Home | Opinion | Disa nga masat urgjente për të dalë nga errësira dhe izolimi

Disa nga masat urgjente për të dalë nga errësira dhe izolimi

image
Atdhedashurinë, patriotizmin apo nacionalizmin kombëtar duhet ta forcojmë, aktualizojmë...

 

 

 

Nga Lirim Gashi

 

 

1.Ekstremizmin e ligavt, dekadent, zhugavt, anti njerëzor, anti kombëtar, të bastardum dhe të shëmtuar fetar që sponsorihet nga Serbia, Rusia, Turqia, shtetet arabe, Greqia dhe disa shtete që nuk na kanë njohur, duhet ta çrrënjosim, apo zhdukim nga faqja e dheut për t'a shpëtuar kombin.

 

2. Atdhedashurinë, patriotizmin apo nacionalizmin kombëtar duhet ta forcojmë, aktualizojmë, modernizojmë, apo ta bëjmë përmbajtësor për ta avancuar kombin dhe shtetin.

 

Pra duhet ta braktisim patriotizmin shterp, hipokrit, cinik, primitiv, folklorik, simbolik, demagogjik, fetar, klientelist, farefisnor, bajraktar dhe klanor dhe duhet t'i kthehemi patriotizmit përmbajtësor, modern kombëtar të tipit iluminist, shkencor, filozofik, letrar dhe artistik që bazohet në vlerat e dëshmuara humaniste njerëzore, kombëtare dhe universale.

 

Kosova nuk guxon të shndërrohet në Kandahar dhe nuk ka nevojë për xhami vehabiste, por për shkolla, spitale, fabrika. çerdhe, institute shkencore, projekte sociale, teatro, uzina, palestra sportive, shoqata kulturore dhe sportive, kino etj...

 

3. Duhet t'a implementojmë sistemin vlerësues meritor apo meritokratik për t'ia dhënë mundësinë njerëzve më të aftë për t'u dëshmuar në shkencë, arsim, kulturë, sport, filozofi, art, ndërtimtari, prodhim, inovacion, tregti etj...

 

4. Duhet ta krijojmë një pakt solidar ndërmjet njerëzve të pasur dhe të varfër, ndërmjet të gjitha grupeve të interesit biznesor dhe humanitar si dhe ndërmjet bankave afariste, fondeve për zhvillim, projekteve sociale, humanitare, kreative, biznesore, kulturore dhe sportive duke mos e harruar as paktin solidar ndërmjet pushtetit dhe popullit.

 

KËSHTU PLANIFIKOHET SHKATËRRIMI I KORPUSIT NACIONAL SHQIPTAR

 

Serbia në bashkëpunim me Turqinë, Rusinë, disa shtete arabe, shtetet që se kanë njohur Kosovën dhe pjesën ekstreme të politikës franceze që është tradicionalisht pro serbe po synon që ta rikthejë Kosovën nën kthetrat e saj pas njëzet vitesh, përmes këtyre metodave :

 

A ) Përmes mbjelljes së islamit politik radikal si dhe zhdukjës së islamit tradicional, tolerant dhe sekular, në mënyrë që Kosova t'i duket shumicës së njerëzve normal që jetojnë aty si e huaja dhe për shkak të mospajtimit të tyre me gjenocidin kulturor, edukativ dhe fetar t'ia kthejnë shpinën atdheut dhe t'ia mësyjnë perëndimit.

 

B ) Përmes mbjelljes së mentalitetit vasal neo otoman, sidomos te gjeneratat e reja që nuk e njohin edukimin emancipator dhe kulturor oksidental, por vetëm bastardimin fetar vehabist oriental .

 

Serbia po shpreson që pas bastardimit kulturor, edukativ dhe fetar të shqiptarëve të rinjë, Europa dhe USA do t'i çojnë duart nga Kosova dhe ajo do ta merr dritën e gjelbërt për ta rikthyer ish provincën e saj de jure dhe dhe facto në pronësi të saj.

 

Turqia në anën tjetër i ka premtuar Serbisë se në momentin që perëndimi i'a kthen shpinën Kosovës dhe gjenerata neo otomane e vehabiste shfaq interesim dhe gatishmëri për t'ia kthyer atdheut shpinën, ajo do të jet e gatshme që t'a pranojë duarhapur këtë gjeneratë shqiptarësh të bastarduar në territorin e saj si në kohën e Çubrilloviqit dhe Rankoviqit.

 

Dhe

 

C ) Përmes mbjelljes së mentalitetit dezertor serbofil dhe rusofil që është pjesë e taktikës shoviniste dhe destruktive anti shqiptare që nga koha e Çubrilloviqit.

 

Mentaliteti dezertor është efikas kur masat e gjëra të popullit nuk janë të gatshme të përballën me dukuritë negative në atdhe, që janë prodhim i politikës armiqësore të pushtetit, prandaj e preferojnë largimin e tyre nga atdheu edhe me çmimin e zbrazjes së tij nga popullata.

 

Pasi që këtu bëhet fjalë për luften e papërballueshme për ekzistencë në atdhe, shumë shqiptarë të stërlodhur nga sfidat multidimensionale të jetës, në vend se t'a detyrojnë pushtetin që të punojë për interesat e tyre dhe shtetit të tyre, ata rezignojnë dhe dorëzohen para dhunës së tij shumëdimensionale politike, ekonomike dhe sociale dhe e braktisin atdheun .

 

Kjo ndodh për shkak të nivelit të ultë të vetëdijësimit politik për rëndësinë e shtetit dhe atdheut të prosperuar, e sidomos për rëndësinë e kulturës protestuese që është arma më e fuqishme e popullit në shtetet me demokraci stabile.

 

Më poshtë e keni një dokument autentik të një shërbimi të njohur sekret ku dokumentohen qëllimet që synon t'i arrijë Serbia në Kosovë përmes mbjelljes së islamit radikal.

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Rate this article
0