Kundrejt tjetrit në bindje
Së fundmi, tani që të gjithë besojnë te kjo qenie e politikës dekadente, në rend të parë duhet të jetë e hidhur nga shija, pasi kjo ka pasojën të të kthejë kundër tjetrit. Dhuna mes komuniteteve nuk duhet të reflektojë kundër tjetrit, por të shërbejë si mjet për krijimin e dialogut dhe frymës së prosporitetit.
Nga Bujar Plloshtani
“Shpirti maqedonas” me qeverisjen e fundit "nacionaliste", duket se është futur prej kohësh në një contradictio in adjecto*! Është bërë kaq e padenjë në këtë shtet të zhvillosh ekzistencën shpirtërore dhe intelektuale, ku tashmë mund ta cilësojmë si një prej vendeve që vlera e jetës nuk po çmohet në asnjëfarë mënyre të mundshme. Gjithçka është kthyer në një hon tejpërtej, duke e kthyer gjithë komunitetet që frymojnë në këtë shtet në vardisje kundër tjetrit. Edhe për kundër sjelljeve johumane, “shpirti shqiptar” është kthyer në llojin e mbinjeriut për t’i kapërcyer udhët e pacilësuara në këtë shoqëri të prekur nga nacionalizmi dhe afektet tjera që kanë të bëjnë me çhumanizmin. Prandaj, në këtë kohë të globalizuar shtetet duhet të zhveshen nga retorikat nacionaliste dhe në vend të saj të kihet parasysh sundimi i së drejtës dhe kthimi i besueshmërisë në institucionet e shtetit.
Dhuna e përgjakshme e të enjtes së zezë në Kuvend, madje dhe dhuna e tepruar ndaj deputetit Ziadin Sela ishte fundi i veprimit të shtetit demokratik, për t'u zhytur në perëndimin e dekadencës shpirtërore brenda një politike që nuk është parë prej një kohë të gjatë në civilizimin e popujve. Më e dhimbshme përtej kësaj mos dhëntë Perëndia të shohim me sytë tanë, pasi gjithë qeniet njerëzore që janë consensus sapientum* do të dëshironin me çdo kusht të arratiseshin nga kjo bindje hermetike.
Ndoshta, kjo idiosinkrazi e llojit të veçantë është drejt një kthimi kundër qenies, dhe përafrim me mjete tjera drejt të keqes së hidhur. Shpirti i dekadencës në politikë më shumë ngjan tek është është shndërruar në një luftë e pakompromis për pushtet, dhe jo një luftë për t’u angazhuar drejt paqes ëndërrimtare dhe sublime për të gjithë komunitetet.
Së fundmi, tani që të gjithë besojnë te kjo qenie e politikës dekadente, në rend të parë duhet të jetë e hidhur nga shija, pasi kjo ka pasojën të të kthejë kundër tjetrit. Dhuna mes komuniteteve nuk duhet të reflektojë kundër tjetrit, por të shërbejë si mjet për krijimin e dialogut dhe frymës së prosporitetit. Dhuna e së enjtes pothuaj ishte një sub specie aeterni*, që vështirë të ndërgjegjësohet për një realitet të nevojshëm.
contradictio in adjecto* - latin. kontradiktë në shprehje
consensus sapientum* - latin. konsensus i të diturve
sub specie aeterni* - latin. nënlloj i përjetshëm
Comments (0 posted)
Post your comment