Muri i Vajtimit! ( Zgjedhjet Lokale në Maqedoni, 2017)
Çdo qytetar i këtij vendi, sidomos shqiptarët, kanë nevojë më shumë se kurrë, për mirëqenie, progres ekonomik, liri dhe...
Nga Abdulla Mehmeti
Partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni dhe jo vetëm ato, me fajin edhe të qytetarëve që i kanë votuar deri më sot, sidomos të intelektualëve të papërgjegjshëm, që kanë heshtur para çdo fatkeqësia që e goditi popullin tonë dhe të gjithë qytetarët e këtij shteti, pa dallim të përkatësisë etnike e fetare, në vend të shpenzimeve të panevojshme për fushata parazgjedhore, do të duhej që të ndërtojnë nga një MUR VAJTIMI, tejpërtej shtetit, sidomos në qytetet dhe vendbanimet shqiptare, ku varret e të parëve po shkatërrohen, jeta shuhet dalëngadalë dhe djepat mbeten thatë; aty ku njëqind vjet ka vepruar dora e zezë e shpërnguljes dhe shfarrosjes së popullatës vendëse, sidomos të racës autoktone shqiptare, fatkeqësisht, ku edhe sot kjo politikë shoveniste vazhdon të mbjell varfëri, frikë e tmerr mbi qytetarët shqiptarë dhe mbi banorët me përkatësi tjetër etnike e fetare, që tradicionalisht kanë kultivuar fqinjësi të mirë me shqiptarët; për vitet e humbura të tranzicionit, shtetin ligjor dhe demokracinë e munguar, lirinë dhe barazinë e nëpërkëmbur nga nëntoka kriminale, e cila ka jetuar me haraç dhe krime, ndërsa qytetarët përditë e më tepër janë varfëruar, me të ardhme të pasigurt, ndërsa çereku i banorëve janë larguar nga vendi për mungesë perspektive, pasiguri dhe terror institucional e politik mbi ta (sipas Bankës Botërore, mbi 520 mijë qytetarë janë larguar deri më sot nga Maqedonia në botën e jashtme, gjysma e tyre llogaritet se janë shqiptarë).
Çdo qytetar i këtij vendi, sidomos shqiptarët, kanë nevojë më shumë se kurrë, për mirëqenie, progres ekonomik, liri dhe të drejta qytetare e kombëtare, për sigurimin e ekzistencës dhe mirëqenies në vendlindjen e tyre, jo në botën e jashtme, pa imponime nga jashtë, sidomos nga hegjemonizmi i fshehtë serb në Maqedoni, të cilin e kanë përkrahur deri më sot edhe partitë politike të shqiptarëve (ky konstatim del, duke marrë parasysh se gati çdo vit është organizuar nga një ekspeditë ushtarake-policore në vendbanimet shqiptare, përmes proceseve të montuara politike, nga viti 1992 e deri më 27 prill 2017).
Ky shtet u takon qytetarëve të barabartë, shqiptarë dhe të tjerë, jo klaneve politike, grupeve kriminale që mbijetojnë duke mbjellur urrejtje ndërnacionale e ndërfetare, me krime e gjak, dhunë e mashtrime, me haraç mbi qytetarët e lodhur nga propaganda dhe skamja (institucionet ndërkombëtare kanë konstatuar se qeveritë e derisotme në Maqedoni i kanë plaçkitur qytetarët dhe shtetin përmbi 12 miliardë euro)!
Comments (0 posted)
Post your comment