Filozofia politike e subjektivitetit: kthimi te njeriu
Andaj, edhe Filozofia politike e subjektivitetit të Dekartit ishte kthimi te njeriu, pra kthimi te pohimi i famshëm “Cogito ergo sum”. Kthimi i uni-t për ta bërë njohjen e vetes ishte koncepti kyç për të cilën sot ne si shoqëri duhet të menaxhohemi. Kthimi te njeriu filozofikisht, pastaj kthimi te plani inteligjent për ta rregulluar rendin shoqëror në shtet në raport me komunitetet, duhet të jetë ne rend të parë mekanizmi për ndryshimin pragmatik të politikëbërjes.
Nga Bujar Plloshtani
Edhe mund ta marr me mend, patjetërsisht se, idetë e mia shpeshherë janë cilësuar një hark a një topth absurdi që kalojnë në mua. Të kesh ide sot, ndoshta do të thotë të kuptosh. Idetë duhet të paraqesin konceptet tona bazë të të menduarit mbi një gjësend apo mbi një gjendje për ta ndryshuar, prandaj, idetë tona duhet të jenë filli i ndryshimit pragmatik të gjendjes.
Kasta aktuale e politikës shqiptare ishte dhe mbetet një formë jo e përkryer e ndikimit të veprimit politik njerëzor. Andaj, shpesh këtë formë jo të përkryer të ndikimit të tyre politik duhet ta lidhim me një mungesë të ideve politike, që do të thotë me mosnjohjen e konceptit për ta realizuar politikën.
Duke iu referuar Aristotelit, gjithnjë nga filozofia e tij politike, se veprimi më i mirë i njeriut është, siç e quante ai Polisi, shteti. Pra, veprimi i mirë i njeriut duhet të jetë qëllimi i synimit të ndikimit njerëzor brenda llojit të tij si qenie politike. Realisht, konceptet e sotme politike nga kjo kastë politike aktuale nuk e tregoi këtë synim të ndikimit politik, por më tepër tregoi kthimin drejt çështjes së ndikimit të çështjes materiale dhe private.
Andaj, edhe Filozofia politike e subjektivitetit të Dekartit ishte kthimi te njeriu, pra kthimi te pohimi i famshëm “Cogito ergo sum”. Kthimi i uni-t për ta bërë njohjen e vetes ishte koncepti kyç për të cilën sot ne si shoqëri duhet të menaxhohemi. Kthimi te njeriu filozofikisht, pastaj kthimi te plani inteligjent për ta rregulluar rendin shoqëror në shtet në raport me komunitetet, duhet të jetë ne rend të parë mekanizmi për ndryshimin pragmatik të politikëbërjes.
Ndryshe, kjo kastë aktuale politike duhet të shkarkohet tërësisht nga veprimi politik, e të vijë një gjeneratë me ide të reja politike, e cila në rend do të duhet të kujdeset për formësimin e veprimit politik që do të ketë synimin e ndikimit njerëzor, dhe kthimin e njeriut te njeriu si qenie politike dhe sociale.
@ Klosi News
Comments (0 posted)
Post your comment