Bush, Klinton dhe Obama leksion për politikanët shqiptarë!
Presidentët tanë,kanë dëshirë që të jenë president shumëvjeçarë në pozitë dhe nuk mundet të shikojë nga një pozitë tjetër.
Dashnim Hebibi
Leksionet zakonisht i dëgjojnë nxënësit dhe studentët për ti praktikuar në një të ardhme të shpejtë, por leksionet e jetës dhe shembujve praktikë në çdo sferë të jetës, mirë është të merren nga të gjithë ne pavarësisht moshës dhe profilit intelektual dhe nga cili kënd i botës vjen. "Merr shembuj nga të tjerët, mos të bëhemi ne shembull për të tjetër". Jemi mësuar të marrim shembuj, apo të shohim kopjime në veshje, në stil, apo në bashkëbisedim me publik nga ana joverbale dhe verbale të politikanëve tanë, por nuk jemi mësuar që të shohim që politikanët shqiptarë, qoftë kryeministrat, ministrat apo edhe presidentët, këtu keni parasysh edhe shtetin amë Shqipërinë, që të kopjojnë të paktën të mirat nga shtetet e zhvilluara.
Nëse nuk i kujtohen shembujt e mirë, politikanëve tanë qoftë në Shqipëri apo Kosovë, të marrin dhe të zbatojnë shembullin e amerikanëve, që e bënë para pak ditësh, kur presidenti aktual amerikan Barack Obama ndër të tjera potencoi para popullit amerikan dhe kësaj here, ky drejtim i z.Obama para popullit, nuk ishte ndihmë për Amerikën, por në ndihmë për një shtet tjetër, që është në gjendje të rëndë, që përjetoi pra nga tërmeti HAITI. Ky shembull nuk vlen vetëm për politikanët, por edhe për fushat tjera të jetës. Kur ne po mundohemi ta kopjojmë botën në shumë drejtime, mirë do ishte të kopjojmë edhe në këto drejtime. X këngën e kam dëgjuar më duket anglisht, X këngëtari po e imiton Y edhe në vallëzim, X artisti po mundohet të luajë si Y, ky politikan po mundohet të jetë si Y e kështu me radhë, por realisht, në situata të rënda a do ishte më se e nevojshme të jemi bashkë?
"Me kënaqësi mund të ju njoftoj se presidentët George W. Bush dhe Bill Clinton "janë kthyer në punë" dhe janë pajtuar të udhëheqin grumbullimin e donacioneve për ndihmë Haitit të dëmtuar rëndë nga tërmeti me anë të themelimit të Fondit presidencial Clinton-Bush për Haitin, ka thënë presidenti aktual Barack Obama, pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me dy ish paraardhësit e tij".
Sa shembull praktik dhe domethënës. Në politikë ka inate apo nuk ka inate, ose më mirë me thënë, ka zili dhe kjo zili i dërgon deri në armiqësi. Sa të lumtur janë amerikanët, kur shohin tre presidentët e tyre në një foltore, ku presidenti aktual, ua lëshon foltoren ish presidentëve. Nëse do të ndodhte tek ne ky shembull, që kryeministri t'ia lëshojë ish kryeministrit edhe pse ndoshta mundet të jetë nga e njëjta parti foltoren është paksa e çuditshme, apo presidenti ish presidentit. Kosovën në këtë rast po e përjashtojmë, sepse nuk e kemi presidentin historik të saj, Dr.Ibrahim Rugova, ai është në amshim dhe ky shembull do të vlente për presidentët e rinjë që do të vijnë pas presidentit aktual.
Presidentët tanë,kanë dëshirë që të jenë president shumëvjeçarë në pozitë dhe nuk mundet të shikojë nga një pozitë tjetër. Të ndalemi tek ish presidentët e Shqipërisë. Sa do të ishte e mirëpritur në këtë situatë që po përjeton Shkodra me rrethinë, që të jetë bashkë në një foltore ish presidenti me presidentin aktual dhe të kërkojnë ndihmë për Shkodrën. Ky rast, është shembull edhe për kryetarët e partive. Nuk vlen për tek ne ky shembull edhe shumë vite. Tani, kur Shkodra po përballet me probleme serioze, atje shkojnë ministrat dhe ish ministrat, kryetarët dhe ish kryetarët, deputetët dhe ish deputetët dhe flasin e përflasin, se si të vijnë në pushtet...
Dikush nga lexuesit mundet të pyes, se nuk bëhet ky krahasim, sepse ne jemi larg për të arritur deri tek kjo që po shohim apo pamë. Por, do ta pyesësh menjëherë atë lexues, se pse atëherë po kopjojmë të huajt në drejtime tjera, fjala bie në stil të jetës dhe në art e kulturë? Gjërat e mira, duhet të pranohen dhe të zbatohen, por të mos vonohen për veprim. Individët presin që shoqëria në tërësi t’u dëftojë çfarë është e drejtë dhe çfarë e padrejtë. I perceptojnë rregullat si të paprekshme dhe kujtojnë se e kanë për “detyrë” t’u binden. Individët fillojnë të kuptojnë se edhe të tjerët kanë nevoja. Mund të orvaten t’ua plotësojnë nevojat të tjerëve nëse kur janë duke vepruar kështu u përmbushen edhe nevojat e tyre. Megjithatë vijojnë ta përcaktojnë se ç’është e drejtë e ç’është e padrejtë kryesisht në bazë të pasojave ndaj atyre vetë.
Ky veprim i ish presidentëve dhe presidentit aktual amerikan, na kujton se etika është shkenca mbi moralin ose etosin. Fjala moral rrjedh prej fjalëve mos-moris dhe ka domethënien e fjalëve zakon dhe karakter ose natyrë. Termi etikë dhe pavarësimi i etikës si disiplinë e veçantë filozofike janë të lidhura me Aristotelin. Si kategori të etikës janë: e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, virtyti, e mira më e lartë, vullneti i mirë, liria etj. Meqë pikëpamjet e moralit janë të shumta ato ndahen në: heteronome dhe autonome. Gjithashtu e dimë se, një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një imazhi politik pozitiv dhe të besueshëm te një politikan i ri jo thjesht si emër i përveçëm, por si përfaqësues i një subjekti politik, luan edhe performanca publike e politikanit të ri në cilësinë e zëdhënësit politik të subjektit përkatës politik apo të qeverisjes, qoftë vendore, qoftë qendrore.
Sa do ishte e mirëpritur, që ish kryeministri Majko, Nano dhe tani Berisha, ti drejtohen gjithë shqiptarëve kudo që janë, që të ndihmojnë këtë gjendje në Korçë??? Do na duhej edhe shumë leksione që ti mësojmë, por nuk guxojnë që t'na ikin...
(Autori është drejtues i Qendrës Mediale Shqiptare në Diasporë, Zvicër)
Comments (0 posted)
Post your comment