Home | Opinion | Nga modeli "dhunë-ideologji" në "korrupsion-politikë"!

Nga modeli "dhunë-ideologji" në "korrupsion-politikë"!

image
Kjo kohë ka sjellë "paturpshmërinë kriminale" në piedestal!

 

      

 

Nga Besi Bekteshi

 

 

 

 Janë 72 vite që rëndojnë shumë ashpër mbi ndërgjegjen e një shoqërie! Ajo ka faje të mëdha edhe më përpara vitit 1944, por mbas këtij viti, sigurisht pesha e fajeve përbën dhe ndërgjegjen e prishur të një shoqërie, e cila nuk do të bashkohet shpirtërisht dhe filozofikisht me vendet e qytetëruara në Europë! Nuk është vështirë të kesh një makinë më të mirë se të një francezi, por dhe një shtëpi më të mirë se të një italiani, por dhe një arredim më të mirë se të një gjermani të vogël apo mesëm si shtresë! Jo aspak, sepse dhe e kemi bërë. Por është e vështirë të ndahemi nga pasmbetja kulturore nga folklorizmi akut e injoranca e plotë në filozofi urbane dhe shtetformuese! Po pra të bashkohemi te filozofia qytetëruese europiane. Ishim keq fare që me fillimet e shtetit shqiptar dhe po vazhdojmë keq e më keq në konsolidim shteti! Pse? Sepse kemi jashtëzakonisht faje si shoqëri! Ne i "pjellim si diktatorët, tiranët dhe gjakpirësit e kohës së Enverit" dhe po ne "pjellim kriminelët, arrogantët, të pashpirtët dhe korruptuarit të kohës së Berishës"! Pse përmenda Enverin dhe Saliun do pyesni ju? Po kanë pasur një ideal, një parti dhe një formim në kohën e tyre, jo për gjë tjetër! Janë përfaqësuesit e qartë të dy kohërave ose 45-së vite diktaturë me Enverin dhe 27 vite post diktaturë e çmendur e Saliut! Me këtë nuk dua të barazoj Enverin me Saliun! Jo kurrë! Nëqoftëse do të kishte pasur kushtet e Enverit trashëgimtari i tij real në "demokraci", do të kishte vrarë shumë më tepër se sa Enveri! Po sigurisht nuk i kishte dhe nuk ishte me kaq talent dhe elegancë politike, sa babai i tij shpirtëror ideologjik dhe politik ose Enver Hoxha! Enver Hoxha këtë shoqëri të paedukuar, ose edukuar keq, të paarsimuar dhe jashtë kulturës europiane, e trajtoi me modelin "dhunë-ideologji"! Ne jemi dëshmitarë të qartë të dhunës për fjalën, mendimin, pronën, veshjen, punën, etj., etj! Dhuna e ideologjisë së Enverit dhe kohës së tij me Ramizin dhe Nexhmijen pas, i shkaktoheshin më tepër një shtrese të mesme gjysëm intelektuale që kuptonin se çfarë po "bënte vaki"?! Të shkolluarve dikur dhe atyre në atë kohë, që kuptonin delirin ideologjik në Shqipëri! Dhunë Ideologjike në çdo moment, në çdo qelizë të jetës deri në "barktharje" absolute, për hatër të ideologjisë idiote të personalizuar dhe tiranike të Enverit pervers e nga fundi në fobi për jetën e tij dhe partisë së tij! Dhunë ideologjike në punë dhe shkollë, parulla të dhunshme kudo dhe dhunë në padrejtësinë e madhe në të gjitha të drejtat e njeriut! Kjo dhunë sigurisht nuk do lejonte mafien, krimin e rrugës dhe mos kontrollin e territorit, sepse nuk i shkon kjo gjë diktaturës. Sigurisht njerëzit flinin të qetë për sa i përket rregullit dhe qetësisë publike, por vdisnin përditë nga zorrët thatë, stresin ideologjik, padrejtësinë dhe përndjekjen në pronë, jetë dhe punë!? Vdisnin pa u lidhur njëherë me botën e lirë! Ishin në burg të gjithë, por me ndarjet e ndryshme, të cilat shtrëngoheshin dhe liroheshin sipas mendjes diabolike të Enverit! Ishim shoqëria e "Dhunëideologjizuar" më e keqja në Europë!

