Situata politike në Maqedoni
Situata politike e cila po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë ndodhet në krizën më të thellë të saj prej tranzicionit të saj. Mendoj se kjo agjendë politike që me publikimin e aferës së përgjimeve nga LSDM-ja opozitare e ktheu situatën politike në një krizë të thellë, e cila tashmë rezultoi me Marrëveshjen politike...
Nga Mensur Pajaziti
Situata politike e cila po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë ndodhet në krizën më të thellë të saj prej tranzicionit të saj. Mendoj se kjo agjendë politike që me publikimin e aferës së përgjimeve nga LSDM-ja opozitare e ktheu situatën politike në një krizë të thellë, e cila tashmë rezultoi me Marrëveshjen politike të Përzhinos të arritur mes subjekteve kryesore politike në vend me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve! Afera e përgjimeve që publikoi opozita maqedonase tregoi hapur se pushteti e ka kapur shtetin nga korrupsioni, krimi i organizuar dhe falsifikimi i zgjedhjeve në disa cikle zgjedhore!
Në anën tjetër Kryeministri në dorëheqje Gruevski asnjëherë nuk i ka pranuar si të vërteta të ashtuquajturat bomba të Zaevit, dhe ndërkohë ai luan me kartën politike të nacionalizmit të pakuptimtë, ndërsa në anën tjetër me rëndësi është të shqyrtojmë partinë në pushtet BDI, e cila nuk është e vetëdijshme për mbrojtjen dhe avancimin e shqiptarëve, por ata edhe në aferën e përgjimeve duket se janë kapur pas interesit të tyre për t’u pasuruar dhe kështu duke qenë skajshmërisht vazale ndaj VMRO-DPMNE-së. Kjo është një situatë e rëndë politike për shqiptarët, pasi BDI nuk i përfaqëson shqiptarët ashtu siç e meritojnë.
Bllofet politike të partisë shqiptare në pushtet BDI shkojnë aq larg sa gjithë rastet e montuara politike ndaj shqiptarëve nuk i ka mbrojtur, madje dhe i ka shmangur për t’u qenë afër në zgjidhjen e tyre. Kujtojmë këtu rastet e montuara politike si MONSTRA, SOPOTI, LAGJA E TRIMAVE e kështu me radhë nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur, pasi rëndësi për to janë përfitimet vetjake dhe jo interesi i shqiptarëve. BDI pohojnë vetëm deklarata se mundohen në stabilitetin e shtetit dhe njëkohësisht të shqiptarëve, por realiteti tregon tjetër gjë, pasi deklaratat e tyre në media janë argumente, por jo dhe veprat e tyre, ku kjo ka rënduar mbi ekzsitencën e shqiptare dhe shumica e qytetaëve mbeten plotësisht të zhgënjyer.
Duhet rikujtuar se partia në pushtet BDI nuk arriti në asnjë formë ta mbrojë platformën e vete politike, sa dhe asnjë hap nuk bëri në të mirë të integrimeve euro-atlantike, në përmirësimin e kushteve të shqiptarëve, në zbutjen e papunësisë, në mbylljen e ndotësit Jugohrom e kështu me radhë. Ndaj, që t’i them ndal kësaj katrahure, duhet që populli të vetëdijësohet dhe t’i ndëshkojë me votë në zgjedhjet e ardhshme, dhe ndërkohë të mendojë për një opcion të ri politik që do të mund të kujdeset për përmirësimin e stabilitetit dhe interesit të tyre në të gjitha sferat e ndryshme shoqërore dhe politike.
Comments (0 posted)
Post your comment