Absurdet në Kosovë s'ndalen
Me lulëzimin e analfabetizmit të diplomuar dhe ekstremizmit fetar në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, kulturore, politike dhe publike ?
Nga Lirim Gashi
Absurdet në Kosovën tonë të dashur s'kanë të ndalur.
Mjafton një vendim aksidental i Qeverisë siç ishte ai për taksën 100%, kur veza u shkaktonte dhimbje të padurueshme matrapazve te lugu i prapanicës, për t'u shkrirë një popull i tërë nga euforia thua që u gjunjëzua definitivisht Serbia.
1.Serbia i shkaktoi katër gjenocide në ish Jugosllavi.
2. I dhunoi një milion gra. I vrau dhe i masakroi 50.000 fëmijë.
3. I vrau dhe masakroi 50.000 pleqë.
4. I vrau dhe masakroi 200.000 të rinjë dhe të reja.
5. I zhvendosi nga vendi i krimit dhe i hodhi në lumenjë dhe varreza kolektive 70.000 persona, të cilët edhe sot e kësaj dite figurojnë si të pagjetur.
6. E kushtëzoi dorëzimin e çdo krimineli të luftës me privilegje e benefite.
7. Shkaktoi dëme materiale me vlerë 700 miliardë euro dhe la mbrapa tokë të djegur, të helmuar dhe minuar si dhe lumenjë, puse dhe ambiente të helmuara.
8. Vodhi dhe plaçkiti armatim nga ushtria e përbashkët jugosllave, me vlerë 300 miliardë euro.
9. Vodhi, plaçkiti dhe përvetësoi fonde të llojllojshme nga federata jugosllave, me vlerë 40 miliardë euro.
10. Ia vodhi dhe plaçkiti paratë e gatshme dhe arin viktimave para çdo masakri, si dhe ua plaçkiti orenditë, teknikën e bardhë dhe në fund ua dogji edhe shtëpitë. Supozohet se vetëm në këtë mënyrë profiterët e luftës plaçkitën pasuri të gatshme me vlerë 40 miliardë euro.
11. E formoi mbi bazën e gjenocidit Republika Srpsken, që ka vlerë materiale, tokësore dhe nëntokësore 700 miliardë euro.
12. E shantazhoi dhe kërcenoi në kontinuitet Unionin Evropian me stacionimin e trupave ruse në territorin e saj, nëse nuk i lejohet nga i njëjti realizimi i aspiratave të saj shoviniste.
13. Jo vetëm që nuk kërkoi falje dhe nuk u ballafaqua në mënyrë të denjë me të kaluarën e saj gjenocidale, por e vazhdoi rrugëtimin e saj drejtë integrimeve euroatlantike me mendësinë dhe aspiratat e njëjta naziste e shoviniste dhe me kriminelët dhe vampiret e njëjtë, që janë edhe sot e kësaj dite kryeprotagonistë të jetës shoqërore, kulturore, arsimore, politike dhe publike në Serbi.
14. Përmes pasurisë së plaçkitur në luftë profiterët serb u shndërruan në oligarkë dhe në këtë mënyrë e siguruan kontrollin mbi jetën mediale, kulturore, publike, ekonomike, politike dhe diplomatike si dhe e financuan një lobim tejet agresiv ndërkombëtar, që rezultoi me formimin e Gjykatës Speciale një etnike, qëllimi i së cilës ishte dhe është rrënimi i themelit të shtetit të Kosovës. E themeli i shtetit tonë është padyshim epopeja e lavdishme e luftës për liri, liri kjo që u arrit përmes bashkëveprimit të ngushtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe NATO Aleancës.
15. Me ndihmën e Ambasadave arabe, turke e ruse dhe imamëve dhe politikanëve shqipfolës tradhtarë dhe mercenarë Serbia e financoi, e eksportoi dhe e përhapi ekstremizmin fetar në Kosovë për t'a diskredituar deri në themel shtetin më të ri të Evropës dhe për t'i detyruar aleatët që e sigurojnë ekzistencën e tij që t'ia kthejnë shpinën të njëjtit, më së voni pas njëzet vitësh kur Kosova do t'a merr pamjën dhe imazhin e Kandaharit.
