Real politika dhe “nacional aventuristët”
Askush nuk duhet harruar se Kumanovarët para 15-20 viteve kanë parë të zitë e ullirit për ta dëgjuar nëpër shkolla vetëm një fjalë shqipe.
Nuredin Ismaili
Për të qenë politikan i mirë, nuk është patjetër të jesh edhe i drejtë, sidomos me popullin nga i cili del, bile duhet të jesh e kundërta (ta mashtrosh sa më shumë popullin). Kjo është sintagma e disa politikanëve tanë. Ata politikanë që asgjë nuk bëjnë përpos ndryshimit të qëndrimeve te tyre më shpesh se çorapët varësisht pozitës së tyre. Ndoshta do te ishte nënçmim edhe për pasqyrën e berberit ta krahasosh me këta politikan se edhe ajo një ditë do të thoshte "po leje bre burrë, unë me të vërtet ndërroj anët, ama çdo herë i shërbej berberit, e ata kujt i shërbejnë???
Po t’i tregosh dikujt për hallet tona (këtu në Maqedoni), me siguri do të qeshej shumë. Me siguri, do të tallej me ne duke na thënë "po ju a nuk u mësuat me to, që edhe më tej të mashtroheni nga të njëjtët. Ju, a nuk keni sy e as veshë, dhe po mashtroheni sikur të jeni fëmijë". Ne këtu me të vërtetë i ngjajmë një fëmije që çdoherë që hidhërohet me prindin e vet, mendon se babai i shokut është më i mirë se i tiji për vetë atë, duke harruar se kush kujdeset për të gjatë gjithë kohës (dhe e lavdëron tjetrin për një sheqerkë të vogël që ia ka dhënë para ca ditësh). Ne, këtu ende nuk jemi mësuar ta dallojmë real politikën nga "nacional aventurizmi" dhe mendojmë se kur e flet një fjalë të madhe është aq e mirë sa që s’bëhet më shumë, duke harruar se fjalëve të mëdha duhet bashkuar punë edhe më të mëdha, siç ishte rasti i vitit 2001. Vit, kur fjalëve të mëdha iu bashkua edhe puna, djersa dhe gjaku i bijve më të mirë të popullit. Bile atëherë nuk kishte shumë fjalë por, më shumë punë, siç ka edhe më shumë punë implementimi dhe çuarja në vend e atyre idealeve dhe obligimeve për të cilat u bë ky veprim (punë). Shumë prej personave politik ndërrojnë qëndrimet për proceset nga një ekstrem në tjetrin, dhe njëherë situatën e shpallin parajsë e pastaj të ngajshmën ferr, dhe më e keqja e kësaj është se qëndrimet i ndërrojnë aq shpesh sa që nuk mund t’i krahasosh as me ndërrimin e çorapëve.
Kritika për mua është një mjet shumë i mirë për përmirësimin e gabimeve, sepse ne e dimë se çdonjëri gabon, dhe se përendia (neve) njerëzve na la të atillë që të gabojmë, por ama gabimet falen kur nuk janë të qëllimshme dhe kur për to kërkon pendim, në qoftë së pendimi është i sinqertë atëherë hyjnore është të falet. Disa këtu janë mësuar vetëm të kritikojnë dhe të shajnë, edhe aty ku nuk duhet sharë.
Ne po e shohim shumë mirë se në ç’drejtim po ecën Maqedonia në këtë periudhë të fundit nën drejtimin e "adoleshentëve politik", që vijnë nga shumica maqedonase, por edhe më qartë po e shohim mundin e udhëheqësve tanë për një ardhmëri evropiane, dhe po mundohen me gjithë forcat që këtë shtet të vogël mu në mesë të Ballkanit ta lirojnë nga balta në të cilën ka ngelur, nga balta e "Nacional aventurizmit", që (dikush) me aq mund mundohet ta rrisë dhe në këtë mënyrë mundohet të përfitojë për vete.
Besoj se të gjithë do të pajtohen me këtë që (unë) po e shkruaj, përveç atyre "Nacional avanturistëve", se partia shqiptare në pushtet e tregoi se nuk e ka vendosur në emrin e saj për se koti fjalën Integrim, ajo po dëshmon se punon në atë drejtim më shumë se të gjithë dhe se po u tregon të tjerëve se e kotë është nëse subjektit ia len emrin "e madh" kur i bënë punët "e vogla". Këtë po e them sepse jam ithtari më i madh (ndoshta), por besoj se edhe pjesa tjetër e popullit tim, janë për një integrim euroatlantik. Mjaft (neve shqipëtarëve) na izoluan kufijtë. Ne duhet punuar që një ditë këtë Ballkan ta heqim nga errësira dhe ta integrojmë krah për krah me miqtë tanë europian dhe tejatlantik, dhe mendoj se këtu, (mu në këtë nyje) duhet që së bashku të punojmë dhe të bëhemi më realistë, sepse neve dhe askujt në këto vende nuk iu ndihmuan vetëm fjalët "nacional avanturiste", punë mbi të gjitha është ajo në "ditën e gjykymit", që në politikë "ditë gjykymi" janë zgjedhjet. Do të tregon se kush bëri mirë e kush vetëm u soll në rrethin që e ka bërë vet. Duke u sjellur gjithmonë dhe asesi nuk mund të del jasht vesit të vet.
