Home | Opinion | Debatet mbi paktin për detin dhe pakti i munguar politik

Debatet mbi paktin për detin dhe pakti i munguar politik

image
Në lojën e të mëdhenjve ne jemi një pikë uji në oqean dhe duhet të jemi më të matur, racionalë dhe parashikues, larg frymës së revanshit....

 

 

      

Nga Luan Kurti

 

 

 

Vazhdon të prodhojë debat dhe retorika “pakti mbi detin” me Greqinë. Për publikun kjo është rezultat i mungesës së informacionit, transparencës, që siç thotë qeveria do finalizohet nga ekspertët në kohën dhe në mënyrën e duhur, kurse për opozitën një shkak, një artific për të adresuar gjithë problematikat e saj, për të lëshuar shashkat në ditët dhe javët në vazhdim. Ku më kryesorja është Reforma në Drejtësi. Por kjo kauzë nuk ngjit sepse pikërisht kjo opozitë ka qenë iniciuese e një pakti të ngjashëm sefte, të cilësuar si antikombëtar dhe të rrëzuar me unanimitet nga Gjykata Kushtetuese. Tani këta janë në rolin e oponentit. Madje Berisha ka deklaruar se nuk do ta mbështesë dhe ka sqaruar në një emision televiziv se pakti i tij ka qenë më patriotik se ky i tanishmi, që ju jep grekëve zonat naftë-gazmbajtëse. Flet për këtë fakt gjeologjik me kompetencë të plotë!

Në fakt, në të dyja rastet problemi më i madh është, “nëse cënohet integriteti territorial i Shqipërisë”. Kompromiset e kësaj natyre, me gjasë për hapjen e negociatave apo integrimin në BE, s’do i hynin në punë askujt. BE-ja është aspiratë, por një ditë edhe mund të dështojë si projekt (ka shumë arsye, problematika në këtë skepticizëm), kurse Shqipëria duhet të mbetet kjo që është, nëse nuk mundet ta rikthejmë në kufijtë e saj natyralë për arsye gjeostrategjike të të mëdhenjve. Në kufijtë amë kemi mbetur një bërthackë dhe s’mund të pranojmë të humbasim asnjë centimetër. Kjo Shqipëri është e jona, por edhe e brezave që do të vijnë. Por duke dalë nga hullia e së shkuarës, e kategorizimeve të ngurta Ne dhe Ata, nuk jam për ngrirje të marrëdhënieve me fqinjët, për parafabrikate patriotikë që kërkojnë të mbetemi në llogoret e vjetra të historisë. Por për reciprocitet ajo vazhdon të prodhojë debat dhe retorika “pakti mbi detin” me Greqinë. Për publikun kjo është rezultat i mungesës së informacionit, transparencës, që siç thotë qeveria do finalizohet nga ekspertët në kohën dhe në mënyrën e duhur, kurse për opozitën një shkak, një artific për të adresuar gjithë problematikat e saj, për të lëshuar shashkat në ditët dhe javët në vazhdim. Ku më kryesorja është Reforma në Drejtësi.

Por kjo kauzë nuk ngjit sepse pikërisht kjo opozitë ka qenë iniciuese e një pakti të ngjashëm sefte, të cilësuar si antikombëtar dhe të rrëzuar me unanimitet nga Gjykata Kushtetuese. Tani këta janë në rolin e oponentit. Madje Berisha ka deklaruar se nuk do ta mbështesë dhe ka sqaruar në një emision televiziv se pakti i tij ka qenë më itet dhe në përputhje me ligjet dhe konventat ndërkombëtare. Në çdo rast përgjigjen më të mirë duhet ta japin ekspertët e dy palëve jashtë ndikimit të politikës së ditës. Në thelb ka nevojë për një pakt të gjithë spektrit politik për çështje të tilla kardinale. Ashtu siç ndodh në vendet e tjera, afër apo larg nesh. Por PD-ja akoma nuk e pranon gabimin (fajësinë) në lidhje me të shkuarën dhe kërkon të arrijë revanshin me detajet teknike. Duke harruar se ky nuk është problem individësh, grupesh interesi, por një problem madhor kombëtar. Interesat parciale të disa individëve opozitarë (pas meje u bëftë qameti!) delegjitimojnë atë çka propagandojnë, tharmin patriotik. Madje kur flas për strategji dhe bashkërendim politik për çështje të kufijve, kjo mund dhe duhet të përfshinte të gjithë spektrin në pesë vendet ku shqiptarët janë aktorë dhe faktorë shtetformues. Pse Europa pasi i ka coptuar në 1913 si ja desh mideja, akoma ju kërkon sakrifica shqiptarëve, për t’u dhënë shansin e hapjes së negociatave dhe më pas integrimin në familjen  e kombeve të përparuar?! Pse nuk përdoren të njëjtat standarde dhe lejohet përsëritja e absurdit?! Ndërsa Kosovës i kërkohet Demarkacioni me Malin e Zi, Serbia deklaron se kurrë nuk ka për të njohur pavarësinë e saj, nga ana tjetër Greqia kërkon një sërë gjërash që jua mohon shtetasve çamë me kombësi shqiptare dhe bën të vështirin në lidhje me Ligjin e Luftës. Cila “veto” mund të justifikojë dhe amnistojë shovinizmat e vjetër dhe të rinj që shfrytëzojnë pozitën e brishtë ekonomike të fqinjëve, t’i konsiderojë disa partnerë dhe disa vasalë?!...

Ca kohë më parë në kulmin e krizës Greqisë ju kërkua për shlyerjen e borxheve donatorëve të shiste ndonjë prej dhjetëra ishujve dhe ajo me të drejtë refuzoi në mënyrë kategorike. Pse tani u dashka që të veprojmë ndryshe, të ulim kokën dhe të lëpijmë plagët tona për t’u certifikuar si europianë?! Ja pra, kjo është nyja gordiane që duhet t’i bënte bashkë shqiptarët, të ishin një zë, përpara kësaj Europe të shurdhër dhe cinike. Thuhet se në këtë rast po kërkohet zvogëlimi i influencës turke, (nënkupto, krijimi i një perimetri sigurie për çdo rast eventual) sidomos pas problemeve me NATO-n , me vendet kryesore të Europës dhe SHBA-të. Ne nuk mund të shërbejmë si karrem apo patericë e askujt, duke krijuar precedent aspak favorizues. Në lojën e të mëdhenjve ne jemi një pikë uji në oqean dhe duhet të jemi më të matur, racionalë dhe parashikues, larg frymës së revanshit, patetizmave dhe folklorizmave patriotikë!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00