Latest News
Dy fjalë për popullin tim
Shqiptarë, tejkaloni diferencat politike e drejtohuni brenda një plani inteligjent, ku e këqja e sotme politike të mbetet pjesë e së kaluarës së hidhur, dhe zgjedhni udhën e cilësuar që e meritoni të përfaqësoheni ndryshe ...
Nga Bujar Plloshtani
Po guxoj për herë të parë t'i shkruaj popullit tim, dhe llukuni frymorësh më depërtojnë brenda bindjeve të mia, që kaq thellësisht dhe emicionalisht kjo letër për popullin tim më kthen brenda një relacioni ndryshe me qenien.
Shqiptarët, një popull i jashtëzakonshëm gjithherë ka qenë rezistent përballë betejave të ngurta politike, duke qenë stoik kundër të keqes së përhershme që iu imponuan pabesisht ndër kohë! Popull shqiptar përmes këtyre dy fjalëve u përgjërohem të unifikoheni, të bashkoheni dhe të bashkërenditeni brenda një ideologjie që mund ta ktheni ndryshimin e domosdoshëm të gjendjes tuaj përskaj nënshtrimit! Kthehuni tek vetja me arsyen më racionale të mundshme, që të mund ta gjykoni të drejtën tuaj, ashtu siç e meritoni dhe dini vetëm ju, falë kalimeve të këqija historike ndër kohë. Shqiptarë, tejkaloni diferencat politike e drejtohuni brenda një plani inteligjent, ku e këqja e sotme politike të mbetet pjesë e së kaluarës së hidhur, dhe zgjedhni udhën e cilësuar që e meritoni të përfaqësoheni ndryshe nga ky realitet dëshpërues! Ndryshimi është kaq i vështirë të vije në këtë kohë të rrezikshme për të ardhmen e afërt, por tani është momenti ta ktheni fatin tuaj në duart tuaja e të qeverisni veten drejt një realiteti të ri shoqëror! Krejt në fund, rotacionet politike kurdoherë mund të jenë një shkak i mirë apriori, për ta kthyer rendin e ri shoqëror tashmë të munguar prej kohësh!
Dëshiroj pafundësisht të besoj në zgjedhjen tuaj!
Rate this article
Comments (0 posted)
Post your comment