Home | Opinion | Anti-integruesit dhe kalendat greke

Anti-integruesit dhe kalendat greke

image
Le të shpresojmë që këto pesë prioritete: " Implementimi i reformat të administratës publike, Pavarësia e sistemit të drejtësisë, Lufta kundër korrupsionit, Lufta kundër krimit të organizuar dhe Mbrojtja e të drejtave të njeriut "...

   

 

 

Nga Pirro Prifti

 

 

Në Mitologjinë greke njihet rasti Penelopës, e cila endte pëlhurën ditën dhe e çkokolepste atë natën, me qëllim që të vononte sa më shumë martesën me njërin nga mëtonjësit, sepse priste të vinte i shoqi, Uliksi. Një histori e tillë e ngjashme po ndodh në politikën shqiptare por në sens të kundërt, në të cilën opozita flet gjithë ditën për t’u integruar dhe në fakt bën të kundërtën në kulisat e errët të SHQUP-it, duke bërë të pamundurën që negociatat për anëtarësim të vonohem sa më shumë të jetë e mundur me qëllimin final se ndoshta zgjedhjet e ardhshme brenda vendit dhe zgjedhjet e ardhshme në Gjermani e Francë do të mund të krijojnë një spacium për të shpëtuar nga kthetrat e Vettingut.

 

Po kështu përplasja e PD me koalicionin qeverisës për të vonuar sa më shumë zbatimin e kësaj reforme i ngjan shprehjes së përdorur shpesh që kjo reformë do të bëhet kur të vijnë `kalendat greke`. Kalenda është tek kalendari romak dita e parë e çdo muaji, ditë e cila nënkuptonte fillimin e fazës hënore. Kalendat ishin tipar specifik i kalendarit romak, por kjo nuk ishte përfshirë në kalendarin grek të atëhershëm. Për pasojë, për të vonuar diçka që nuk duhej të ndodhte, romakët kishin këtë shprehje: `deri në kalendat greke`, e cila mbeti një shprehje për vonimin e diçkaje përgjithmonë me qëllim që të mos realizohej.

 

Përse po ndodh kjo përplasje kaq e madhe në Parlamentin shqiptar për zbatimin e një nga reformave më të rëndësishme të këtij mandati katër vjeçar siç është reforma në sistemin e drejtësisë?

 

Përse opozita ka derdhur gjithë atë energji për të penguar Vettingun në vend që ta përkrahë atë?

 

Përse opozita bëri një veprim aq neveritës dhe anti-shqiptar në Komisionin Europian, duke votuar kundër?

 

Përse opozita e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese?

 

Përse opozita pas konfirmimit nga Komisioni i Venecias së Ligjit për Vettingun është në rregull, e ridërgon përsëri për shkak se `përkthimi` nuk është i saktë`?

 

Analiza që i kanë bërë analistët e paguar të disa mediave private sidomos i disa analistëve të cilët përdorin inatet personale për të shpjeguar proceset dhe reformat që ndodhin në Shqipëri është se qeverisja e sotme nuk është e rregullt, madje disa nga ata me mllefin më të madh e saktësojnë qeverisjen e sotme si një `bandë që drejton vendin`.

 

Interesant është fakti se opozita, e cila edhe sot e kësaj dite nuk ka bërë një apologji për keqqeverisjen e vendit dhe për zhytjen e tij në një deficit buxhetor mbi 70%, me një borxh të papaguar prej 700 e ca milionë euro, kundërpërgjigjet me të njëjtën monedhë me të cilën paguan analistët e këtyre mediave, duke shtuar dhe probleme të tjera të cilat janë në fakt probleme të bartura të keq-qeverisjeve të kaluara të djathta dhe të majta, por edhe për shkak të kundërshtive dhe përplasjeve madhore politike si në Kuvend, ashtu dhe në Presidencë, duke penguar qeverisjen. Duket sikur këto përplasje bëhen me qëllimin negativ që qeverisja aktuale të mos funksionojë siç duhet për të dalë në sytë e popullit si qeverisje e dështuar si ajo e tyre...

 

Atëhere del përsëri pyetja decizive; përse opozita e kundërshton me ngulm reformën në drejtësi dhe në përgjithësi reformat që janë realizuar dhe po realizohen, të cilat për më tepër kanë edhe konfirmimin e BE dhe të SHBA? Pavarësisht deklarimit të anëtarëve të qeverisë dhe të kryeministrit aktual se cili është shkaku, gjithmonë në një shtet demokratik, i gjithë spektri i politikës përpiqet që të gjejë kompromisin përkatës për të ecur përpara, sidoqoftë vërehet një tendencë malinje në dëm jo vetëm të qeverisjes, por problem kryesor qëndron se kjo tendencë malinje po dëmton ardhmërinë e vendit dhe pengimin e kësaj ardhmërie në integrimin e tij në BE.

