Home | Opinion | Katër prioritete për Ballkanin Perëndimor

Katër prioritete për Ballkanin Perëndimor

image
Bashkimi Europian, Rusia dhe Turqia nuk mund të prodhojnë stabilitet të jashtëm, përderisa nuk kanë stabilitet politik të brendshëm.

 

 

 

 

 

Nga Abdulla Mehmeti

 

Bashkimi Europian, në aspektin të interesave të veçanta mes shteteve anëtare nuk është homogjen, si i tillë nuk është i qëndrueshëm në perspektivë, sespe në vete përmban hipoteka nga e kaluara, dy luftërat botërore, periudhën e kolonializimit, luftën e ftohtë dhe qëndrime të veçanta të shteteve anëtare ndaj këtyre çështjeve, prandaj edhe nuk mund të jenë faktor me ndikim për zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e paqes së qëndrushme në Ballkanin Perëndimor. Me këto raporte forcash mes shteteve anëtare brenda BE-së, një kohë të gjatë do mbetet në tavolinën e bisedimeve, ëndrra serbe për ndarjen e Kosovës, për copëtimin e Bosnje dhe Hercegovinës, çështja e Maqedonisë, e Qipros së ndarë; në një të ardhme të afërt, ndoshta edhe ndarja e Greqisë dhe e Serbisë (Vojvodina, Sanxhaku, Lugina e Preshevës, Timoku).

 

Me krijimin e rrethanave të reja në Europë, me përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e Murit të Berlinit, përveç luftërave të përgjakshme, krimeve masive dhe gjenocidit, gjatë shpërbërjes së ish federatës jugosllave dhe krijimit të shteteve të reja të pavarura, asgjë të re nuk ka sjellë BE në rajonin e Ballkanit.

Nga përvojat e derisotme dhe analizat e hollësishme të marrëdhënieve mes shteteve anëtare dhe strukturave të BE-së, shtetet ballkanike, me probleme të pazgjidhura nga e kaluara, nuk duhet të presin zgjidhje fatlume, të dobishme, afatgjatë, as paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan.

 

Shqipëria është shteti i vetën në këtë rajon, i çliruar nga ky ndikim, nga eksklusiviteti i burokracisë europiane. Këtë rrugë duhet ta ndjekin edhe Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen aktualisht, për sigurimin e progresit ekonomik, stabilitetit, paqes dhe sigurisë së tyre.

Janë katër prioritete që duhet t’i ndjekin shtetet e Ballkanit Perëndimor, sidomos Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina:

 

Pastrimi i skenës politike nga: elementet mbështetëse të ndikimit rus, radikalizmi fetar, strukturat e ish regjimit komunist dhe rrjeti i strukturave kriminale të krijuara gjatë ,,tranzicionit demokratik” në këto shtete;

Anëtarësimi në NATO, si e vetmja garanci për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këto shtete (disa nga këto shtete janë anëtare të Kartës së Adriatikut, A-5);

Krijimi i marrëdhënieve të veçanta, partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si forcë ekonomike dhe ushtarake e vetme në botë për ruajtjen e paqes së qëndrushme, si faktor vendimtar dhe i dëshmuar për zgjidhjen e krizave në botën e sotme, për sigurimin e progresit ekonomik dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit të trazuar, të paqes së cënuar rëndë gjatë viteve të fundit, me gërshetimin e interesave gjeostrategjike në këtë rajon, sidomos mes Rusisë, Turqisë dhe BE-së, të cilat nuk mund të prodhojnë stabilitet të jashtëm, përderisa nuk kanë demokraci të konsoliduara dhe stabilitet të brendshëm në vendet e tyre.

Me shtetet tjera, sidomos me Gjermaninë, mund të krijohen marrëdhënie të mira vetëm në nivel të shteteve, jashtë strukturave të BE-së.

(26.11.201

 

MBRETI ILIR EPULONI I HISTRËS

 

(Një kontribut modest sa për njohjen elementare të figurave të së kaluarës sonë)

Nga  Abdulla MEHMETI

 

Figurë e shquar historike e fisit ilir të Histrisë (Kroacia e sotme), i njohur gjithashtu edhe si Epulo, Epulone, ose Aepulo), figurë historike e njohur, sundimtar dhe mbret ilir, i cili luftoi kundër romakëve gjatë pushtimeve të Istrës (Histria), e cila gjedet në territorin e Kracisë së sotme.

Pas fitoreve dhe sukesit në fillim dhe mposhtjes së kundërshtarëve të tij, pushtuesve romakë, e njohur si beteja në Akvileje, Epuloni përfundimisht u thye përmes rrethimit të kryeqendrës së tij të rezistencës, Nezakci.

Para se ta sulmojnë Nezakcin, romakët i pushtuan qendrat tjera kryesore të rezistencës në Istër.

Në fillim, romakët nuk arritën ta pushtojnë Nezakcin dhe nuk arritën ndonjë sukses të veçantë gjatë rrethimit për një kohë të gjatë të kështjellës së qytetit.

