Home | Opinion | Beteja në distancë midis Perëndimit dhe Rusisë

Beteja në distancë midis Perëndimit dhe Rusisë

image
Beteja politike në distancë midis Perëndimit dhe Rusisë, sadopak duket se e prek Ballkanin Perëndimor për një front të kurdisjeve apo bindjeve të huaja të pambarim.

 

 

 

 

 

 

Nga Bujar Plloshtani

 

Siguria dhe stabiliteti politik i tejzgjatur në Ballkanin Perëndimor, siç duket ka vënë kohët e fundit ndikimin rus gjithnjë e më shumë në rritje. Beteja e Perëndimit karshi atij Rus, përfshirë këtu ngjarjet e fundit të ndërhyrjes perëndimore ne Siri dhe rasti “Skripal” po e ndryshon kursin gjeopolitik në rajon në një drejtim të “panjohur”, që me gjasë shkon drejt një momenti ndoshta tensionues. Beteja politike në distancë midis Perëndimit dhe Rusisë, sadopak duket se e prek Ballkanin Perëndimor për një front të kurdisjeve apo bindjeve të huaja të pambarim. Nga njëra anë, me idenë që politika e Perëndimit po shfaqet si “dështim” krahasuar me procesin e zgjerimit të Ballkanit.

Në anën tjetër, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e pakushtëzuar të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë, porse kjo nuk e kthen shpresën e zgjerimit në një kohë të afërt të rajonit, kur tashmë politikat ruse gjithnjë e më tepër janë kaq të pranishëm në Ballkanin Perëndimor në një formë a tjetër, duke ndikuar përmes propagandës për tensionim hibrid të situatës së përgjithshme. Moskoordinimi konkret i politikës perëndimore për Ballkanin, ndoshta mund të sjellë prapësitë e brishta të stabilitetit konstant. Kjo paqartësi e strategjisë së Perëndimit për zgjerim, e sjell duam apo s’duam ndikimin rus përmes mekanizmave të veta. 

Në rast të një vetoje të sërishme greke ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, që ndoshta edhe mund të jetë realisht e besueshme, por në prizmin tjetër, vetoja greke do të shihej si një goditje për politikën perëndimore dhe një triumf për palën tjetër. Dështimi i Ballkanit shihet edhe si pjesë e dëshmisë, se çështja e zgjerimit të vendeve të rajonit ka mbetur anash prej kohësh, pikërisht nga mungesa e një strategjie të mirëfilltë politike. Koordinimi i politikave perëndimore në Ballkan, tani për tani duket se janë ende larg realitetit, andaj me shumë gjasë një tensionim i situatës të çfarëdo lloj forme, nuk duhet përjashtuar brenda një kohe të afërt. 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags

No tags for this article

Rate this article
5.00