Njeriu brenda qenies politike
Nëse filozofi italian Nicola Abbagnano kërkon zgjidhje “pozitive” të problemit të ekzistencës, pra filozofia e tij është kërkimi apo njohja e qenies, për të cilën ai mendon se njeriu në esencë është strukturë.
Nga Bujar Plloshtani
Nëse filozofi italian Nicola Abbagnano kërkon zgjidhje “pozitive” të problemit të ekzistencës, pra filozofia e tij është kërkimi apo njohja e qenies, për të cilën ai mendon se njeriu në esencë është strukturë. Atëherë njeriu si qenie politike, para së gjithash duhet të jetë në kërkim të njohjes së qenies së tij, Qenies së Domosdoshme dhe të drejtës natyrore për të ardhur deri te preokupimi i të mirës së përgjithshme, e cila në fakt duhet të jetë dhe e mira publike.
Njeriu si qenie politike, në fakt është dhe social si i tillë, por dhe bashkërendues me natyrën që e rrethon. Më kujtohet thënia e filozofit francez Volter, për të cilën thellësisht pajtohem se “Politika nuk është asgjë tjetër, përpos mjeshtëri e rrenës në çastin e duhur”, dhe nga këtu ndërlidhem me klasën politike në pushtet dhe opozitë, që tashmë prej kohësh po taktizojnë të kujdesen për të mirën e mundshme publike.
Comments (0 posted)
Post your comment