16. Në Konferencën e Vjenës Serbia arriti t'a negociojë pajtimin e palës kosovare për mos kërkimin e dëmshpërblimit të luftës dhe për mos ngritjen e padisë për gjenocid në Tribunalin e Haages dhe në këtë mënyrë e vulosi inferioritetin politik të politikanëve kosovar.
17. Në negociatat e Brukselit Serbia arriti t'a detyroi Hashim mercenarin që t'i nënshkruaj marrveshjet kancerogjene për decentralizimin e Kosovës, gjegjësisht që t'a nënshkruaj marrëveshjen për formimin e komunave fantome serbe, për themelimin e Asociacionit të Komunave serbe me ingerenca ekzekutive dhe për bllokimin, defunksionalizimin dhe bosnjizimin e shtetit përmes futjes së listës srpska në Kuvendin e Kosovës.
18. Serbia që ishte agresore e padiskutueshme në të gjitha luftërat kundër fqinjeve, jo vetëm që arriti të kthehet më fuqishëm së kurrë në arenën diplomatike ndërkombëtare , por edhe t'a aktroi aq profesionalisht rolin e viktimës, sa që e vërteta jonë në krahasim me gënjeshtrën e saj të kulluar, duket si një gënjeshtër mjerane.
Shtrohet pyetja, me çka mund të krenohet politika jonë e brendshme dhe e jashtme në këto dy dekadat e fundit?
Me vrasjet e pa ndriçuara vëllavrasëse?
Me tenderimin dhe privatizimin mafioz?
Me shitjen e territorit për viza?
Me izolimin e popullit të Kosovës të vetmit në Evropë njëzet vite pas luftës?
Me pasurimin marramendës të politikanëve matrapaz, familjeve, farefisit dhe klientelës së tyre?
Me plaçkën e pronës publike, buxhetit, taksave, fondeve për zhvillim dhe donacioneve ndërkombëtare ?
Me numrin marramendës të ministrave, zëvendës ministrave dhe këshilltarve në Qeverinë e shtetit që është shndërruar në përbindësh të çmendur të buxhetit?
Me kapjen dhe uzurpimin e institucioneve kyçe politike, ekonomike, juridike, sociale, kulturore, edukative, sportive dhe publike?
Me udhëheqjen dhe menaxhimin fenomenal të krimit të organizuar ?
Me lulëzimin e analfabetizmit të diplomuar dhe ekstremizmit fetar në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, kulturore, politike dhe publike ?
Me rezultatet e turpshme diplomatike?
Apo duhet të krenohet politika jonë zyrtare me rezultatet e Serbisë njësoj si Hashim Thaçi dhe t'i përjetojë sukseset e politikës serbe si suksese të tij personale, siç po vepron tërë kohën ?
Shtrohet pyetja : Me cilat rezultate mund të krenohet Qeveria e Ramushit ?
Me ngritjen e numrit të plaçkitjeve të armatosura?
Me mbylljen e dyerve të perspektivës evropiane ?
Me ikjen e popullit nga atdheu si demoni prej kryqit ?
Me ngritjen dhe manipulimin e numrit të veteranëve në 30 mijë për qëllime përfituese dhe elektorale?
Me shtimin e numrit të bizneseve të falimentuara ?
Me numrin më të madh të ministrive, ministrave dhe i zëvendës ministrave në botë?
Me ngritjen e pamoralshme të pagave në një lartësi maksimale për punë minimale?
Me punën e gjykatave që i lirojnë peshqit e mëdhenjë dhe i sakatojnë peshqit e vegjël dhe të pambrojtur ?
Me tentimin për t'a zhvilluar vendin përmes lojërave të fatit ?
Me ekonominë, shëndetësinë, kulturën dhe arsimin e rrënuar?
Me kumbarinë me Radojçiqin ?
Me koalicionin me Lista Srpska dhe Klanin Pronto?
Apo me miliardat e vjedhur që i deponuan politikanët kriminelë, tradhtarë dhe mercenarë jashtë shtetit në konto?
Por, nuk jeni ju fajtorë, jo!
Fajtorë janë ata analfabetë që ua japin votën me shpresën se kriminelët do t'i çlirojnë nga kriminelët, hajnat nga hajnat dhe analfabetët nga analfabetët !
Comments (0 posted)
Post your comment