Home | Opinion | E dua Europën dhe Amerikën, por si shqiptare!

E dua Europën dhe Amerikën, por si shqiptare!

image
Apeloj te të gjitha partitë shqiptare të shqyrtojnë këtë çështje përpara se të promovojnë dhe votojnë referendumin. 

 

 

 

 

 

Nga Gjyla Çeliku

 

 

 

Unë nuk luftoj fenomenet për me marrë një pozitë, sepse pozitën e kam, populli me respekton dhe dashni më shikon e vlerëson, kjo është pozita ime, më mjafton. Jam duke shkruar një libër, aty do të shihni këndvështrimet e mia si një qytetare e stërlodhur nga diskriminimet e ndryshme në këtë vend ku unë linda, gjyshërit, stërgjyshërit, gjeneratë pas gjenerate, e me çdo kusht të krijohen hamulli që për dëshira të dikujtë unë nesër t’mos quhem shqiptare n’vendin tim. Ju të dashur shqiptarë do jeni pjesë e librit tim, me komentet e juaja, me emër dhe mbiemër, ju jeni populli dhe për vendimet e mëdha shqyrtohen opinionet e popullit, jo të kalimtarëve të rastit. Për referendumin nuk kam folur aspak, jo s’e s’dua, sepse flitet për ardhmërinë e vendit tim, por ende nuk mund t’i bie n’fije se si do intergrohem unë nesër në NATO dhe UE, nëse intergrohem? Si shqiptare apo maqedone? Unë jam shqiptare, pavarësisht UE-së, e dua Europën dhe Amerikën, por ama si shqiptare.

Apeloj te të gjitha partitë shqiptare të shqyrtojnë këtë çështje përpara se të promovojnë dhe votojnë referendumin. Duke lexuar dhe analizuar diplomatët e huaj të cilët kanë qenë qeliza e proceseve tona, unë jam e zhgënjyer dhe nuk është që shpresoj e shoh ëndërra sy hapur. Secili nga diplomatët pas përfundimit të misionit, shkruan një libër autobiografik, aty ku nuk e ka problem që do lëndojë nacionalitetet, por shkruan realitetin që të dëshpëron duke përmendur me emra dhe mbiemra udhëheqësit që na kanë shitur. Diplomacia shqiptare për fat të keq është e dobët karshi palës tjetër. Populli pranon euforitë, pastaj mallkon. Intelektualët e kuptojnë strategjinë, por ju pëlqen të heshtin, s’duan të prishin rehatinë, nuk mendojnë për ardhmërinë. Shqipëria me Kushtetutë e ka obligim të kujdeset për pozitën e shqiptarëve kudo që janë, por i konvenon heshtja, sepse duhet realizuar procesi. Kosovën nuk e fajësoj sepse ka halle sa një mal. Po ne?

Na jepni informacione që të mendojmë në mënyrë më të kthjellët, a duhet të votojmë ose jo? Na takon me ligj të mbrojmë kombin.

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
5.00