Home | Opinion | Plehrat, kanabisi, hidrocentralet dhe dosjet kundër Vetting-ut!

Plehrat, kanabisi, hidrocentralet dhe dosjet kundër Vetting-ut!

image
Një grimacë frymëmarrje ndaj individëve me shumë probleme në fillim zbatim “Vetting-u” ju ka shërbyer për një fushatë të organizuar presioni dhe largimi nga pikërisht kjo temë.

 

 

 

   

 

 

 Një grimacë frymëmarrje ndaj individëve me shumë probleme në fillim zbatim “Vetting-u” ju ka shërbyer për një fushatë të organizuar presioni dhe largimi nga pikërisht kjo temë. Po, sigurisht për ta nxjerrë jashtë kohës dhe momentit si rëndësi politike. Këtë shërbim të detyrueshëm nga Gjykata Kushtetuese ndaj eprorëve politikë dhe frikës së madhe të konceptit konflikt interesi – ja përplasën reformës dhe shqiptarëve, por kjo ishte e ditur prej kohësh. Sot kjo pjesë e kohës “bosh” me reformën e vonuar dhe sabotuar, po sponsorizohet nga politika dhe nga elementë të trembur seriozisht të drejtësisë dhe grupeve të anti -vetingut – me një luftë që ka në bazë “diversivin” anti Vetting?! Si diversiv dhe për më tepër anti Vetting?! Në fakt “diversivi” është një moment gati gati “guerril” apo aksioni “Delta Force” apo të specialëve, që krijojnë diku tjetër ku nuk ka rëndësi – pikërisht për të vepruar lehtë në kohën kur vëmendja është përqendruar të “diversivi”?!

 

Kjo mënyrë ndiqet dhe nga grabitësit e ndryshëm dhe ata të specializuar për banka apo galeri arti – që inskenojnë një rrahje me mashtrim, një shpërthim apo një marrëzi mes njerëzish, që rojet, policia të përqendrohen atje dhe hajnat të vjedhin bankën apo pikturat - bie fjala?! Kush janë “diversivët” për më tepër të fajshëm e një grupi të organizuar dhe që Vettingu pret ti kap në dorë?! Po sigurisht organizimet (askush nuk mund të shajë kauzat dhe drejtësinë e tyre, por paragjykon gjithkush ndershmërinë e kauzistëve) kundër të ashtuquajtura plehra, pastaj gjithë ditën kanabis dhe hashashi, pastaj H/C-të dhe tani në fund “Shkëlqesia e Tij Presidenti” me dosjet?! Organizohen njerëz, dhe grupe interesi anti Vetting dhe kjo gjë shikohet qartë – por të katër diversivët kanë diçka të përbashkët?! Kush është kjo e përbashkët realisht? Në fakt është shumë e qartë dhe e e kollajtë. Plehrat dhe veprimin ligjor me to a e filluan PD-ja dhe Sali Berisha ku brenda ishte dhe Lulzim Basha dhe të tijtë sot?! Sigurisht do të kishte një ligj dhe sigurisht që ishte e drejtë të ishte dje dhe të jetë dhe sot – këtu së paku unë jam i qartë. Por ajo dje - thonë se paska qënë gabim për sot dhe ajo sot pak më e mirë se dje – qenka akoma më gabim se dje?! Një rrumpallwk pandershmërie në 360 gradë?! Padyshim që në këtë mes është në rrëmujë dhe maxhoranca sot – por që është diversiv dhe që nuk ha i kujt “pa..a” për plehra politikisht në këtë vend kjo padyshim është e sigurtë?! Tani ka rëndësi që mos të bisedohet dhe përmendet Vettingu as të ketë ai skenën politike – por plehrat?! Padyshim kanabis dhe hashashi janë skenë e parë dhe në saj të fushave dhe mbjelljeve që shqiptarët dinë të bëjnë.