Koha e Sali Berishës dhe të tjerëve më poshtë tij me rradhë, është koha e post "Dhunëideologjizuar" ose koha e "Korrupsionpolitizuar"! Nuk ka ideologji ose më mirë të themi nuk ka nevojë korrupsioni për ideologji! Ideologjia nuk e lejon një bashkim të saj me braca, hajna të rëndomtë dhe të shpërfytyruar mafiozë si kemi prodhuar ne këto 27 vite që në krye kanë Sali Berishën! Ideologjia nuk e duron mafian! Ajo e shkatërron atë. Ideologjia e di veten mbi gjithsçka! Kurse politika po! Ajo është mike e mafies, një dashnore e rregullt e krimit dhe vjedhjes, grabitjes së mundit si djersë dhe gjak të popullit ose më mirë shoqërisë! Politizimi i pronës në Shqipëri në saj të SB-së dhe të tjerëve mbas tij, nuk e mori atë si Enveri dhe ta bënte të shtetit, por e vodhi nga pronari dhe ja shiti një tjetri, pa të drejtë! Për këtë lloj mënyre të trajtimit të pronës sot ka mbi 4000 të vdekur dhe mijra në hasmëri të madhe, deri në gjak! Politika prishi raportin që ka shoqëria jonë me zyrën e shtetit! E qelbi përfundimisht rolin e nëpunësit dhe arsimtarit, por dhe mjekut! Shkatërroi politika rolin e policit dhe besimit në të! "Korrupsionpolitizimi" absurd që zëvendësoi "Dhunëideologjizmin" krijoi ndarjen klasore më të padrejtë në Shqipëri! Absolutisht më keq se në kohë pushtimi osman dhe atij fashist dhe deri atij komunist! Pasuroi politikisht SB-ja dhe të tjerët të gjithë mbas tij horrat e partisë, ato të rrugës dhe lumpenët e politikës që tanimë janë milionerë, të injorancës më të thellë që ka pasur ky vend që me themelimin e shtetit shqiptar! E kjo shoqëri retro kulturore e ke lejuar këtë gjë! "Korrupsionpolitizimi" ka bërë të keqen më të madhe në këtë vend! Ai ka prishur përfundimisht "koherencën shoqërore" duke nxjerrë jashtë kohës dhe kontekstit, lirinë e mendimit, të drejtën, zbatimin e ligjit, parimet e idealit kombëtar!?

 

Ka ngritur në postet më të larta "zhymilet" më të ndyta shpesh herë të shoqërisë! I ka bërë njerëzit të duartrokasin për vrasës në qeveri dhe parlament! Për të korruptuar me nam dhe vjedhës e grabitës ordinerë në parave të kontribuentëve! Koha e "Korrupsionpolitikës" ka krijuar stresin më të madh në të gjitha kohërat moderne në Shqipëri! As Enveri nuk e krijonte një stres të tillë! Jo, sepse ta "okuponte kohën" me punë sëpaku! Kjo kohë ka sjellë "paturpshmërinë kriminale" në piedestal! Sot një pjesë e rinisë e di hajdutin për deputet dhe grabitësin për ministër! Ose më mirë, e krahason fare lehtë dhe fare qartë! Kjo kohë ka bërë me makina luksi dhe të zeza blind si ministrin dhe deputetin, si horrin dhe kriminelin në rrugë! Po janë njësoj të pasur dhe njësoj në mentalitet! Është koha e "Korrupsionpolitizimit", sepse në saj të politizimit kudo, përfituesit sundojnë demokracinë e qelbur në Shqipëri! Asgjë më shumë se sa kaq! Asgjë më shumë, sepse llogaritë i kanë bërë shumë mirë, me një shoqëri që nuk do të ndahet nga e kaluara injorante dhe delirante, për të hapur sytë në liri dhe demokraci!

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
5.00