Suksesi i sulmeve të tyre u arrit vetëm atëherë kur romakët ia ndryshuan rrjedhën lumit dhe e përmbytën qytetin. Kur Epuloni e kuptoi që romakët e pushtuan qytetin, bëri vetëvrasje duke e përshkuar trupin e vet me shpatë, për të mos rënë i gjallë nën robërinë e tyre.

Në kohën e re, Epuloni nderohet si hero, i cili më lehtë e pranoi vdekjen se robërinë, duke u shndërruar në legjendë dhe figurë frymëzimi atdhetar për brezat e ardhshëm.

 

EPULONI SIPAS BURIMEVE ANTIKE

 

Ilirët nuk kanë qenë të prirur pas shkrimit të historisë së tyre, ndërsa historianët romakë dhe grekë kanë qenë të njëanshëm kur kanë shkruar për ata (ilirët). Këtë e kanë konstatuar edhe shumë autorë të huaj, jo vetëm ata shqiptarë. Sipas gjetjeve arkeologjike, kronikat romake dhe greke janë thuase burimet e vetme të njohurive për ilirët.

Lufta e Romës kundër Histrës dhe beteja e Akvilejit vendoset diku rreth viteve 181 deri më 177 para erës së re, deri pushtimin e plotë të Histrës nga romakët.

Historiani dhe kronisti i njohur romak Tit Livi, i përmend sulmet e para mbi Akvilej, të cilat me sukses kundërshtohen, ndërsa mëpas vendoset një paqe relative mes ilirëve dhe romakëve.

Githësesi që Histra edhe më tej e konsideronte si rrezik të madh sulmet dhe pushtimin romak, kur me ardhjen në pushtet të Epulonit sërish të fillojnë sulmet e romakëve ndaj tyre.

Në disa beteja sporadike me tyre, istrianët nën udhëheqjen e Epulonit arritën t’i zbrapsin këto sulme dhe të asgjësojnë disa formacione ushtarake të romakëve.

Novi rat možda nije bio zasnovan na uvjerenju ilirskih plemena da mogu pobijediti Rim, ali je sigurno da se bezobzirnost Rimljana više nije mogla trpjeti.

„M. Junius i A. Manlius, ish konsuj: ,,me fillimin e pranverës romakët e sollën ushtrinë e tyre në Histri. Shkatërruan gjithçka, në të djathtë e në të majtë”… Livi: Ab Urbe Condita, 41.10”

Livi përmend edhe që histriotët kryen një sulm të suksesshëm mbi llogaret e ushtrisë romake, pas të cilit legjionarët romakë të frikësuar filluan të ikin, nga e cila suhtri istriotët përfituan një plaçkë të majme lufte: thesar të çmueshëm, armë, ushqime dhe verëra.

Por, ushtria romake shumë shpejtë u riorganizua, duke i gjetur ushtarët ilirë në befasi, të preokupuar me plaçkën e luftës, të dehur nga lavdia e përkohshme dhe vera, që romakët shpejtë t’u rrëmbejnë fitoren, ta rikthejnë plaçkën e mbetur dhe t’i mposhtin ushtarakisht.

Me këtë rast, pas pushtimit u vranë dhe masakruan shumë histriotë, ndërsa mbreti i tyre Epuloni u strehua në qytetin e fortifikuar Nezakci.

 

Ja si e përshkruan këtë kronisti romak Livi:

„… Filloi sulmi vendimtar mbi Nezakcin, qytetin ku u tërhoq dhe strehua udhëheqësi ushtarak i histriotëve dhe mbreti i tyre Epuloni… Komandanti romak Klaudi solli dy legjione të reja … Afër qytetit kalonte lumi i cili i pamundësonte sulemet mbi atë, dhe nga i cili histrianët furnizoheshim me ujë.

 

/Ushtria e Klaudit/ pas punës disaditëshe, u ndërrua rrjedha e lumti dhe u ndërpre furnizimi i qytetit me ujë, me çka jashtëzakonisht u shqetësuan banorët e qytetit.

 

Edhe pse nuk u menduan në asnjë rast për të luten për armëpushim dhe paqe, i vranë gratë dhe fëmijët e tyre, ndërsa kufomat e tyre i varën mbi muret e kështjellës, që ta tmerrojnë dhe frikësojnë armikun …

 

Romakët ndërkohë e plaçkitën plotësisht qytetin … Epuloni bëri vetëvrasje që të mos bie i gjallë në duart e tyre … Të tjerët u vranë ose u zunë robër… Pastaj u shkatërruan edhe Mutila dhe Faveria …

 

Plaçka e luftës i tejkaloi parashikimet, duke marrë parasysh varfërinë e banorëve vendës; Pas këtij pushtimi 5632 njerëz u shirën si rrobër lufte. Udhëheqësve istriotë të luftës ju prenë kokat të gjithëve… pa aty, 41.11”.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00