Është për të ardhur keq se ne ende po sillemi në atë rrethin (kollosekun) e sharjes, gjithçka që është e tjetrës parti, dhe lavdërojnë gjithçka që është e vetja, pa marrë parasyshë se çfarë është ajo (e mirë apo e keqe).
Këtyre ditëve dikush e ofendon rëndë njeriun që në 2001-shin dhe edhe para kësaj kohe bëri aq shumë punë për ne si popull (këtu në Maqedoni po edhe ne Kosovë). Shanë dikë që nuk kurseu as mundin, as kohën, as familjen e as gjë për një ideal. Një ideal të mirat e të cilit ne të gjithë i ndjejmë. Ai shanë dikë që ia legalizoi universitetin, kur ende i kemi të njoma plagët që u bënë nga hapja e atij universiteti. Askush nuk duhet harruar se kumanovarët para 15-20 viteve kanë parë të zitë e ullirit për ta dëgjuar nëpër shkolla vetëm një fjalë shqipe. Ata të gjithë ende vuajnë nga ajo torturë e asaj kohe. Duke mos pasur parasyshë interesat e ngushta, ne duhet punuar së bashku që të arrijmë edhe më shumë, sepse akoma ka edhe shumë punë për t’u bërë. Ne ende nuk kemi ardhur në atë nivel që të ndalemi së punuari dhe ta shohim prapa, se kush bëri më shumë e kush më pakë, (arën njëherë duhet punuar dhe pasi të jet përfunduar atëher vjen koha kur duhet biseduar) se kush më mirë e kush me shumë punoi. Por ama, ne jemi ende në çerekun e parë të arës. Ne nuk kemi kohë të kthehemi pas e të mirremi me imtësira. Pra, të gjithë duhet kuptuar se "asnjëherë jorgani nuk digjet pse ka nje plesht brenda", por problemi duhet zgjidhur aty ku me të vërtet është. Tani mendoj se koha e "Nacional avanturistëve" ka ikur. Tani në pah vjen puna dhe të kuptuari e drejtë të politikës. E drejtë e kësaj kohe është integrimi euro atlantik, dhe jo fjalët e mëdha që gjenden vetëm në fjalor. Punët duhet bërë atëherë kur ti je në krye të saj dhe kur përgjegjës je vet, e jo të shahet tjetri pse s’bëri diçka të cilën vet ke pasur mundësi ta bësh.
Të gjithë duhet të jenë krenar me dekadat e fundit (siç jamë unë sot), me UCK-në tonë. Emblemën e të cilës e bartën me krenari shumë heronj si Adem Jashari, "Komandant Kumanova", Fadil Nimani, Tahir Sinani e shumë të tjerë. Ne duhet të jemi falënderues që sot i shohim të gjallë bashkëluftarët dhe themeluesit e këtyre ushtrive legjendare, dhe se në fund duhet të gjithëve duke filluar nga të parët që i filluan këto lëvizje si Vëllezërit Gervalla, e duke vazhduar me të gjithë të tjerët si komandantë, ushtarë, fëmijë, nëna që qëndruan përballë egërsirës më të madhe të këtij fund shekulli tu themi FALEMINDER, e jo ti shajmë ato, pa marrë parasyshë interesat tona të ngushta, ngase ata që e flijonë veten për popullin e shpëtojnë atë, pavarësisht se a e fiton ai (si individ) atë për të cilën ka flijuar…Por ama, edhe populli jonë i ka çmuar ata, i ka ngritur në piedestal të vetin dhe u kanë kënduar këngë heroike edhe sokur ata të kenë ra pa korrur fitore si p.s.: Azem Bejta, Shaban Polluzha, Xhem Hasa, Sulë Hotla, Halime Mutllava e shumë të tjerë. Gjallë, të pa asimuluar,shqiptarinë pas vdekjes së Skëndërbeut nuk e ruajtën 33 vezirët shqiptarë që i kishte emëruar Sulltani, por flijuesit e luftëtarët që e flijuan jetën, për komb e atdhe, në mes të cilëve edhe të panjohur ndër histori. Atyre që I mbajtën mend u kënduan kënge e i shpallën heronj legjendarë. Andaj ta ruajmë pastërtinë shpirtërore, vyrtitin e traditave tona me të cilat na njeh bota dhe me këtë qëndrim, duke ia shtuar edhe mundin e mjetet e nevojshme, do ta fitojmë secilën gjë që na takon.
Comments (0 posted)
Post your comment