Deformimi i autoritetit të shtetit deri në rrëzim!
Procedurat, kushtetutën, ligjin!
Nga Besi Bekteshi
Në cilën demokraci të botës është parë që një Drejtor i Përgjithshëm policie merr nën mbrojtje, garanci, një vetëdorëzim të një personi i konsideruar i superkërkuar!? E kam fjalën, se vetë e klasifikonin të tillë Balilin, i cili mbase nesër do të dalë i pafajshëm nga drejtësia! Në cilin shtet demokratik, mund të konsiderohet operacion dhe klasifikohet deri në i komplikuar një dorëzim "në besë" dhe pastaj në paraburgim, sigurisht i një super kërkuari prej dy vitesh me disa dhjetra operacione reale të përfunduara bosh!? As në filma nuk ka të tilla dalje nga e zakonshmja si skenar real policor!? Si mund të justifikohet një polici që tashmë ka dhe një gjeneral në krye i cili më mirë se të gjithë atje, duhet të dijë si protokollet dhe ligjet që i bëjnë protokollet e që nuk lejojnë uljen e autoritetit të shtetit përpara askujt, asnjë individi dhe asnjë për më tepër të kërkuari që akuzohet (të shohim si do të dali më vonë) si Eskobari i Ballkanit! E kam një si "frikë" se do të dalë një flluskë e madhe sapuni dhe kjo e fundit! E quajnë Escobar pa ditur as historinë e Eskobarit të vërtetë, as veprimtarinë e tij të vërtetë dhe as përfundimin e tij me 2 dhjetor 1992! Rritja e tij (Balili) në shtet, ka ardhur nga një bashkim politik mes LSI dhe PS dhe sigurisht vetëm shtysat e mëdha të amerikanëve e kanë çuar punën si deri më sot! pikërisht si dikur me Shullazin! Dy vite që e kërkonin dhe ai ishte afër ose shumë afër dhe vetëm tani erdhi momenti i dorëzimit (super aksion i sofistikuar thotë policia dhe është për të ardhur keq për Ministrin që në këtë rast po fliste duke lexuar në letër) që koinçidonte me letrat "e kopsitura nga Greqia" dhe kulmin e grindjeve mes miqve të dikurshëm Rama dhe Meta! Ky është një deformim që e kupton gjithkush - i autoritetit të shtetit që shkon drejt rrëzimit të përgjithshëm dhe kjo nuk është ndonjë hata e madhe, ngaqë ne na është rrëzuar i gjithë shteti në 1997-tën në saj të Sali Berishës dhe politikave të tija "demokratike në ekonomi, financa dhe shtet"! Po ku mund të ketë më "deformim të shtetit dhe rrëzim deri në theqafje të tij" kur një ministre Drejtësie thotë: besoj se do të ishte korrekte që "Zëri Amerikës" në bazë të këtyre indicieve të kërkonte të verifikonte dosjen e procedurave të testimit të punonjësve të policisë së burgjeve! Pra po shtoj unë - për të parë "VOA" në se ato ndërhyrje të deputetëve ishin përkthyer në këtë rekrutim! Ne kemi një Ministre Drejtësie që i sugjeron një medie qoftë kjo dhe VOA që të verifikojë dosje procedurash rekrutimi në saj të konkursit për polic burgu!? Po kjo është të qash me lot shtetin dhe ministrinë e drejtësisë!?
VOA nxjerr ndërhyrjet dhe bisedat "legjitime" të deputetëve dhe ato janë aty e nuk ka se kush jo bën më fresk - ministrja thotë hajdeni e verifikoni procedurat VOA!? Një autoritet si dikaster i drejtësisë që i kërkon një medie që të verifikojë procedurat dhe të mos merret me indicie!? Media sipas ministres duhej mos të jepte lajmin, por të kërkonte verifikimin e procedurave! Media nuk duhej të jepte përgjimet e ligjshme që tregonin ndërhyrjet e qarta, por të merrej me procedurat! Ministrja e Drejtësisë që bën dhe Kryeredaktoren e VAO! Nuk është asgjë tjetër, por deformim autoriteti i shtetit dhe kaq! Vetë ballafaqimi me fjalë konferencash me median është "ulje autoriteti", sepse sigurisht media merret me skandalet dhe këtë detyrë ka, por shteti merret me ligjin dhe kur je "në rregull" nuk ke pse fton asnjë media të shikojë procedurat, por i shkon punëve qartësisht në fund ligjërisht dhe jo me fjalë përpara foltoreve si "zëdhënëse partie"?! Ministria dhe vetë gruaja që e drejton, nëqoftëse i ka mbetur hatri apo janë ndjerë keq nga VOA, hapin hetim dhe e bëjnë atë transparent, por nuk rrëzojnë autoritetin e shtetit, duke ftuar median të verifikojë procedura si të jetë prokurori! Ka disa kohë që Universitetet bëjnë mësim - bllokim - protestë dhe sigurisht ajo që kuptohet është qartësisht rënie e autoritetit të shtetit!
Dikush bllokon, dikush do mësim, dikush nuk di si të sillet dhe dikush shamatohet për tu kthyer aulat dhe universitetet në një anarki idiote e cila kthehet në modë si një "qejfbërje" studentore! Të ndarë në forume partie dhe të përkrahur dhe sulmuar politikisht, studentët tanimë po luajnë pjesën më të vështirë të uljes së autoritetit të shtetit dhe pse jam i sigurtë që nuk e duan! Por po ndodh dhe në saj të arrogancës asnjë kërkesë plotësuese të qeverisë dhe absurdit të partive opozitare që fshihen mbas veprimeve shpesh herë idiote të ndodhura! Rektorate që as ndalojnë as rregullojnë dhe as plotësojnë gjë! Qeveri që flet shumë dhe në fund nuk bën asgjë, individë që fryhen për një marrëzi as mish as peshk dhe në fund dëmtim i procesit mësimor dhe një "hajgare" e madhe që nuk zgjidh asgjë e pengon shkollën! Çfarë ka në fund? Asgjë përveç autoritetit të rënë të shtetit! As nuk zgjidh gjë ky shtet dhe as mban rregull dhe disiplinë apo dhe urbanitet shkollor - po të shprehem disi në formë më ndryshe! Bie bora dhe shteti nuk kontrollon dot rrugët, fshatrat dhe nuk i mban të lëvizshme pjesët ku banojnë njerëz! Nga të ftohtit dhe ngrica ne kemi vdekjet dyfish sa në Europë, në rastet e përsëritura! Njerëzit në periferi, zona rurale, i dalin zot vetes si në mesjetë! Ka zona plotësisht të izoluara dhe që vetëm ajri zgjidh problem! Po kjo gjë tregon për një autoritet të deformuar dhe në shumë zona i rrëzuar i shtetit!
Shteti humb autoritet dhe për shtetarët e tij që ikin dhe vinë ose shkarkim ngarkim, por që sjellin telenovela në shoqëri! Që ikin me shumicë dhe vijnë me shumicë, që katapultohen dhe që rrëzohen, por që në fund deformohen si autoritet! Autoriteti i shtetit rrëzohet kur luhet kaq mbrapsht në sidomos institucioneve të larta të shtetit! Procedurat, kushtetutën, ligjin! Shteti "sharlatanizohet" dhe deri diku me vetëdashje! E kjo është një fatkeqësi e madhe! Janë shumë e shumë mënyra që e rrëzojnë autoritetin e shtetit dhe e keqa e madhe është se ne pikërisht të gjitha po i përdorim të rrëzojmë këtë të shkretë autoritet të shtetit!
Comments (0 posted)
Post your comment