Por hovi fillestar i krenarisë kombëtare tani është mjegulluar nga dyshime dhe në shumë raste nga zemërata. Problemi më urgjent i Merkelit është ai që identifikohet nga Patzel: Së shpejti, mbi 1 milionë refugjatë pritet të mbërrijnë në Gjermani, popullsia e së cilës është rreth 82 milionë banorë. Edhe simpatizantët e Merkelit ngrenë pyetje lidhur me aftësinë e vendit për të përballuar edhe shumë të tjerë si dhe për aftësinë e strukturave administrative që janë nritur nxitimthi për t’u përballur me prurjet e reja.

 

Problemi politik është brenda vetë partisë së saj, Unioni Kristian Demokrat (CDU), dhe sidomos partneri i sajj më konservator bavarez, Bashkimi Kristian Social (CSU). Horst Seehofer, kryeministri i Bavarisë, e vuri Merkelin përpara përgjegjësisë kur ajo u paraqit te konferenca partiake e CSU-së muajin e kaluar. Ai e etiketoi politikën e Merkelit për refugjatët si “gabim”, kërkoi rikthimin e “sundimit të ligjit” dhe foli për “një krizë ekzistenciale për CDU-CSU”,-në.

 

Norbert Röttgen, një kristian demokrat që drejton Kmitetin e Çështjeve të Jashtme të Bundestagut, tha në një intervistë se Merkel “shihet nga një shumicë e gjerë si mishërimi i një politike të gabuar” dhe se “CDU-ja është në rrezik serioz që të humbasë 1/3-at e votuesve të saj”.

 

Röttgen-u dhe politikanët e tjerë të CDU-së i druhen dezertimeve drejt partisë së djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) – e cila ashtu sikurse paritë e tjera të djathta në Francë dhe në Britani – është vendosmërisht anti-emigrante. Në konventën e fundit të partisë, bashkëkryetari i AfD-së Frauke Petry e përqeshi kancelarin duke përdorur sloganin e saj. “Merkel tërhiqu! Mund t’ia dalësh”, deklaroi Petry. Politikanët e CDU-së do t’i ndjekin nga pranë rezultatet e votimeve në tre lande në mars për të parë nëse AfD-ja do të prekë përqindjet dyshifrore.

 

Por ka një arsye përse Merkeli ka mbijetuar kaq gjatë. Ajo përshtatet ndaj realiteteve politike dhe marrëveshja prej 3.2 miliardë eurosh që arriti Bashkimi Europian me Turqinë që kjo e fundit t’i strehojë refugjatët mund ta ngadalësojë valën e emigrantëve drejt Gjermanisë. Pa u tërhequr nga politika e saj e hapjes, Merkeli shfaqi disa limite.

 

Për më tepër, nuk ka asnjë zëvendëses në lartësinë e Merkelit brenda partisë së saj dhe qasja e saj gëzon mbështetjen e fortë të qendrës së majtë, Social Demokratëve, që janë pjesë e koalicionit të saj të gjerë qeverisës dhe nga të gjelbrit opozitarë. “Duket se Merkeli ka marrë më tepër mbështetje për politikën e saj për refugjatët nga të gjelbrit se sa nga vetë partia e saj”, tha Johannes Grün, një këshilltar veteran i të gjelbërve në Parlament.

 

Kjo pikë u theksua edhe nga Stefan Liebich, një parlamentar i Partisë së Majtë i cili e mbështet gjithashtu Merkelin për refugjatët. “Është një situatë shumë e çuditshme”, tha ai. “Angela Merkel na befasoi që të gjithëve”.

 

Të vësh bast kundër Merkelit, rrallëherë mund të fitosh. Por mosmarrëveshjet për emigrantët mund mund të lënë shenja afat-gjata në politikën gjermane. Një zyrtar i qeverisë vuri në dukje se teksa politika amerikane ka qenë e polarizuar në 15 vitet e fundit, partitë kryesore gjermane – dhe sidomos vetë Merkeli – janë gravituar drejt qendrës. Emigracioni, tha ai, është një ndër çështjet e pakëta që e ndan vendin më dysh dhe mund ta çojë Gjermaninë drejt një polarizimi shumë të ngjashëm me atë të amerikanëve.

 

Për Merkelin, që për nga natyra është një konsensus-ndërtuese, kjo nuk mund të ketë qenë kurrë ajo që kishte për synim “We can do it!” i saj bujar. Ajo ka nevojë që ta përputhë mirëkuptimin politik me guximin e saj. / The Washington Post

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00