 

Dhe kush po e pengon këtë lëvizje drejt perëndimit? Këtu nuk bëhet fjalë për popullin opozitar, por me sa duket po bëhet fjalë për disa drejtues të PD dhe të disa partive të vogla opozitare, madje dhe të ndonjë inatçiu të majtë si hipokriti Blushi dhe qejfmbetësja Hafizi, të cilët sinkronizojnë sulmet e tyre me ato të opozitës, madje duken sikur votat me të cilat ata janë në Parlament nuk i kanë marrë nga e majta por nga e djathta, duke paraqitur me paturpësi opsionet e opozitës, si të tyret.

 

Mendoj se shkaqet që opozita kundërshton kaq fort, janë shkaqe të disa drejtuesve të tyre, qoftë ata që kanë qenë në qeverisjen tetë vjeçare, qoftë ata që anë përfituar nga kjo qeverisje. Mendoj gjithashtu se populli opozitar ashtu si dhe i gjithë populli shqiptar po kupton dhe percepton se diçka nuk po shkon me partinë e tyre, të cilës ata i kanë dhënë votën. Se çfarë nuk shkon unë po i rendis si më poshtë:

 

-Keqqeverisja tetëvjeçare.

 

- Borxhet e mëdha që u shfaqën në buxhet, të cilat i shleu qeverisja e sotme, borxhe të cilat mund të përkthehen si korrupsion masiv i qeverisjes së kaluar.

 

- Pandëshkueshmëria e qeveritarëve të kaluar dhe ish drejtuesve të opozitës, të cilët duhej të mbanin përgjegjësi për keqqeverisjen

 

- Kapja e drejtësisë (gjyqtarë dhe prokurorë), nga ana e qeverisjes së kaluar, e cila ka ndihmuar në pandëshkueshmërinë e drejtuesve zyrtarë qendrorë dhe lokalë.

 

- Vendosja e një presidenti partiak të njëanshëm dhe abuziv, i cili pengon qeverisjen e sotme,

 

- Problemet e bartura dhe të pazgjidhura 25 vjeçare, si ato të pronës, të vendosjes së militantëve në drejtimin e vendit në qeverisjen qendrore dhe lokale, mungesa e konkurimeve të ndershme, tenderimet me shkelje ligji, korrupsioni masiv, lejimi i kanabizimit të vendit dhe dezinformimi i popullit nëpërmjet përdorimit të mediave.

 

Këtyre problemeve mund t`u shtohen dhe gabimet në qeverisjen e sotme, kryesisht për shkak të pengimit të reformave nga opozita, e cila nuk ka paraqitur as sot e kësaj dite ndonjë platformë të besueshme për qeverisjen e ardhshme nëse ajo do të fitonte zgjedhjet e ardhshme që do të vijnë pas gjashtë muajsh.

 

Në vetëdijen e shqiptarëve do të mbeten si veprime të neveritshme, përpjekjet e opozitës për të penguar zbatimin e Vettingut. Fjalimet bastarde dhe dezinformuese të ish drejtuesve të opozitës në Parlament, përpjekjet për t’ua faturuar dështimet e tyre mazhorancës së sotme, nëpërmjet akuzave të pabaza për kanabisin, papunësinë, arsimin, shëndetësinë, të cilat megjithë përpjekjet e qeverisjes së sotme ka akoma probleme të mëdha dhe të pazgjidhura, por ashtu siç ndodh rëndom, opozita ngazëllehet dhe gëzohet për çdo pengesë që i del qeverisjes së sotme, madje duke bërë dhe veprime anti-kombëtare siç është pengimi i Vettingut duke e ditur fare mirë që fillimi i veprimit të Vetingut për Reformën në Drejtësi do të jetë edhe fillimi i hyrjes dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kjo është për mendimin tim e pafalshme sepse të pengosh një popull të tërë për dy a disa ish-drejtues të PD, të cilët duhet të përgjigjen për veprimet e tyre anti-ligjore, është diçka që nuk ndodh në asnjë vend në botë.

 

Më në fund, pavarësisht përplasjeve të tejskajshme në Parlament dhe kudo, maxhoranca do të ketë të pesë prioritetet e përcaktuara nga BE për t’u integruar në prioritetet e saj sepse, vetëm integrimi në BE do të na shpëtojë nga disa fenomene negative që nuk mund ti ndreqim vetëm siç janë: pandëshkueshmëria, papunësia, korrupsioni.

 

Le të shpresojmë që këto pesë prioritete: " Implementimi i reformat të administratës publike, Pavarësia e sistemit të drejtësisë, Lufta kundër korrupsionit, Lufta kundër krimit të organizuar dhe Mbrojtja e të drejtave të njeriut ", të jenë në qendër të vëmendjes së mazhorancës së sotme dhe asaj të ardhshme, me qëllim që populli shqiptar të shpëtojë njëherë e mirë nga mentaliteti lindor i dembelizmit, hajdutllëkut, dëshirës për të mos zbatuar ligjin.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00