Shpresa ime kolektive!
Vegim, Përhitje, Përfytyrim momenti, apo - Vizion e Ideal jo-kompatibël (zhgënjyes) ?!
Nga Ibraim Kazimi
Retrospektiva dy-vjetore e një Nisme "bi-serioze" :
Unë kam zgjedhur asociacionin e një lidhjeje të posa themeluar, si unioni i bashkimit të shoqatave te pavarura joqeveritare, intelektualeve te lirë dhe qytetarëve me vullnet të mirë, si një platformë ku do mundem të shpreh kontributin tim personal dhe ate të shoqatës Kultur -Fabrik.
Kam përkrahur një qendër me qëllimin e vetëm ku do mundem të fokusoj energjitë kreative dhe të konvergjoj ndjenjat dhe idetë humane, sociale, arqitektonike, kulturore, artistike e novatore.
Deri më sot, angazhimin qytetarë dhe detyrimin tim moralo- shoqërorë, kam tentuar ta manifestoj përmes iniciativave dhe aktiviteteve individuale, që sado modeste, nuk mjaftoheshin me hapësirë adekuate kulturore shprehëse dhe realizimi.
Po përjetoj një imanencë personale, një obligim moral përballë një segmenti social e politik, kulturorë e artistik, me pika vakumesh.
Meqë, Idetë dhe projektet, qofshin ato, produkte përvojash profesionale apo artikullime intuitash autoriale, parimisht janë valide dhe të vlerëshme vetëm pas materializimi fizik dhe zbatueshmërisë pragmatike të tyre, në sfondin e paqës së bashkëjetesës së diversiteteve dhe perspektivës së akceptimit të veçantive qytetare, si shuma të një tërësie.
Shkrirja e sakrificave dhe sprovave individuale në mozaikun e arritjeve dhe sfidave kolektive kohore e hapsinore, përndryshe, duhet kuptuar si përmbushje të jo më tepër se të një ndërgjegje natyrore të Uni-t dhe realizimin kozmik të trajaktores ekzistenciale.
Esenca e qenies shprehëse dhe nevoja gjenetike e manifestimit shpirtërorë e material, empirik e racional, personal e kolektiv të individumeve, vetëmse zbaton bërthamën e nocionit dhe misionit të qenies sociale.
Mbase, frymëzimet etike e estetike me natyrshmëri synojnë të artikullohen konform raportit të forcave të brendëshme të masës intelektuale dhe cilësisë edukative, saqë të kërkojnë qoftë edhe me " fije kashte " të thurrin detyrimisht çerdhen sa më të bukur të qasjes dhe të shprehjes së instiktit për të vërtetën dhe të drejtën drejt lartësimit dhe përkryerjes individuale dhe kolektive.
Gjithçka që kemi dhënë dhe bërë, është shumë më pak nga ajo që pritet të japin brezat pasardhës.
Me përkushtim
Tetovë, 14.07.2015
* * *
Lëvizja për Unitet – ringjall shpresën si virtyt
Ibraim Kazimi
Në përvjetorin e dytë të një nisme të “harruar” Avangarde
Kriza politike në vend e përcjellë paralelisht me kriza kulturore dhe veçmas me destabilizimin e primaritetit zhvillues, asaj të – krizës ekonomike , sa si faktorë shkaktimesh poaq edhe si produkte të imponimeve kohore nga faktorët gjeo-politikë, globalë e rajonalë, si edhe nga impulset sociale të mentaliteteve rajonale , tradicionale e kulturore, e zhvendosën dhe e “rimodeluan ” imazhin publik të popullatës dhe edukatën (sjelljen ) shoqërore të saj , raportet interaktive dhe përceptimet kolektive, si ndaj përjetimeve ditore ashtu edhe në projeksionet e së nesërmes.
Ndjenja e devalvimit të përditshëm, paregullsia e jolimituar ekzistenciale dhe mungesa e sigurisë institucionale ekonomike e stimuloi denigrimin e qenies sociale, karakterin shoqërorë të masës në një subjekt të ekspozuar mëshirës së fatit individual dhe në idhëtarë të rastësive tregtuese rajonale. që ” lutjet ” do i drejtonin kah koinçidencat sezonale të projekteve humanitare e zhvillimore të vendeve donatore.
Një shoqëri, e dergjur nga përmasa kaotike, jofunksionale dhe vetëshkatëruese, nga ana tjetër, portretonte karikaturat paradoksale të orientimeve kulturore e shpirtërore të qytetarit të pandihmë e të zhgënjyer, të mashtruar, të plaçkitur, të diskriminuar, të malltretuar administrativisht e me perspektivë në falimentim…të pashpresë !
Ndërkaq, shpresa e qytetarit nuk u ishte hedhur thjeshtë bixhoz syverbues, mendjeve të eksituara për përfitim. Shpresa e këtij qytetari ishte virtyti i lindur dhe produkt i thellë i arsyes së sprovuar.
Shpresa qytetare , edhe përkundër dështimeve të njëpasnjëshme, ajo vazhdoi të ndërgjegjësojë mbështetje, besim dhe mosdorëzim. Asaj, edhe sot i detyrohet besimi në lirinë kombëtare, shoqërinë demokratike dhe mirëqenien më të përmbushur sociale e humane . Shpresa dhe besimi, mbetën fryma mbilëndore, tradicionale që sfiduan jo vetëm lakmitë personale e grupore të abuzimeve politike e ekonomike , por ajo përballoi edhe shëmtinë dhembëse të zhgënjimeve tona kolektive.
Jemi sot këtu të ringrejmë, pikërisht ato shtylla bazike të SHPRESËS dhe BESIMIT në shoqërinë dhe LIGJET , të cilat lëngojnë të demoluara e të degjeneruara, njëra pas tjetrës, nga mosndërgjegja dhe pandershmëria , nga mediokriteti dhe gjymtia edukuese e profesionale.
Jemi këtu – të bashkohemi, të sjellim, të shpallim, të sanojmë, të zgjojmë e të mbjellim konsolidimin e një DINJITETI dhe QENËSIE e FORCE , jo të shpikur – por demokratike, autoktone , të pastër , origjinale, të trashëguar, kombëtare e evropiane, të mbrojtur e të lartësuar me sakrifica ndër shekuj.
Jemi sot këtu – të obligojmë një LËVIZJE të lidhur nga unioni i shoqatave, organizatave, intelektualëve dhe akëcili qytetarë me vullnet të mirë , që kësaj shoqërie deri më sot :
-i dhanë e nuk i morrën, që i falën e nuk i lypën, që krijuan e nuk prishën, që investuan e nuk faturuan, që punuan e nuk u lodhën, që IDEuan e nuk u dukën, mbase u sprovuan por, kurrë nuk u mposhtën.
Së bashku, në Drejtësi , Ligj, Respekt, Besim, Punë, Emancipim dhe Mostërheqje në një paralele të qëndrueshme dhe të perkushtuar, për individin me shpirt fisnikërues dhe për qenien kombëtare, shoqërore me ligje dhe mentalitet demokratik e progresiv.
Comments (0 posted)
Post your comment