Home | Opinion | Një protestë kundër mafies politike, ekonomike…

Një protestë kundër mafies politike, ekonomike…

image
O popull shqiptar!

Si mund të jesh kaq indiferent ndaj një sistemi që nuk garanton kurrfarë sigurie jetësore, sociale ...

 

 

Nga Lirim Gashi

 

 

Akti i formimit të Ushtrisë dhe ngritjes së taksës nuk guxon të na vërbojë para faktit se në pushtet e kemi një mafi të tmerrshme politike dhe ekonomike që i ka duart e zhytura deri në krahror në gjak, krime dhe mëkate të shumëllojshme të cilat na kanë sjellur në buzë të greminës kolektive.

Mos harro o popull se janë pikërisht këta njerëz që janë fajtor për të gjitha të këqijat që na kanë ndodhur prej vitit 1999 e deri në ditën e sotme.

Popullin dhe shtetin definitivisht mund t’a shpëtojë nga gremina vetëm një protestë e përgjithshme paqësore kundër Mafias politike, ekonomike, arsimore, juridike, kulturore, shëndetësore dhe edukative që duhet të fillojë në universitete dhe të përhapet në popull deri sa të shndërrohet në lëvizje madhështore gjithpërfshirëse popullore kundër tumorit dhe metastazave të mafias multidimensionale.

Mjafton akti i lirimit të turpshëm të shoferit të kryekriminelit Gani Thaçi vëllait të Bossit të Prontomafias multidimensionale Hashim Thaçit për t’a ngritur zërin deri në kup të qiellit dhe për t’a kuptuar që ky njeri nuk po e vran vetëm popullin e Kosovës por edhe të rinjtë e Evropës.

Nuk ka të drejtë askush të hesht para krimit ndaj jetrave të njerëzve e sidomos kur ky krim i ka rrënjët në truallin e atdheut tonë të shenjtë.

E kemi vetëm një atdhe dhe një jetë nuk i kemi dy e tre dhe nuk kemi të drejtë të gjunjëzohëmi para një grupi kriminelësh të pashpirt që besojnë se toka sillet rreth tyre dhe jo rreth diellit.

Kush dreqi jeni ju kriminelët në pushtet që besoni se jeni të pazëvendësueshëm edhe kur lozni jo vetëm me jetët e fëmijëve tanë, por edhe me jetët e fëmijëve të popujve miq që na ndihmuan të çlirohëmi nga kthetrat e makinerisë ushtarake dhe policore gjenocidale serbe?

 

O vëllezër dhe motra !

Si mund të ndjeheni krenar duke qenë pjesëtarë të një entiteti që shkëlqen vetëm në eksportin e luftëtarve të shtetit islamik dhe lëndëve vrastare narkotike si dhe në importin e helmeve vrastare ushqimore dhe farmaceutike?

Si mund të ndjeheni krenarë si pjesëtar të një populli që prodhon me mijëra analfabetë me diploma që e kanë mbështjellur trurin me kondoma dhe sytë me syza të qorrave?

Si mund të çuditëni pastaj që pikërisht këta analfabetë të diplomuar janë në vazhdimësi tolerant dhe indiferent ndaj pushtetarve kriminelë në institucionet shtetërore dhe matrapazve analfabetë dhe servil në institucionet publike, arsimore, shkencore, kulturore, sportive, shëndetsore dhe edukative ?

Si mund të rrini kaq rehat dhe të jeni kaq indiferent ndaj aktit makabër të dëbimit të Kryeprokurorit Blakaj, të vetmit njeri që deshi t’a luftojë me sinqeritet krimin shumëdimensional, dëbim ky që u realizua përmes kërcënimit me jetë nga pushteti kriminel dhe vrastar që është vetë kupola e krimit ?

Si mund të flini rehat dhe të jeni aq naiv sa të besoni që Kosovën që po zbrazët për çdo ditë nga populli e sidomos nga rinia do t’a mbron me shkop magjik ushtria?

Si mund të flini të qetë duke e ditur që atdheu ynë është nën kthetrat e një sistemi që nuk ka arritur t’a zbardh asnjë vrasje politike për dy dekada?

Si mund të jeni kaq indiferent ndaj një sistemi që ju ka izoluar në kafaz për dy dekada sikur të ishit pacientë të ebolles?

O popull shqiptar!

Si mund të jesh kaq indiferent ndaj një sistemi që nuk garanton kurrfarë sigurie jetësore, sociale dhe shëndetësore për njerëzit që nuk i takojnë elitës kriminele në pushtet dhe klientelës së saj servile në popull ?

Si mund të jesh kaq indiferent ndaj një sistemi që i vran të burgosurit politik në dekadën e dytë të shekullit njëzet e një?

Si mund të jesh kaq indiferent ndaj një klase politike që është futur në politikë me qëllimin e vetëm për t’u vetësherbyer dhe vetëshpërblyer përjetësisht për shërbimet dyvjeçare ndaj atdheut në luftë, thua se ka luftuar për t’a çliruar popullin e Afganistanit dhe Kandaharit e jo popullin e Kosovës?

A e ke të qartë o popull se njerëzit që e shpërblejnë vetveten me miliona e miliarda euro për shërbimet ndaj atdheut në terminologjinë shkencore quhen kriminelë dhe mercenarë?

Si mund të jesh indiferent ndaj një klase politike që pronën publike e trajton si trashëgimi të prindërve, truallin e atdheut si arat e kojshisë ndërsa kufijtë e shtetit si megjat e arave të kojshisë ?

Si mund të jesh indiferent ndaj një Presidenti që është Bossi i krimit multidimensional dhe multidisciplinar. Që është shërbëtor i devotshëm i shërbimeve sekrete armiqësore ?

Si mund të jesh indiferent ndaj një Presidenti të çakorduar, nënshtruar, servil, kriminel, analfabet dhe dinak prej të cilit nuk pritet asnjëherë asgjë e mirë dhe e mbarë ?

Si mund të jesh indiferent ndaj një Presidenti që e ka shndërruar Kosovën me ndihmën e shërbimeve sekrete serbe, ruse dhe turke në kopsht të xhamive, apo në Kandahar ?

Nuk ka rrugë tjetër o popull i dashur për t’u liruar nga kthetrat e këtij sistemi vrastar, anti njerëzor dhe anti kombëtar, përpos Protestes së Përgjithshme që duhet t’i nënshtrohet metodave paqësore, kreative dhe humane të shprehjes së vullnetit të mirë dhe synimeve fisnike!

 

Subscribe to comments feed Comments (0 posted)

total: | displaying:

Post your comment

  • Bold
  • Italic
  • Underline
  • Quote

Please enter the code you see in the image:

Captcha
Share this article
Tags
Rate this article
0