Hematoma e Ziadin Selës
Dje ishte ai për t’i artikuluar ato të drejta, nesër një tjetër do të ndodhet përballë, ndonjëherë do të na thirr ndërgjegjja kombëtare të jemi të gjithë ne bashkërisht ajo hematomë përballë një revolucioni, si e drejtë njerëzore, prandaj që hematomat mos na kalojnë keq nëpër inde, në mundshim të bashkohemi e për të mos u ndarë e as u përçarë mes e për mes, por ta përkrahim njëri-tjetrit për hir të vërtetës.
Nga Bujar Plloshtani *
Jeta jonë në përgjithësi, por dhe ajo politike pothuaj kalon nëpër një topth paradoksal, ku të gjithë ne kotemi pas saj. Kjo lloj ekzistencë e jona zhvillohet si pasojë e një vullneti për pushtet, ajo në të vërtetë mbetet në thelb një paraqitje që të çon drejt këtij topthi paradoksal. Me topth paradoksal nënkuptoj një veprim simbolik, ku jeta e njeriut të zakonshëm dhe atij politik kalon përditë nga e zakonshmja deri te e madhërishmja dhe anasjelltas.
Realisht mund të jenë dy gjëra kaq të rëndësishme për ekzistencën tonë si qenie njerëzore dhe politike: liria dhe e drejta për vetëvendosje. Liria të jep mundësinë ta artikulosh veprimin tënd pa u penguar nga tjetri, ndërsa e drejta për vetëvendosje është një artikulim më sublim për të vendosur me vullnetin e lirë politik për të drejtën e popullit tënd.
Agu i mëngjesit sot ishte vërtet kaq i dhembshëm, sa vetëm më trazoi ndiesisht dy fjalë si njeri i zakonshëm t’i them. Fjala hematomë sikur më shpoi në më të fshehtat shkallë njerëzore tek po e dëgjoja Ziadin Selën tek televizioni Klan. Përmes Klanit duheshim ta kuptonin hematomën e tij, që 27 prilli ia vuri për një kujtim të hidhur. Dje ishte ai, nëser mund të jetë një tjetër dhe pastaj mund të jemi të gjithë ne. Një individ apo një përfaqësues që kërkoi të artikuloheshin të drejtat kolektive të një populli që me pa të drejtë u mohuan padrejtëisisht. Dje ishte ai viktimë për pasojë e kësaj hematome, nëser një tjetër.
Dje ishte ai për t’i artikuluar ato të drejta, nesër një tjetër do të ndodhet përballë, ndonjëherë do të na thirr ndërgjegjja kombëtare të jemi të gjithë ne bashkërisht ajo hematomë përballë një revolucioni, si e drejtë njerëzore, prandaj që hematomat mos na kalojnë keq nëpër inde, në mundshim të bashkohemi e për të mos u ndarë e as u përçarë mes e për mes, por ta përkrahim njëri-tjetrit për hir të vërtetës.
* Autori është shkrimtar
Comments (0 posted)
Post your comment