Roli i meritokracisë në kuptimin shkencor dhe biblik
Jeta individuale është vetëm një insert në mozaikun e memories kolektive, ndërsa...
Nga Lirim Gashi
Jeta individuale është vetëm një insert në mozaikun e memories kolektive, ndërsa vdekja vetëm një intermeco para metamorfozës.
Kuptimi i saj është një enigmë e Krijuesit i cili është po aq enigmatik sa vet kuptimi i fenomenit jetë.
Gjithnjë e më tepër po bindem se ata që e kanë projektuar Perëndinë si alfa dhe omega të gjithçkaje që na rrethon, kanë qenë njerëzit e parë që kanë kërkuar përgjigjje në pyetjet më të ndërlikuara.
Unë për vetën time jam i bindur që Jezu Krishti nuk është halucinacion i askujt e as personazh fiktiv i legjendes, por që ka ekzistuar edhe pse ekziston një dallim qenësor në përcaktimin e pozites dhe rolit të tij në kierarkinë e Universit ndërmjet Bibles dhe Kur’anit.
Energjia që lirohet përmes konfrontimit të antagonizmave të vetëdijësuar në fakt është po e njëjta që i furnizon gjallesat me jetë dhe natyren me dinamizëm dhe pasi që sasia e saj nuk ndryshon por vetëm pëson metamorfozë, unë besoj që përshkallëzimi multidisciplinar, multidimensional dhe cilësor i gjallesave ka kuptim vetëm si tërësi interaktive dhe bëhët funksional vetëm përmes interpelancës manifakturale, ndërsa kuptimplotë vetëm përmes selektimit dimensional, cilësor dhe meritokratik.
Spiritualiteti është një derë imagjinare që hap horizonte të reja të cilat e furnizojnë individin me njohuri, të cilat ai në jetën e përditshme nuk ka mundësi as ti imagjinojë se lëre më ti përjetojë.
Ky rrugëtim imagjinar jashtë kohës dhe hapsirës që për qëllim e ka sfidimin e dimensionin mistik të jetës është në fakt vetëm një tentim për ta deshifruar enigmën e saj.
Duke e pasur parasysh faktin që planeti në të cilin ne jetojmë është ” sui generis ” së paku në kuadër të sistemit diellor sa i përket mënyrës së funksionimit dhe organizimit të brendshëm dhe distancës optimale ndaj burimit të energjisë dhe dritës diellit dhe duke e pasur parasysh faktin që dielli është vetëm njëri prej miliarda yjeve të shpërndarë anembanë Universit, atëherë lind domosdoshmërisht pyetja: Me çka e ka merituar toka këtë status të privilegjuar në kierarkinë e sistemit diellor dhe specia njeri këtë këtë status të privilegjuar në kierarkinë e gjallesave të tokës ?
Enigmat që na rrethojnë e të cilat janë po aq të dendura sa inspirimi ynë për ti deshifruar, janë në fakt burim i frymëzimit tonë të pashtershëm mistik për të eksploruar edhe jashtë kornizave të limituara shkencore.
Duke e pasur parasysh faktin që shkenca ka lindur nga frymëzimi i njerëzve për ti dëshifruar enigmat e jetës dhe për ti eksploruar të gjithë faktorët që e mundësojnë ekzistimin e saj, atëherë lind domosdoshmërisht pyetja;
A mos ndoshta pikërisht enigmat që na rrethojnë ia japin asaj kuptimin, ngaqë janë burim i pashtershëm frymëzimesh për t’iu qasur në mënyrë multidisciplinare, shumëdimensionale dhe interaktive dëshifrimit të tyre ?
Pikërisht kjo pyetje më ka frymëzuar dhe nxitur mua personalisht më së shumti, për ta analizuar rolin e meritokracisë në kuptimin biblik dhe shkencor.
Pas një analize të fundamentuar multidisciplinare kam ardhur në përfundim që selektimin meritokratik të gjallesave dhe rolit të tyre në planetin tokë, njeriu e ka kopjuar nga natyra që e rrethon, si specia më intelegjente në kierarkinë e saj dhe e ka implementuar në jetën e përditshme, por fatkeqësisht edhe gjithë brutalitetin që e karakterizon luftën për ekzistencë dhe garën për dominancë.
Këtë ai e ka bërë për ti dhënë kuptim hyjnor statusit të tij të privilegjuar në kierarkinë e gjallesave e sidomos përbrenda llojit.
Këtë status të privilegjuar njerëzit shpesh e kanë keqkuptuar dhe keqpërdorur, për ta iniciuar një garë të përgjakshme ndërmjet tyre për përvetësimin e monopolit mbi të vërtetën absolute.
Për ta arritur këtë qëllim më të djallëzuarit prej tyre i kanë zhdukur barrierat racionale ndërmjet logjikes dhe arsyes së shëndoshë në njërën anë dhe motiveve egoiste dhe megalomane në anën tjetër, apo më mirë të them ndërmjet racionalitetit dhe iracionalitetit dhe botëkuptimet e tyre të mbrapshta ia kanë imponuar masave të gjëra.
Për ti dhënë kauzë të rrejshme dogmave të tyre ata kanë konstruktuar barriera artificiale dhe iracionale ndërmjet njerëzve, ndërsa këto të fundit kanë prodhuar grupime dhe e kanë nxitur urrejtjen, intolerancën dhe mendësinë e kopesë.
Zhdukja e barrierave racionale apo tabuve ka prodhuar doktrina egoiste dhe ekstreme, ndërsa këto të fundit kanë prodhuar grupime, tifozeri, përçarje dhe konfrontime të përgjakshme përbrenda llojit.
Sistemi vlerësues meritokratik ka kuptim vetëm në bashkëveprim interaktiv dhe multidimensional me vlerat universale që janë prodhim i doktrinës humane, sepse vetëm në këtë formë njerëzit nuk i nënshtrohen selektimit diskriminues të natyres ku statusin në kierarki e përcakton shpeshherë forca dhe dhuna fizike.
Sistemi vlerësues meritokratik që i nënshtrohet vlerave universale është shumë kuptimplotë, sepse i përcakton rregullat korrekte të lojës, ndërsa këto të fundit e mundësojnë avancimin profesional në bazë te meritave dhe e evitojnë çdo mundësi për manipulimin e rezultateve individuale, por edhe çdo dëm që do t’ia shkaktonte implementimi i tyre shoqërisë në praktikë. /Revista Drini
Comments (0 posted)
Post your comment