Diplomacia dhe Logjika
Sipas logjikës së shëndoshë, nëse termi , "Maqedoni" do të mbetet edhe...
Nga Abdulla Mehmeti
(Në lidhje me propozimin për emrin e shtetit: "Republika e Maqedonisë Veriore“)
Pavarësisht nga mospajtimi ynë i shprehur më herët për shumicën e propozimeve për emrin e shtetit të Maqedonisë, konsiderojmë se, diplomacia duke mos e përdorur logjikën bën gabime të rënda, meqë nuk e ka të qartë se me termin "Maqedonia e Epërme“ nënkuptohet gjysma, ndërsa me termin "Maqedonia Veriore“ nënkuptohet çereku i regjionit gjeografik të njohur historikisht me emrin Maqedoni.
Siç kuptohet nga mediat e huaja dhe të vendit, në takimin e fundit në Nju Jork mes ministrave të punëve të jashtme, të Maqedonisë dhe të Greqisë, i cili u realizua më 24 dhe 25 maj, me ndërmjetës ndërkombëtar nga mediatori i OKB-së, Metju Nimic, në lidhje me kontestin për emrin e shtetit të Maqedonisë me Greqinë, nga pesë propozimet nga mediatori Metju Nimic, të dija palët i kanë refuzuar nga dy prej këtyre propozimeve, përkatësisht, spekulohet se pala maqedonase i ka refuzuar propozimet për emrat e mundshëm: "Republika e Maqedonisë së Epërme“ dhe "Republika e Maqedonisë së Vardarit“, ndërsa pala greke i ka refuzuar propozimet: "Republika e Maqedonisë së Re“ dhe "Republika e Maqedonisë-Shkupi“.
Propozimi që doli para disa ditëve nga takimi në Sofje të Bullgarisë, si emër i mundshëm: ,"Republika e Maqedonisë së Ilindenit”, siç duket është kundërshtuar ashpër nga opinioni publik dhe opozita greke, prandaj, siç duket edhe nuk është trajtuar seriozisht në takimin e fundit në Nju Jork.
I vetmi propozim për të cilin ende nuk ka asnjë dhënë asnjë koment deri tani, edhe pas takimit të fundit në Njuj Jork, ka mbetur varianti për emrin: ,"Republika e Maqedonisë Veriore”. A do të mbetet ky propozim si në fazën e mëhershme, apo do të modifikohet, si: ,"Republika Veriore e Maqedonisë”, pritet të shihet në takimin e radhës, të paralajmëruar se do të mbahet gjatë javës së ardhëshme në një nga qendrat e rëndësishme evropiane, Gjenevë ose Bruksel.
Sipas kësaj, përderisa diplomatët e të dy shteteve dhe ata ndërkombëtarë i kryejnë punët e veta, për çka edhe paguhen, opinioni ka nevojë të informohet drejtë në lidhje me këtë çështje.
Ajo që bie në sy, në bazë të propozimeve për emrin e mundshëm të shtetit, që janë trajtuar deri më sot, me marrëveshjen eventuale për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit të Maqedonisë, në përmbyllje të këtyre bisedimeve dhe të kësaj çështje, siç duket pala maqedonase e ka humbur orientimin, nuk e thërret LOGJIKËN në momentin e duhur, duke u bazuar vetëm në argumente historike për ruajtjen e identitetit dhe të gjuhës së popullit maqedonas.
Sipas logjikës së shëndoshë, nëse termi ,"Maqedoni” do të mbetet edhe më tej në emërtimin e ri të shtetit, kjo nuk domethënë se nga territori i përgjithshëm i rajonit gjeografik të njohur historikisht si Maqedoni, termi ,"Maqedonia e Epërme” nënkupton gjysmën e këtij territori, ndërsa termi ,"Maqedina Veriore” nënkupton çerekun e tij, ku Republika e Maqedonisë së derisotme do të nënkuptonte veriun e këtij rajoni gjoegrafik më të gjerë, ndërsa tri pjesët tjera, pavarësisht nga madhësia dhe shtrirja e tyre, si: ,"Maqedonia Jugore”, ,"Maqedonia Perëndimore” dhe ,"Maqedonia Lindore” do të mbeten pjesë të rajonit administrativ me emrin ,"Maqedoni”, i cili aktualisht përbën njërin nga 13 rajonet administrative të Greqisë së sotme.
(25.5.2018)
Comments (0 posted)
Post your comment