Home | Opinion | Zgjidhja politike, domosdoshmëri

Zgjidhja politike, domosdoshmëri

image
Ligji selektiv sot në shtetet me qeverisje të brishta të demokracisë është bërë një prej modeleve më të zgjeruara në praktikë, kjo dukuri më së tepërmi është hasur në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u kthyer kështu në drejtimin e tij jo të duhur për të dënuar veprimet ...

 

 

           

            Nga Bujar Plloshtani

 

            Tashmë e dy vite krizë të tejzgjatur politike, edhe pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit Maqedonia po humb betejën dhe ashtu të brishtë me demokracinë perëndimore. Kjo krizë e stërzgjatur politike që nuk po gjen dot zgjidhje adekuate është një çekiç direkt ndaj demokracisë dhe institucioneve të shtetit. Këtë krizë duket tashmë qartë se e kanë shkaktuar aktorët kyç të subjekteve politike që e kanë përbërë pushtetin, duke menaxhuar me institucionet publike sipas autoritetetit të tyre prej sa kohë në qeverisje. Të gjithë janë të vetëdijshëm se kriza politike është kthim drejt rënimit të institucioneve dhe për këtë rënim direkt pësojnë qytetarët, të cilët nuk kanë asnjë faj nga kjo krizë. Kriza politike vazhdon, demokracia kthehet larg e më larg në qeverisje, pasi pushteti aktual teknik po mban peng institucionet, duke mos lejuar transferimin paqësor të pushtetit. Kjo krizë erdhi si pasojë e një pushteti që tentoi të kapë institucionet, dhe duke i vënë në menaxhim për interesin e tyre, dhe kështu demokracia pësoi një goditje të fortë dhe ashtu të brishtë në këtë shtet. Ligji selektiv sot në shtetet me qeverisje të brishta të demokracisë është bërë një prej modeleve më të zgjeruara në praktikë, kjo dukuri më së tepërmi është hasur në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke u kthyer kështu në drejtimin e tij jo të duhur për të dënuar veprimet e një komuniteti që mendojnë ndryshe dhe njëkohësisht nuk mendojnë njëjtë me pushtetin; dhe pikërisht ligji selektiv favorizon një komunitet që ndoshta janë të përafërt me qëndrime dhe bindje me pushtetin, dhe një komunitet tjetër ndryshe renditet të dënohet sipas rasteve të montuara politike të menaxhuara nga vetë pushteti.

            Kriza politike duhet të zgjidhet dhe atë përmes transferimit paqësor të pushtetit, duke lejuar që institucionet të punojnë në bazë të vullnetit të shumicës së zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe se çdo bllokim eventual i mëtejshëm nga shumica e kaluar do të jetë me pasoja gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët dhe vetë integritetin dhe autoritetin e shtetit karshi faktorit ndërkombëtar. Institucionet e shtetit nuk duhet të bllokohen në asnjë mënyrë nga asnjë subjekt politik relevant në vend, pasi subjektet politike nuk janë krijuar të bllokojnë interesin e qytetarëve, por të përfaqësojnë vullnetin e tyre të palëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

            Zgjidhja politike, pra transferimi paqësor i pushtetit nga shumica e kaluar në shumicën e re të krijuar në Kuvend, duhet të jetë në përputhje me Ligjet dhe Kushtetutën e vendit, pasi çdo papërgjegjësi e veprimit politik rrezikon që shteti të kthehet në anarki. Gishtin e drejtoj te shumica e re parlamentare dhe të gjitha subjektet politike të riaftësohen për të gjetur një strategji për dalje nga kriza politike dhe nga kthimi i institucioneve të shtetit në normalitet. Çdo mosveprim politik nga aktorët e subjekteve politike do të dëshmojë se shteti nuk mund të mbahet peng nga askush, porse duhet zgjidhje konkrete politike, ngase qytetarët nuk mund të mbahen peng të askujt, por të gjendet zgjidhje konkrete afatgjate, ku qytetarët të mund të realizojnë dhe të përfitojnë shërbimet e tyre të garantuara me kushtetutë.

           

 

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00