"Trëndafili i Bardhë" i Sirisë
Edhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po dremisin. Humbja dhe rreziku i përket të gjithë njerëzimit.
Nga Roger Cohen
Në fund të librit të Bertolt Brecht “Life of Galileo,” ka një pasazh të mprehtë. Andrea Sarti, një student in astronomit, thotë, “I palumtur është një vend që nuk rrit asnjë hero”. Të cilit Galileo i përgjigjet: “Jo, Andrea. I palumtur është një vend që ka nevojë për një hero”.
Michael Wolffsohn, një historian gjerman, e citoi linjën e Galileos mbrëmjen e kaluar duke e patur fjalën për Sirinë, një tokë e palumtur e të vdekurve dhe e njerëzve që po vdesin dhe që kanë nevojë për heronj që të rimëkëmbin njerzillëkun. Rezistenca e pashpresë nuk ia zvogëlon asaj fuqinë mbrojtëse për shoqëritë e terrorizuara; në fakt mungesa e shpresës mund të jetë edhe një prej karakteristikave përkufizuese të rezistencës heorike.
Abdalaziz Alhamza, djali i ri që ishte ulur pas Wolffsohn te këshilli Gjerman i Marrëdhënieve me Jashtë në Berlin, nxitr reflektimet e historianit. “Ne nuk e kemi domosdoshmërinë sot që të rezistojmë në Gjermani sepse ky është një vend i lirë”, tha Wolffsohn. “Rezistenca ëhstë gatishmëria për t”iu përgjigjur një rreziku vdekjeprurës personal”.
Këtë ka bërë Alhamza. Ai është nga Raqqa, fortesa e Shtetit Islamik, një qytet që tani ëhstë sinonim i prerjes së kokave, flijimit, skllavërimit të grave dhe çdo forme të barbarizmit. Alhamza, i cili është 24 vjeç, u largua nga Siria dhe në Prill 2014 themeloi një organizatë rezistence e quajtur “Raqqa is Being Slaughtered Silently” (RBSS) (“Raqqa Po Masakrohet në Heshtje”). ISIS ka vrarë katër prej anëtarëve të tyre.
Unë isha në qytetin jugor të Turqisë, Sanliurfa, në nëntor për të shkruar për një nga ato vrasje. Më 30 tetor 2015, ISIS-i i preu kokën Ibrahim Abdel Qader-it, 22 vjeçar. Qader ishte duke punuar për të publikuar dhe dokumentuar mizoritë e ISIS në Raqqa nëpërmjet videove në rrjet dhe reportazheve të tjera.
“Ne nuk do të ndalemi,” tha Alhamza. “Na janë vrarë shumë shokë dhe familje. E vetmja mënyrë për të na ndalur është nëse ISIS na vret të gjithëve ose nëse kthehemi në shtëpi”.
RBSS nuk do t’i ndalë përpjekjet e tij për të përhapur fjalën për krimet e ISIS-it. Të dëshmosh do të thotë të rezistosh ndaj së keqes; të harrosh do të thotë të lejosh përhapjen e saj. Sikurse ka shkruar Czeslaw Milosz, “Poetët na kujtojnë. T’i mund të vrasësh dikë, por do të lindë dikush tjetër”.
Wolffsohn hoqi një paralele ndërmjet rezistencës së Alhamzas dhe asaj të grupimit të Trëndafilit të Bardhë ndaj Rajhut të Tretë. I krijuar më 1942 nga studentët dhe profesorët e tyre të Universitetit të Mynihut, anëtarët e Trëndafilit të Bardhë, përballë vdekjes së sigurt, shpërndanin fletushka duke e denoncuar Nazizmin. Një lexim i parë:
“Cili prej nesh ka ndonjëfarë koncepti për përmasën e turpit që do bjerë mbi ne dhe fëmijët tanë kur një ditë perdja të jetë hequr nga sytë tanë dhe krimet më të tmerrshme – krime që qëndrojnë pafundësisht larg çdo mase njerëzore – do të dalin në dritë”.
“Përmasa e turpit” që pret autorët dhe spektatorët për krimet e luftës në Siri nuk njihet edhe aq shumë, por do të jetë e madhe. Gjermanët kanë një fjalë më të mirë se sa spektator për ata – gjithnjë shumica – që përfitojnë nga e keqja. Ajo fjalë është “mitläufer”, që do të thotë “bashkëudhëtar.”
Ka patur shumë diskutime për origjinën e ISIS, për kompleksitetin për ta mposhtur atë, për cinizmin dixhital, por pak për ligësinë e tij të mirëfilltë, për përdhosjen e tij ndaj jetës njerëzore dhe përshkallëzimin e vdekjeve (të shkaktuara edhe nga fëmijët).
Për ta ndalur ligësinë e grupit – përbuzjen e tij ndaj të njerëzishmes – do të sugjerohej domosdoshmëria për shfarosjen e tij të menjëhershme; por asnjë qeveri Perëndimore nuk dëshiron që të dërgojë ushtarët për ta bërë këtë. Ky është një kapitullim moral, çfarëdolloj gjëjë tjetër qoftë.
Sigurisht, ISIS-i është larg Rajhut të Tretë, sikurse theksoi Wolffsohn, edhe pse “mungesa e konsideratës për jetën njerëzore” që ka është e njëjtë. Por paralelet mes Trëndafilit të Bardhë dhe RBSS-së janë të forta. Sikurse më tha historiani: “Trëndafili i bardhë e dinte që në fillim që do të humbiste por humbja e tyre ishte e domosdoshme për të dëshmuar se njerëzillëku dhe dinjiteti njerëzor nuk mund të fshihen plotësisht. E njëjta gjë vlen edhe për grupin e Raqqas”.
Trëndafili i Bardhë shpërndau fletushka, përpara se gjashtë prej anëtarëve të tij të vriteshin. Puna e RBSS, disa prej anëtarëve të së cilit janë ende në Raqqa, janë fletëpalosjet dixhitale. Prej ekzistencën së kësaj pune varet humanizmi ynë.
Alhamza, sikurse shumica e anëtarëve në ekzil të RBSS-së, tani jeton në Gjermani, duke u larguar nga Turqia, ku kërcënimi i ISIS qe gjithashtu tepër i madh. Vëllai i tij më i vogël u mbyt në përpjekje për të mërguar nga Siria. Familje dhe miq të panumërt i kanë vdekur. Një shok, që ishte doktor, iu bashkua ISIS-it; ai kishte nevojë për para. Terrori e nënshtron vullnetin e shumicës së njerëzve, por jo të të gjithëve.
“Kjo ka ndodhur më shumë se dy vjet më parë,” më tha Alhamza. “Fuqitë perëndimore kanë zhvilluar shumë takime, kanë kryer fjalime pafund por nuk kanë bërë asgjë, edhe pse regjimi sirian ka kaluar çdo vijë të kuqe. Regjimi krijoi ISIS-in. Ne nuk besojmë se perëndimi do të na ndihmojë”.
Në fletëpalosjen e dytë Trëndafili Bardhë fliste se si mijëra hebrenj u vranë nga Nazistët në Poloni teksa “populli gjerman kishte rënë në një dremitje, në një përgjumje të marrë dhe i nxiste kriminelët fashistë”.
Edhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj po dremisin. Humbja dhe rreziku i përket të gjithë njerëzimit. /The New York Times
Comments (0 posted)
Post your comment