 

As që diskutohet se këtë e fryjnë fortë dhe qartë me sponsorizim dhe me të drejtën e dukshme që fushave dhe kapjeve të shumta që policia në fund të fundit bën?! Por bëhet sikur kjo po ndodh për herë të parë dhe sikur Shqipëria ishte e “virgjër” nga kanabis- hashashi?! Në fakt kanë një tmerr të jashtëzakonshëm se ju është mbyllur “banka financiare Lazarat” dhe praktika politike e lejimit të mbjellje korrjeve që kanë qenë dhe në kohë të kryeministrit dhe ministrave “Berisha/Basha/Nishani” me shumicë – por tani duhet përdorur jo vetëm si argument lufte politike, që sigurisht mund të bëhet, por kryesisht për diversiv anti Vetting në Shqipëri?! E kam fjalën çdo gjë që e kanë bërë vetë dhe ndoshta akoma më rëndë dhe pa kontroll - e sulmojnë sot ashpër duke u shfaqur si të përkorë dhe të “virgjër”, pra gati gati të pafajshëm në këtë vend? Kur shkon puna këtu- atëhere kuptohet se vepron diversivi anti Vetting?! Pastaj janë hidroçentralet! Zhurmë e madhe dhe pse po hiqen licensa si bie fjala ato të Thethit dhe shumica e Valbonës që janë dhënë nga partia, kryeministri dhe ministrat që sot bëjnë diversivin?! Nuk ka rast më diversiv dhe të pa ndershëm njëkohësisht në politikë se sa puna e H/C-ve në Shqipëri?! Mbushën lumenjtë anembanë me H/C dhe lavatriçe (që as këto sot nuk po i ndalojnë) dhe tani dalin në protestë – pse këto sot nuk i ndalojnë apo akoma më keq që japin sponsorizime për ti trumbetuar si faje të sotme?! E fundit që vërteton jo vetëm pa ndershmëri dhe diversiv të qartë dhe të keq – por dhe një moment të ulët moral është “trumbeta e re dosje” nga Nishani?! Kanë vite të gjata në pushtet, ky vetë që sot trumbeton mbas dekoratave që më tepër trazojnë se nderojnë dhe nuk e kanë çarë as kokën dhe as ndonjë pjesë tjetër të trupit. I kanë pasur dosjet, kanë pasur pushtet të pa kufijshëm si Nishani (President që vjen nga Ministri Brendshëm dhe Drejtësie si post) dhe Berishianët e tjerë politikisht ashpërsisht të mënjanuar – e as që bënë gjë?! Tani kujtohet se duhen hapur dosjet kur është bërë 26 vjeç ai që ka lindur në 1990-tën dhe 60 vjeç ai që ka qënë mbi tridhjetë në këtë kohë kur lindën 26 vjeçarët e sotëm - imagjinoni njerëzit që kanë bërë realisht krime, bashkëpunime dhe mund të kenë dosje sa vjeç janë sot?! Ta zëmë që i hapën, (duke ditur se janë gërmuar dhe zhubravitur nga pushtembajtësit këto 25 vite) çfarë do t’ju bëjnë?! Nuk ka më pandershmëri dhe diversiv të ulët moralisht se sa kjo?! Sabotuesit dhe njerëz që kanë pasur problem të madh me dosjet e sigurimit që bërtasin tani kur po shkojnë tre dekada – dosjeeeet?!

 

Pra- të gjitha që i kanë bërë keq, poshtërsisht keq vetë, i duan për “bukë alternative” kundër reformës në drejtësi dhe kryesisht kundra Vettingut?! E mbushën Shqipërinë me plehra në vitet e sundimit të tyre, e plastifikuan atë dhe e ndynë në male fusha - dhe lumenj e liqene pa përmendur detin për keq? Tani shiten si burra të mirë! Lejuan dhe u pasuruan nga hashashi politik kudo dhe jo vetëm në Lazarat dhe tani tregojnë për veten se janë të ndershëm?! Biles gjëmojnë më shumë “ushtarakisht” dhe pse BE-ja me Avramopulin- vërteton se po punohet mirë dhe do të tregohet se do të ketë sukses! Dhanë leje për ta shkatërruar regjimin e lumenjve me biznesin e lejeve të H/C-ve dhe tani bërtasin si ekologjist të thekur? Tani në fund, një prej tyre dhe më partiaku mbas liderit maximus doktorit – i kujtohen dosjet që mund ti ketë pasur jo detyrim por dhe në dorë vetë?! Po, a ka më turp se sa kaq? Por nuk kanë faj. Po vjen Vetting-u! /Sot

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00